Studentet.info
Lajme : Anne E.W. Stone ligjėroi nė USHT mbi procesin e zgjedhjeve nė SHBA
Kyqur 06-06-2008 10:29:56 (1675 Lexime)

TETOVĖ, 5 QERSHOR - Themeluesja e The Stone Group, Inc. znj. Anne E. W. Stone, njė firmė private amerikane pėr krijimin e strategjisė sė kampanjave dhe marrėdhėnieve me publikun qėndroi nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės me ndėrmjetėsimin e Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shkup.

Me kėtė rast, para studentėve ajo mbajti njė ligjėratė me temė “Karakteristikat, dinamika dhe procesi i zgjedhjeve nė SHBA”. Duke u pėrqendruar nė sistemin aktual tė zgjedhjeve presidenciale nė Amerikė, ajo bėri sqarime mbi procedurat e pėrzgjedhjes sė delegatėve nė shtetet amerikane, procedurėn e zgjedhjes sė kandidatėve presidencial nė konventėn nacionale dhe mbi sistemet e pėrzgjedhjes varėsisht se si i praktikojnė shtetet, duke bėrė krahasime dhe potencuar pėrparėsitė dhe dobėsitė e sistemeve pėrkatėse.


Zonja Stone u ndal edhe nė fushatėn aktuale parazgjedhore presidenciale nė Amerikė dhe bėri disa pėrfundime. Sipas saj, demokratėt nė Amerikė kanė realizuar fushatėn mė tė madhe nė historinė amerikane pėr pėrzgjedhjen e kandidatit pėr president nė radhėt e partisė demokratike. “Edhe republikanėt pėrbrenda tyre nuk kanė qėndruar larg kėsaj gare tė brendshme tė fuqishme pėr pėrzgjedhje.” u shpreh Stone.
Mė tej ajo pėrcaktoi edhe pikat kyēe tė kėsaj fushate nė tė dy blloqet politike, duke potencuar momentet mė kryesore qė sipas saj kanė ndikuar nė rezultatin e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr president. “Obama pėrkundėr pėrvojės sė shkurtė si senator i Illionoisit, me njė strategji tė shkėlqyer, pėrmes shfrytėzimit tė internetit, arriti tė tėrheq fonde marramendėse pėr fushatėn e tij dhe arriti pėrfundimisht tė pėrzgjidhet si kandidati demokrat pėr president i SHBA-ve. Nga ana tjetėr kampanja e zonjės Klinton ka dėshtuar pėr shkak tė konkludimit tė parakohshėm se me datė 5 shkurt do tė pėrfundoj gjithēka, duke injoruar kapacitetet e ekipit tė Obamas.” potencoi zonja Stone.

Ligjėrata pasoi me debat tė hapur mbi ēėshtjet e zgjedhjeve presidenciale nė SHBA ku u diskutuan edhe ēėshtje si qasjet ideologjike tė partive mė tė mėdha amerikane, qasjet e tyre ndaj ēėshtjeve tė caktuara si taksat, lobi, fuqia e tyre etj.
Zonja Anne Stone u shoqėrua nga struktura tė larta tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės me ēka realizoi edhe takime tė veēanta pune.
Anne Stone udhėheq kompaninė private kėshillimore pėr biznes dhe politikė, trajnime dhe analiza nė mė shumė se dhjetėra shtete evropiane si dhe nė shtetet e Lindjes sė Largėt, Afrikės e Azisė Jugore. Ajo ka punuar si kėshilluese dhe ambasadore e vullnetit tė mirė nė disa shtete. Njihet edhe si aktiviste nė mbrojtjen e tė drejtave tė gruas dhe barazisė gjinore.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio