Studentet.info
Lajme : Sipas rektorit tė UT-sė, Shezai Rokaj, diplomat do tė shoqėrohen me nje shtojcė
Kyqur 10-03-2005 3:29:37 (2527 Lexime)


Diplomat, me njė shtojcė karakteristikash tė studentit


Shtojca ėshtė njė biografi kurrikulare, ku pėrshkruhen aftėsitė e studentit dhe pėrgatitja gjatė viteve

Tiranė, 10 MARS-Nė kuadėr tė procesit tė Bolonjės, studentėt shqiptarė nė diplomat e tyre, krahas notave tė zakonshme dhe vlerėsimit ndėrkombėtar, bėrė me kredite do tė kenė edhe njė shtojcė diplome. Suplement, qė do tė nisė aplikimin me studentėt aktualė tė viteve tė para, tė cilėt nė kohėn e marrjes sė diplomės do tė kenė edhe shtojcėn, ose portofolin bibliografik kurrikular.

Gjithēka qė ėshtė diskutuar kohė mė parė nga specialistė tė Ministrisė sė Arsimit, ėshtė pohuar dje nga rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj. “Suplementi i diplomės ėshtė njė biografi kurrikulare, nė tė cilėn pėrshkruhen gjerėsisht tė gjitha aftėsitė e studentit. Krahas kėtyre edhe gjithė pėrgatitja kurrikulare gjatė studimeve universitare”,- tha Rrokaj dje gjatė njė takimi nė kuadėr tė procesit tė Bolonjės
Sipas Rrokajt, kur studenti tė pėrfundojė studimet dhe tė marrė diplomėn nga universiteti, atėherė nė tė, krahas notės lokale dhe notės ndėrkombėtare (qė do tė mundėsojė krahasueshmėrinė dhe njehsimin e diplomės) do tė ketė edhe suplementin e diplomės.
Mundėsi punėsimi
Me shtojcėn e diplomės mund ta kesh mė tė lehtė punėsimin. Sė paku kėshtu ėshtė deklaruar gjatė takimit tė djeshėm. “Ajo ėshtė njė portofol biografik kurrikular, qė secili e merr me vete dhe kėsisoj ėshtė mė i besueshėm nė tregun e punės. Kjo pasi nuk shkon vetėm me njė tabelė notash apo me njė diplomė, por edhe me njė pėrshkrim institucional tė punės qė ka bėrė gjatė studimeve”,- tha rektori Rrokaj, duke shtuar se nė kėtė rast, sipas pėrvojave tė huaja ky student do tė ketė mė tepėr akses nė tregun e punės. Ndėrsa sipas drejtorit tė Drejtorisė sė Arsimit tė Lartė, nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, Agim Muēa, shtojca e diplomės do tė jetė me tepėr vlerė si pėr studentin ashtu edhe pėr universitetin qė e lėshon atė. “Shtojca e diplomės qė do tė nisė kėtė vit, lehtėson punėsimin e vetė studentit. Por nga ana tjetėr ajo ėshtė edhe njė radiografi e institucionit qė e ka lėshuar atė”,- tha Muēa. Sipas specialistėve, (ndonėse nuk ėshtė dhėnė njė model se si do tė jetė kjo shtojcė) nė tė do tė ketė informacion tė mjaftueshėm pėr tė sapodiplomuarin dhe arsimin qė ai ka ndjekur, por edhe stafin qė e ka pėrgatitur.

Afėr procesit
“Ne i jemi pėrveshur punės pėr t’u integruar nė atė qė sot quhet sistemi i Bolonjės”. Kėshtu ėshtė shprehur dje rektori Rrokaj, pėr tė cilin ky vit ėshtė njė detyrim institucional pėr kėtė gjė. Sipas tij, tė gjitha planet mėsimore duhet tė strukturohen kėtė radhė sipas sistemit tė Bolonjės. “E rėndėsishme ėshtė qė kėto kurrikula tė jenė nė pėrshtatje me nevojat e tregut tė punės tė stome qė ka Shqipėria dhe tė perspektivės sė zhvillimit tė saj. Ky ėshtė parimi themelor. Nga ana tjetėr, do tė dalin edhe probleme tė konceptimit institucional tė organizimit tė departamenteve, fakulteteve, por kjo nė njė hap tė dytė”,- thotė ai.

Kredite edhe pėr lėndė jashtė degės
Njė shans mė shumė pėr studentėt qė vėrtet duan tė nxėnė. Tani studentėt kanė mundėsi tė pėrfitojnė kreditet edhe pėr lėndė tė tjera pėr tė cilat janė tė interesuar. Lėndė qė nuk janė tė pėrfshira nė kurrikulėn mėsimore tė degės pėr tė cilėn studiojnė. Sipas rektorit Rrokaj, njė gjė e tillė ėshtė nė thelb tė konceptit tė Bolonjės. “Ne shpesh jemi rrudhur brenda fakulteteve, nė njė kohė qė interesat pėr formim tė tė rinjve tanė janė mė shumė se sa njė kurrikul e ngushtė. Qėllimi ėshtė edhe lėvizja e njė kurrukule brenda njė institucioni, nga njė department nė njė tjetėr”,- thotė ai. Sipas tij, shkolla studentėve duhet t’i pėrgjigjet me lėndė tė caktuara. Tė njėjtėn gjė ka pohuar edhe drejtori i Arsimit tė Lartė, Muēa, sipas tė cilit ndėrtimi i arsimit tė lartė duhet tė bėhet me cikle studimi.

Ē’janė kreditet dhe notat ECTS?
ECTS ėshtė sistemi evropian i transferimit tė krediteve. Kreditet ECTS janė vlera numerike nga 1 deri nė 60, qė caktohen pėr ēdo lėndė dhe pėrshkruajnė ngarkesėn qė studenti duhet tė plotėsojė nė mėnyrė qė tė quhet kalues. Ato nuk kanė parasysh vetėm ndjekjen e rregullt tė orėve mėsimore, por edhe punėn individuale studimore tė studentit. Kėshtu nė kreditet pėrfshihen, leksione, punė praktike, seminare dhe ngarkesa e plotė e studentit pėr njė vit akademik. Njė vit ka 60 kredite. Ndėrkaq, ēdo universitet ka shkallėn e vet tė notave. Nė mėnyrė qė tė pėrkthehen notat nga njė universitet nė tjetrin ėshtė pranuar njė shkallė e pėrbashkėt e quajtur shkalla ECTS e notave, qė nis me gėrmėn A e barabartė me notėn 10 tek ne dhe merr fund me gėrmėn F e barabartė me notėn 1-3.

Me sa kredite kalon vitin
Sipas vlerėsimit me kredite, studenti kalon nė vitin akademik pasardhės, kur ai fiton 30 kredite tė vitit qė vazhdon studimet. Sipas udhėzimit tė rishikuar tė ministrit tė Arsimit, tė tetorit tė vitit tė shkuar, ēdo fakultet pėrcakton sasinė e krediteve tė detyrueshme pėr lėndė tė caktuara, pa fitimin e tė cilave, studenti nuk kalon nė vitin pasardhės edhe nė rastin kur ka fituar 30 kredite. Ndėrkaq, sipas shkallės ECTS tė notave, njė vit akademik ka 60 kredite. Nė bazė tė kėsaj llogarie, diploma universitare me kohėzgjatje 3 -vjeēare tė studimeve do tė pėrmbajė 180 kredite. Pas kėsaj, diploma universitare me kohėzgjatje tė studimeve mbi tre vjet, pėr ēdo vit mė tepėr duhet tė pėrmbajė 60 kredite mė shumė.

Nga: Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio