Studentet.info
Lajme : Universitetet private tė Kosovės nė llupėn e Kėshillit Britanik pėr Akreditim
Kyqur 19-06-2008 3:42:25 (4245 Lexime)

PRISHTINĖ, 18 QERSHOR - Tridhjetė institucione private tė arsimit tė lartė kanė konfirmuar se janė tė gatshme t’i nėnshtrohen procesit tė akreditimit. Kėto institucione kanė dorėzuar nė Ministrinė e Arsimit dokumentacionin pėr akreditim dhe pastaj pėr rilicencim. Ndėrkohė, sipas datave tė pėrcaktuara nga ministria, akreditimi ka filluar mė 19 maj, ndėrsa mė 30 qershor do tė dihet saktė se cila prej institucioneve do ta fitojė kėtė tė drejtė nga Kėshilli Britanik pėr Akreditim.
Ministria e Arsimit e Republikės sė Kosovės ka paralajmėruar se asnjė institucion nuk mund tė licencohet nėse nuk ka kaluar nėpėr procesin e akreditimit. Nėse kėto institucione janė tė interesuara tė rilicencohen, ato duhet tė pėrfshihen nė procesin e akreditimit.

Ky vendim bazohet nė legjislacionin e vitit 2003, i cili nuk ėshtė zbatuar qė prej pesė vjetėsh nė Kosovė, ndėrsa tash ministria e arsimit ėshtė duke bėrė pėrpjekje qė ta arrijė kėtė pėr tre muaj. Sipas gjithė kėsaj anomalie, vlen tė theksohet qė Kosova ka dėshtuar qė pesė vjet nė arsimin e lartė. Pesė vjet janė dhėnė licenca pa kurrfarė kriteresh, andaj veprimet e fundit tė MASHT-it dhe ministrit Enver Hoxhaj rreth procesit tė akreditimit janė veprime tė domosdoshme tė cilat mund t’i thonė stop veprimtarisė sė institucioneve tė arsimit tė lartė, tė cilat mė shumė prodhojnė kuantitet se sa kualitet.
Pėr ta riparuar kėtė gjendje nė arsimin e lartė privat nė Kosovė, Ministria e Arsimit ka emėruar njė institut britanik ndėrkombėtar pėr akreditim, i cili ėshtė nga mė prestigjiozėt pėr tė kryer njė proces tė tillė.
Procesi i akreditimit duhet tė pėrfundojė deri nė fund tė qershorit, ndėrsa nė fillim tė korrikut do tė mblidhet Komisioni, i cili do tė vendosė pėr dhėnien ose mosdhėnien e licencave. Mirėpo, mė e rėndėsishmja ėshtė se edhe pas licencimit, ekspertėt britanikė tė akreditimit do t’i rikthehen sėrish edhe atyre institucioneve qė i kanė vizituar mė parė, nė mėnyrė qė tė merren sa mė shumė informata pėr tė konstatuar gjendjen e vazhdueshme nė institucionet private tė arsimit tė lartė nė Kosovė.
Procesi i akreditimit tė universiteteve ėshtė i rėndėsishėm sepse ai do tė shėrbejė si bazė qė Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė e Republikės sė Kosovės, nė pėrputhje me ligjin, tė formojė njė komision qė do tė sigurojė dhėnien e licencave. Dhėnia e licencave nuk ėshtė vendim i ministrit, por, sipas ligjit, ėshtė vendim i njė komisioni qė jepet nė bazė tė raportit tė akreditimit.

MASHT-i i vendosur qė ta respektojė ligjin

Kėshilli Britanik pėr Akreditim ka ofruar pėr secilin institucion tė arsimit tė lartė nga njė pyetėsor. Pyetėsori i plotėsuar pėrfshin strukturėn, procesin, procedurat e tyre, pastaj i referohet edhe stafit mėsimdhėnės qė kanė universitetet, organizimit tė programeve mėsimore, mėnyrės sė organizimit tė provimeve, infrastrukturės, financave, shėnimeve pėr studentė etj.
Mirėpo, nėse ministri Enver Hoxhaj e mban fjalėn se nė kėtė drejtim do tė respektohet vetėm ligji, shumė institucione tė arsimit tė lartė privat do tė duhet ta ndėrrojnė emrin. Ligji e pėrcakton shumė mirė se sa studentė duhet tė ketė njė institucion qė tė jetė universitet, sa njė institucion qė tė jetė fakultet dhe ēfarė karakteri duhet tė ketė nė punėn e tij ditore njė institut.
Ministri Hoxhaj gjatė tėrė kohės ka thėnė se nuk do tė lėshojė asnjė licencė qė bie nė kundėrshtim me ligjin, duke filluar qė nga precizimi i saktė i emrit tė secilit institucion.
Ligji parasheh qė njė institucion pėr t’u quajtur universitet duhet tė ketė jo mė pak se 3 mijė studentė dhe jo mė pak se 6 fakultete, kritere qė do t’ua heqin kėtė “privilegj” shumė universiteteve. Por, si duket, MASHT-i ėshtė i vendosur qė ta respektojė ligjin. Gjithashtu, Ministria e Arsimit ėshtė e interesuar qė standardet e pėrcaktuara nga Kėshilli Britanik pėr Akreditim, qė janė standarde qė pėrdoren edhe nė universitetet e tjera me renome botėrore, tė aplikohen edhe nė Kosovė. Duhet theksuar se Kėshilli Britanik pėr Akreditimin e universiteteve ka bėrė akreditimin e 240 bartėsve tė arsimit tė lartė privat.

Standardet evropiane do tė aplikohen edhe nė Kosovė

Akreditimi nė Evropė nuk ėshtė diēka e re, ajo funksionon qė 15 vjet. Tani standardet evropiane do tė aplikohen edhe nė Kosovė. Procesi ka filluar me vlerėsimin e performancės, cilėsisė, standardeve dhe trajnimin e tė gjithė universiteteve private dhe shtetėrore pėr kėtė proces shumė tė rėndėsishėm. Pastaj, institucionet do tė bėjnė vetėvlerėsimin e tyre, mirėpo, gjithmonė nėn mbikėqyrjen e Agjencionit Kosovar pėr Akreditim – ka pohuar drejtoresha e kėsaj agjencie, Prof. Dr. Ferdie Zhushi-Etemi.
Nėse cilėsia e arsimimit nuk pėrmbush minimumin e standardeve evropiane, atėherė nuk do tė ketė akreditim. Kjo ėshtė e nevojshme pėr tė mbrojtur studentėt qė duan, qė nė fund tė studimeve, tė kenė certifikata-diploma apo thirrje akademike qė do t’u pranohen ndėrkombėtarisht. Ky duhet tė jetė edhe qėllimi i akreditimit dhe rilicencimit.
Ėshtė nė dobi tė studentėve qė cilėsia tė jetė nė nivel ndėrkombėtar, ashtu qė diplomat tė mund tė pranohen ndėrkombėtarisht, pra ato duhet tė pėrmbushin njėrin nga tri kushtet themelore tė Deklaratės sė Bolonjės, e ai ėshtė mobiliteti i studentėve dhe stafit akademik”.
Gjatė vitit 2008, synimi i secilit universitet privat duhet tė jetė avancimi i performancės sė institucioneve tė arsimit tė lartė nė Kosovė, nėse dėshiron qė tė merren vėrtet me arsimimin e gjeneratave tė reja. Nė tė kundėrtėn, imazhi i universiteteve private do tė jetė i barabartė me imazhin e kioskave qė janė kudo nėpėr rrugėt e Kosovės dhe ofrojnė shėrbime tė ndryshme pėr qytetaret, por jo edhe arsimim.

Universiteti duhet tė ketė jo mė pak se 3 mijė studentė

Ligji parasheh qė njė institucion pėr t’u quajtur universitet duhet tė ketė jo mė pak se 3 mijė studentė dhe jo mė pak se 6 fakultete, kritere qė do t’ua heqin kėtė “privilegj” shumė universiteteve.

Institucionet Private tė Arsimit tė Lartė qė kanė aplikuar pėr licencė
Universiteti Amerikan nė Kosovė (AUK)
Universiteti Evropian nė Kosovė (EUK)
Universiteti pėr Biznes dhe Teknologji (UBT)
Universiteti i Prizrenit
Design Faktori
Kolegji Universitar “Victory”
Universiteti AAB
Akademia e Arteve
Fakulteti i Ekologjisė “Ekoman”
Instituti Katana
Kolegji Universitar i Ferizaj-it
Kolegji Universitar “Vizioni Evropian”
Instituti NIK Holding
Kolegji Universitar “Eurosport”
Fakulteti i Farmacisė
Kolegji Universitar i Gjilanit
Universiteti Rezonanca
Kolegji Universitar “Universum”
Kolegji Universitar “Amerikos”
Universiteti Ndėrkombėtar i Prishtinės
Kolegji Universitar “Tempulli”
Universiteti Mbretėror “Iliria”
Universiteti “Riinvest”
Kolegji universitar “Fama”
Akademia Evropiane “Teuta”
Akademia “Evolucion”
Universiteti “Pjetėr Budi”
Akademia Universitare “Shkencat e pėrparuara”
Universiteti “Dardania”
Kolegji Universitar i Biznesit
Akademia pėr teatėr, film, TV dhe radio.

Nga: Gėzim QERIMI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio