Studentet.info
Lajme : Ministri Hoxhaj do 12 mijė studentė tė rinj nė UP
Kyqur 20-06-2008 3:27:33 (1397 Lexime)

Prishtinė, 20 qershor – Kėtė vit akademik Universiteti i Prishtinės do tė pranojė numėr rekord tė studentėve tė rinj. Javėn qė shkoi, Senati i kėtij universiteti i ka propozuar Ministrisė sė Arsimit tė miratojė kuotėn prej tetė mijė studentėsh qė do tė regjistroheshin nė shtatėmbėdhjetė fakultete, mirėpo ministri Enver Hoxhaj, pritet tė mos pėrfillė kėtė propozim.

Burime brenda Ministrisė sė Arsimit kanė pohuar pėr tė pėrditshmen "Koha Ditore" se ka kohė qė ministri ka vendosur ta rrisė kėtė numėr edhe pėr katėr mijė.

“Secili i ri duhet tė gėzojė tė drejtėn pėr shkollim universitar. Ministri Hoxhaj ėshtė i interesuar t’ua krijojė kėtė mundėsi jetike tė rinjve, prandaj ka vendosur ta rrisė kuotėn nga 8 mijė qė ėshtė propozuar, nė 12 mijė”, ka thėnė zyrtari i Ministrisė sė Arsimit, qė parapėlqeu tė mos i pėrmendej emri.


Pėr tė marrė qėndrim zyrtar pėr kėtė ēėshtje, gazeta nuk ka mundur t’i kontaktojė zyrtarėt mė tė lartė tė ministrisė, meqė ata gjenden jashtė vendit. Mirėpo, Ismet Osdautaj, zyrtar pėr informim, nuk ka mohuar mundėsinė qė ministri ta rrisė kuotėn. Ai ka bėrė tė ditur se nė fillim tė javės sė ardhshme do tė dihet numri i studentėve tė rinj qė UP-ja do tė pranojnė me konkursin publik, tė cilin do ta shpall javėn e ardhshme.

Universiteti publik ka propozuar qė kėtė vit tė regjistrojė gjithsej 8.055 studentė. Si rėndom, pjesa mė e madhe e indekseve tė rinj qė do tė shpėrndahen janė propozuar pėr Fakultetin Ekonomik dhe atė Juridik.
Rektori i UP-sė, Enver Hasani, thotė se njėsitė akademike i kanė bėrė propozimet nė bazė tė kapaciteteve humane dhe fizike qė kanė. Ai ka tėrhequr vėrejtjen se po nuk u bėnė llogaritė si duhet, universiteti mund tė bankrotojė.

“Ministria ėshtė ajo qė e miraton numrin final. Besoj se ajo do t’i bėjė pėrllogaritjet mirė dhe nėse vendos pėr mė shumė, atėherė duhet t’i merr pėrgjegjėsitė pėr sigurimin e kushteve. Me njė numėr tė madh ne bankrotojmė, sepse aktualisht nuk ka infrastrukturė humane dhe njerėzore pėr ta pėrballuar kėtė numėr tė studentėve pėr tė cilin thoni”, ėshtė shprehur rektori Hasani.

Numri i studentėve tė rinj qė ka propozuar senati ėshtė i pėrafėrt edhe me vitet e tjera.

Dy ish-ministrat, Rexhep Osmani dhe Agim Veliu, nuk kanė provuar tė krijojnė kushte pėr prurje tė mėdha nė universitetin publik, pavarėsisht presionit tė vazhdueshėm opozitar, qė kryesisht vinte prej PDK-sė, tė cilės i takon ministri aktual, Enver Hoxhaj.

Ka qenė Hoxhaj ai qė njė vit mė herėt i bėri thirrje UP-sė ta dyfishojė numrin e studentėve tė rinj, meqė kėrkesat pėr tė studiuar aty ishin dhe vazhdojnė tė jenė tė mėdha.

Ai pati deklaruar se rritja e numrit tė maturantėve pėr t’u pranuar nė universitet mund tė ndodh nė pėrputhje edhe me ruajtjen e cilėsisė. duke vėnė kritere tė forta nė vitin e parė, ndėrsa pati vlerėsuar se ėshtė vetė UP-ja ajo e cila pėrmes organizimit tė procesit arsimor duhet tė bėjė shfrytėzimin maksimal tė infrastrukturės aktuale, pėr tė siguruar sa mė shumė vende pėr studentėt e rinj.

“Mungesa e hapėsirės nuk mund tė jetė shkas qė nė vitin 2008, 2009 e 2010 ne ta kemi vetėm 30 pėr qindėshin e maturantėve tė regjistruar nė UP”, pati thėnė Hoxhaj.

Nga Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio