Studentet.info
Lajme : Universiteti i Prishtinės pranon sivjet numėr rekord tė brucoshėve
Kyqur 21-06-2008 8:06:19 (4738 Lexime)

Prishtinė, 21 qershor – Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, nuk ka pėrfillur propozimin e shtatėmbėdhjetė njėsive akademike tė Universitetit tė Prishtinės, nė lidhje me numrin e studentėve tė rinj qė duhet tė regjistrojnė kėtė vit akademik. Tė premten, ai ka marrė vendim qė universiteti publik tė regjistrojė 11.010 studentė, pavarėsisht pse Senati i UP-sė i kishte propozuar qė ky numėr tė ishte jo mė i madh se 8.055.

Menjėherė pas kėsaj, ka pasuar vendimi i Universitetit tė Prishtinės, me anė tė tė cilit ka shpallė konkurs pėr pranimin e kėtij numri tė studentėve nė afatin e parė.

Nė konkurs parashihet tė regjistrohen 10.625 studentė vendės, prej tė cilėve 8.970 tė rregullt dhe 1.655 me korrespondencė. Universiteti do tė regjistrojė edhe 306 studentė tė rregullt nga vendet e rajonit, shumica e tė cilėve nga Mali i Zi dhe Serbia, si dhe 134 studentė minoritarė.


Nė universitetin publik janė ankuar se nuk mund tė absorbojnė kėtė numėr studentėsh, meqė nuk kanė mjete financiare pėr tė mbuluar koston tė cilėn e sjellė kjo rritje. Me vendimin e mėhershėm tė ministrit Hoxhaj pėr t’i ulur tarifat e studimit dhe pėr tė mos regjistruar sivjet studentė me vetėfinancim, UP-ja ka zvogėluar tė hyrat vetjake pėr rreth 2 milionė euro.

Rektori Enver Hasani ka thėnė se, pavarėsisht dėshirės sė madhe tė UP-sė qė ēdo tė riu t’i krijojė mundėsinė pėr t’u pajisur me indeks tė universitetit publik, kapacitete humane, fizike dhe ato financiare nuk lejojnė rritje kaq tė madhe. Prandaj, ka paralajmėruar se universiteti mund tė bankrotojė nė rast se Qeveria nuk do tė ofrojė mbėshtetje financiare, e cila do tė ishte e mjaftueshme pėr tė siguruar kuadrin akademik shtesė dhe hapėsirėn e mjaftueshme fizike ku do tė realizoheshin studimet.

Njė ditė mė parė “Koha Ditore” ka raportuar se ministri nuk do tė pėrfillė propozimin e Senatit, dhe me kuotėn qė do tė miratojė do tė bėjė qė UP-ja tė pranojė numėr rekord tė brucoshėve. Krahas kuotės prej 11.010 studentėsh pėr afatin e qershorit, pritet qė kuota tė rritet nė mė shumė se 12.000 nė afatin e shtatorit. Do tė jetė nė kėtė masė meqė Ministria ka propozuar qė tek nė afatin e dytė tė shpallet konkurs pėr regjistrimin e studentėve nė disa drejtime tė reja, tė hapura kėtė vit nė shumicėn e fakulteteve.

Sipas konkursit tė UP-sė, i mbėshtetur nė vendimin e ministrit, pjesa mė e madhe e indekseve tė rinj qė do tė shpėrndahen do tė jenė pėr Fakultetin Ekonomik dhe atė Juridik. Qė tė dyja fakultetet do tė regjistrojnė nga 1.200 studentė, prej tyre nga 700 tė rregullt dhe nga 500 me korrespodencė.

Pėr kah kuotat, pas tyre radhiten: Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore i cili do tė pranojė 1.000 studentė tė rinj, Fakulteti i Edukimit 980, Fakulteti i Filologjisė 945, Fakulteti Filozofik 860, Fakulteti i Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike 700, Fakulteti i Bujqėsisė dhe Veterinės 640, Fakulteti i Inxhinierisė Mekanike 600, Fakulteti i Shkencave tė Aplikuara tė Biznesit nė Pejė 520, Fakulteti i Xehetarisė dhe Metalurgjisė nė Mitrovicė 450, Fakulteti i Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės 350, Fakulteti i Mjekėsia 320, Fakulteti i Shkencave Teknike tė Aplikuara nė Mitrovicė 300, Fakulteti i Arteve 210, Fakulteti i Shkencave Teknike tė Aplikuara nė Ferizaj 200 dhe Fakulteti i Kulturės Fizike dhe Sportit 150.

Aplikacionet e kandidatėve mund tė paraqiten nga e hėna dhe konkursi do tė jetė i hapur deri mė 2 korrik pėr grupin e parė tė fakulteteve, ndėrsa pėr tė dytin deri mė 12 korrik.

Tė drejtė konkurrimi kanė tė gjithė kandidatėt, tė cilėt e kanė pėrfunduar me sukses shkollėn e mesme nė Kosovė dhe e kanė diplomėn pėr shkollimin e kryer, si dhe ata qė vijnė nga shtetet tjera, nė bazė tė kuotave tė pėrcaktuara nga ana e Ministrisė sė Arsimit.
Pėr nxėnėsit qė kanė diplomė pėr kryerjen e shkollės sė mesme e nuk kanė patur provim tė maturės si dhe pėr kandidatėt qė paraqiten pėr pranim nė Universitetin e Prishtinės e tė cilėt nuk e kanė kryer shkollėn e mesme nė Kosovė vlejnė kritere tė njėjta. Deri nė 20 pėr qind tė pikėve mund tė marrin nga rezultati i suksesit nė shkollėn e mesme dhe deri nė 80 pėr qind nga rezultati i provimit pranues nė fakultet.

Vlera e provimit pranues ka rėnė pėr nxėnėsit qė i janė nėnshtruar maturės shtetėrore. Deri 20 pėr qind tė pikėve ata mund t’i arrijnė nga suksesi i shkollės sė mesme, deri 50 pėr qind nga provimi i maturės dhe vetėm deri 30 pėr qind tė pikėve nga provimi pranues qė organizon fakulteti.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio