Studentet.info
Lajme : Prishtina dhe Vjena ndihmojnė Fakultetin e mjekėsisė nė USHT
Kyqur 26-06-2008 2:16:38 (3437 Lexime)


TETOVĖ, 25 QERSHOR – Njė numėr i konsiderueshėm literaturė shkencore nga fusha e mjekėsisė i ėshtė dhuruar Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė. Donacioni ėshtė realizuar me iniciativė tė radiologut dr. Bujar Gjikolli (Kosova Open Medical Club) me ndihmėn e Jane Lowers nga revista Diagnostic Imaging dhe me transport tė mundėsuar nga Global Foundation (SHBA) dhe prof. dr. Barry Goldberg nga Thomas Jefferson University Hospital-Filadelfi dhe KFOR-i amerikan.
Njėkohėsisht, pėrmes dr. Basri Shehut ėshtė realizuar edhe donacioni i Fakultetit tė mjekėsisė nė Universitetin e Vjenės pėr Fakultetin e Shkencave tė Mjekėsisė nė USHT, nė shtretėr dhe aparaturė mjekėsore.

Dr. Nexhbedin Karemani, udhėheqės i Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė nė USHT falėnderoi miqtė nga Kosova pėr ndihmėn nė literaturė shkencore si dhe dr. Shehun pėr realizimin e donacionit prej 15 shtretėrve dhe njė pajisje e sofistikuar laserike pėr operimin e kafshėve eksperimentale, pajisje pėr fizioterapi.
Dr. Gjikolli shprehu gatishmėrinė qė edhe nė tė ardhmen tė vazhdoj ky bashkėpunim dhe se do tė shfrytėzoj bashkėpunimet me institucionet amerikane pėr tė ndihmuar Universitetin Shtetėror tė Tetovės.”Bashkėpunimi i deritanishėm me Rektorin besoj se do tė vazhdoj edhe me projekte tė ardhshme”- u shpreh dr. Gjikolli.
Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti falėnderoi donatorėt nga Prishtina dhe Vjena pėr ndihmėn qė i japin Universitetit nė momentin e duhur. “Titujt e dhuruar nė gjuhėn angleze kanė vlerė tė jashtėzakonshme dhe do tė na ndihmojnė nė avancimin dhe profesionalizimin tonė. Edhe pėr pjesėn praktike tė programeve studimore nė Fakultetin e Shkencave tė mjekėsisė, donacioni nė shtretėr dhe pajisja laserike pėr fizioterapi janė mė se tė qėlluara, krahas pėrgatitjeve tona paraprake dhe me ndihmėn e Ministrisė e arsimit dhe shkencės, pėr mundėsimin e kushteve sa mė tė mira pėr realizimin e studimeve dhe ushtrimeve pėr studentėt e mjekėsisė nė USHT.”- u shpreh Rektori Bexheti.
Vlera e dy donacioneve kap vlerėn e qindra mijė eurove.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio