Studentet.info
Lajme : Sqarohet ēėshtja e magjistrantėve tė UT-sė
Kyqur 01-07-2008 1:51:09 (2201 Lexime)


TETOVĖ, 26 QERSHOR – Nė edicionin e radhės sė debatit universitar organizuar nga Universiteti Shtetėror i Tetovės me Radio Televizionin e Maqedonisė, programi nė gjuhėn shqipe, u debatua ēėshtja e studimeve pasdiplomike nė Universitetin e Tetovės deri nė vitin 2004 si dhe studimet e rregullta deridiplomike dhe pasdiplomike nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės nga ky vit akademik nė programe studimore tė akredituara.

ė ftuar nė debat pos Rektorit tė USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, dekanit tė Fakultetit juridik, dr. Musli Halimi e dekanit tė FSHMN-sė, dr. Havzi Memeti ishin edhe Liri Ziba, Adnan Fejzullahu (studentė tė historisė) dhe studentė tė tjerė qė kanė vijuar dhe mbaruar studimet e magjistraturės nė periudhėn e para legalizimit tė Universitetit tė Tetovės.
Debati u iniciua nga Rektorati i USHT-sė, me qėllim tė qartėsimit tė paqartėsive qė u krijuan nė opinion rreth procedurės sė realizimit tė tė drejtave tė studentėve qė kanė studiuar nė studime tė magjistraturės gjatė periudhės kohore deri nė vitin 2004.

Rektorati i USHT-sė, duke qenė transparent dhe pėr tė treguar angazhimin e plotė nė dobi tė tė gjithė studentėve qė kanė vijuar studimet e ciklit tė parė dhe tė dytė, nė periudhėn e cekur, organizoi debat me qėllim qartėsimi tė keqkuptimeve dhe informimit tė drejtpėrdrejt tė tyre.
Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti informoi tė pranishmit nė debat mbi ecurinė e tėrė procesit tė njohjes sė studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike tė studentėve qė kanė vijuar studimet nė periudhėn e para legalizimit tė Universitetit. Ai potencoi angazhimin e komisioneve tė veēanta nė kuadėr tė fakulteteve dhe nė nivel tė Rektoratit, tė krijuara pikėrisht pėr kėtė ēėshtje me qėllim tė tejkalimit tė pengesave dhe njohjes sė titujve. “Qė nga angazhimi ynė si udhėheqėsi e Universitetit, kemi punuar pėrmes komisioneve nė futjen e tė gjitha fushave tė studimit nė korniza ligjore. Tani, ne kemi 10 fakultete me 93 programe studimore tė akredituara dhe nė 33 prej tyre organizojmė edhe studime tė ciklit tė dytė-master. Kėsisoj ne kemi risistemuar fushat e studimeve ekzistuese tė UT nė fakultetet e akredituara tė USHT-sė. Vetėm pas kėtij veprimi dhe nė bazė tė dispozitave ligjore tė parapara nga Ligji i ri pėr arsim tė lartė, ne mund tė zgjidhim ēėshtjen e tė diplomuarve nė periudhėn deri nė gusht tė 2004, qoftė nė studime deridiplomike, apo nė ato tė magjistraturės.”- u shpreh Rektori i USHT-sė.
Rektori sqaroi se ēėshtja e njohjes sė titujve tė fituar nė kėtė periudhė do tė zgjidhet pėrmes Komisioneve pėrkatėse nė fakultete dhe komisionit nė nivel tė Universitetit dhe se ēdo rast do tė shqyrtohet individualisht deri nė marrjen e Vendimit pėrfundimtar. “Ne si udhėheqėsi, kemi insistuar pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė kėsaj ēėshtje dhe pėrfundimisht kemi arritur nė pikėn ku mund tė realizojmė njohjen e kėtyre studimeve. Por, gjithsesi duhet tė respektojmė dispozitat ligjore tė Ligjit pėr arsim tė lartė. Pėr atė arsye ne kemi shpallur Njoftim pėr regjistrimin e studentėve tė UT-sė nė studime pasdiplomike nė fakultetet e USHT-sė, pėrmes sė cilit respektohet procedurat ligjore dhe realizohen tė drejtat e studentėve tė asokohshėm tė UT-sė.” shtoi Rektori Bexheti.
Edhe dekanėt e juridikut dhe FSHMN-sė, Musliu dhe Memeti sqaruan procedurėn e transferimit tė studentėve nga UT nė USHT dhe siguruan tė njėjtit se Universiteti Shtetėror i Tetovės punon nė interes tė tyre dhe zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit tė tyre.
Nė debat u bisedua edhe pėr Konkursin pėr studime pasdiplomike nė USHT, ku Rektori i USHT-sė informoi mbi fushat e studimeve ku mundėsohen studime master dhe modelet qė ofron USHT-ja, si pėr studentėt qė kanė mbaruar studimet 4 vjeēare (gjithsej 240 kredi ECTS tė akumuluara) e qė u ofrohen studime master 1 vjeēare (60 ECTS) dhe pėr studentėt qė kanė mbaruar studimet deridiplomike 3 vjeēare (180 ECTS) e pėr tė cilėt ofrohen studime master 2 vjeēare (120 ECTS).
Konsiderojmė se debati ka qenė shumė konstruktiv, transparent dhe mbi tė gjitha i karakterit informativ pėr ēėshtjen e studentėve qė kanė studiuar nė UT deri nė vitin 2004.
Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė institucion i hapur dhe transparent nė dispozicion tė tė gjithė shoqėrisė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio