Studentet.info
Lajme : Vazhdon pėrkrahja e italianėve pėr USHT-nė
Kyqur 02-07-2008 4:59:58 (1260 Lexime)


SHKUP, 2 KORRIK-Universiteti Shtetėror i Tetovės, Universiteti “Shėn Kliment i Ohrit” nė Manastir, Universiteti “Goce Delēev” nė Shtip, Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Ekonomisė sė ujėrave dhe Grupi ndėrkombėtar pėr menaxhim (IMG) nėnshkruan memorandum tė pėrbashkėt bashkėpunimi.
Memorandumi i bashkėpunimit i nėnshkruar tė hėnėn nė Shkup synon pėrmirėsimin e kushteve pėr shkollim si dhe vendosjen e kornizave juridike pėr angazhimin e studentėve pėr pėrgatitjen e projekteve pėr zhvillimin rural, kontrollin e cilėsisė sė ushqimit dhe zhvillimit tė qėndrueshėm.

Rektori i Universitetit Shtetėrorė tė Tetovės (USHT), prof. dr. Sadi Bexheti, u shpreh se vazhdimi i kėtij bashkėpunimi ndikon nė ngritjen e kushteve nė kėtė institucion arsimor. "IMG si organizatė qeveritare e Italisė e pėrfaqėsuar pėrmes ambasadės nė Shkup deri mė tani kanė rregulluar laboratorin e bioteknologjisė pėr analiza tė produkteve ushqimore, ndėrsa tani hyjnė nė fazėn e dytė, ku parashihet blerja e aparaturės pėr studentėt.
Kėto tre universitete sė bashku me Ministrinė e Bujqėsisė kanė filluar projekte shumė madhore nga tė cilat janė punuar pjesė preliminare.
"Me kėtė projekt USHT gradualisht ėshtė duke marrė njė pamje tė njė universiteti Evropian", thotė Rektori Bexheti.

Pėrkrahja financiare e projekteve ėshtė siguruar nga drejtoria pėr bashkėpunim dhe zhvillim e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė me 3 milionė euro nė kuadėr tė mbėshtetjes sė decentralizimit nė fushėn e arsimit dhe kulturės, ndėrsa menaxhimi i programit i ėshtė besuar IMG-sė. "Jam shumė i kėnaqur qė gjendem kėtu pėr ta vazhduar fazėn e dytė tė ndėrtimit tė objekteve tė reja, tė cilėt do tė jenė nė tė mirė tė gjithėve, e sidomos nė tė mirė tė studentėve", tha Roberto Rizo, pėrfaqėsues i lartė i ambasadės sė Italisė nė Shkup. Ndėrkaq, bashkėpunimi ėshtė pėrshėndetur nga Ministria e Bujqėsisė qė gjithashtu participon nė projekt. "Ėshtė njė projekt pėr rritjen e dijes tek studentėt dhe ajo dije mundet tė paraqitet mė sė miri nė zhvillimin ekonomit dhe bujqėsor. Ky memorandum jep njė bazė tė fortė pėr vazhdimin e bashkėpunimin edhe nė projektet tjera. Ministria pėr Bujqėsi vitin e kaluar ka aprovuar njė projekt, i cili parasheh zhvillimin e pjesėve rurale, qė ėshtė njė bazė e fortė e ekonomisė vendore", tha Hristijan Delev, sekretar i pėrgjithshėm i MB-sė.
Ndryshe, deri mė tani IMG sė bashku me Ambasadėn e Italisė, nė USHT ka ndėrtuar Laboratorin Teknologjik pėr Fakultetin e Teknologjisė ushqimore dhe ushqimit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio