Studentet.info
Lajme : Vrap pas fakulteteve qė sjellin para
Kyqur 03-07-2008 5:50:00 (1588 Lexime)


PRISHTINĖ, 3 KORRIK – Nuk ėshtė parė rrėmujė e madhe pranė sporteleve tė fakulteteve tė Universitetit tė Prishtinės, gjatė gjithė ditėve sa maturantėt kanė mundur tė aplikojnė pėr t’i regjistruar studimet.

Po kėshtu, edhe tė mėrkurėn ėshtė vėrejtur numėr i vogėl, ndonėse ishte dita e fundit pėr aplikim pėr degėt qė konsiderohen mė joshėse, dhe pėr tė cilat provimi pranues do tė organizohet tė shtunėn dhe tė hėnėn.

Bazuar nė tė dhėnat qė administrata nėpėr fakultete i ka prezantuar gazetės "Koha Ditore", del qė pėr 5.750 vende tė lira tė kėtij grupi, tė kenė aplikuar diēka mė shumė se 10 mijė konkurrentė.


Sivjet ėshtė regjistruar rėnie drastike pėr ta studiuar drejtėsinė, ndėrsa ka vazhduar tradita pėr t’i ikur shkencave tė numrave. Ndėrkaq, Mjekėsia, Ekonomiku dhe Filozofiku janė fakultetet tė cilat po i joshin mė shumė tė rinjtė.
Njė vit mė herėt Mjekėsia nuk kishte futur nė konkurrencė shumė maturantė, mirėpo sivjet konkurrenca mė e madhe vėrehet aty. Nė garė janė mė shumė se 1100 kandidatė pėr 320 indekse, dhe gati gjysma e tyre ia kanė mėsyrė stomatologjisė, nė tė cilėn degė do tė regjistrohen vetėm 50 studentė tė rinj.

Dekani, Qazim Hyseni, ia ka konfirmuar kėtė gazetės dhe ka thėnė se drejtimi i pėrgjithshėm po bėhet mė pak i dėshirueshėm.
“Nė Stomatologji konkurrenca ėshtė jashtėzakonisht e madhe, nė tė cilėn gjė ka ndikuar tregu i punės. Njė i diplomuar nė stomatologji mė lehtė mund tė vije deri tek paratė, sesa njė i diplomuar nė mjekėsinė e pėrgjithshme, i cili duhet edhe tė specializojė”, ka thėnė dekani.

Edhe nė Filozofik janė nė garė gati 1.100 konkurrentė, por vetėm pėr tri departamente. Mė tė kėrkuarat janė departamenti i Psikologjisė dhe ai i Shkencave Politike, mirėpo krahasuar me vitet e mėhershme interesimi pėr kėto dy degė ka rėnė. Tė dyja do tė regjistrojnė nga 100 studentė tė rregullt, ndėrkaq nė Psikologji ka gjithsej 511 konkurrentė e nė Shkenca Politike 459.
Nė ekonomik ėshtė prurja mė e madhe, por pėr 1200 studentė qė do tė regjistrohen sivjet aty. Pėr kėto vende kanė konkurruar 3.729 maturantė. Mė tė kėrkuara janė drejtimi Financa dhe banka, ku raporti midis numrit tė aplikantėve dhe vendeve tė lira ėshtė 5:1.

Prodekani pėr mėsim, Enver Kutllovci, shpreh mendimin se programet atraktive dhe mundėsitė e mėdha pėr punėsim po i joshin tė rinjtė ta studiojnė ekonomikun. Ai ka pėrmendur edhe faktin se me ekonomik tė rinjtė po e kanė mė tė lehtė tė menaxhojnė mė mirė me ndėrmarrje tė tyre private.
“Realisht, tė rinjtė kėtu po e shohin perspektivėn pėr shkak se po pėrfitojnė njohuri pėr tė menaxhuar me biznese, mirėpo tė veten po e bėnė edhe kėrkesa e madhe e tregut pėr tė diplomuarit nė Ekonomik”, ka thėnė prodekani Kutllovci.
Sikur Ekonomiku, edhe Juridiku do tė pranojė 1.200 studentė tė rinj. Mirėpo, kėtu konkurrenca ėshtė fare e vogėl. Pėr t’u pajisur me indeks tė kėtij fakulteti janė nė konkurrencė diēka mė shumė se 1.500 maturantė.

Dekanja, Hava Bujupi, pėrmend dy shkaqe qė po ndikojnė nė shuarjen e interesimit tė tė rinjve pėr ta studiuar drejtėsinė.
“Prej vitit tė kaluar, ne kemi vendosė qė studimet bachelor tė jenė 4-vjeēare, nga tri sa kanė qenė me herėt, dhe pėr kėtė shkak studentėt nuk vinė pasi janė tė prirė qė sa mė shpejtė t’i pėrfundojnė studimet. Mirėpo, nė kėtė ndoshta ka ndikuar edhe situata e drejtėsisė dhe tė rinjtė po shohin se ėshtė vėshtirė pėr tė ndarė drejtėsi nė Kosovė”, ka thėnė dekania Bujupi.

Nė Fakultetin e Filologjisė, interesim mė i madh ėshtė treguar pėr Gazetarinė. Aty janė nė garė 218 kandidatė pėr 80 vende. Edhe pėr dy degėt tjera pėr tė cilat ka pėrfunduar afati i konkurrimit, Gjuhėn dhe letėrsisė angleze dhe Gjuhėn dhe letėrsisė gjermane, nuk ėshtė parė prurje e madhe sivjet. Nė tė parėn kanė konkurruar rreth 330 maturantė pėr 200 vende tė lira, ndrysa nė tė dytėn rreth 200 pėr 180 vende.

Nė Fakultetin e Kulturės fizike dhe Sportit kanė aplikuar gjithsej 237 kandidatė, qė pretendojnė pėr t’u pajisur me ndonjėrin prej 100 indekseve sa do tė ndajė ky fakultet. Me konkurs janė paraparė 150 vende tė lira, mirėpo dekani Ajvaz Berisha, i ka thėnė gazetės se ai nuk mund tė pranojė gjithė kėtė numėr, meqė nuk ka salla mėsimi dhe palestra ku mund t’i realizonin studimet gjithė ky numėr.
Nė Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore po pėrcillet trendi i mosinteresimit pėr tė studiuar. Pėr matematikėn dhe biologjinė kanė konkurruar gjithsej 283 maturantė, ndėrkaq janė 450 vende tė lira.

Prej fakulteteve teknike, nė atė tė Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės ėshtė parė prurja mė e madhe. Nė Seksionin e Arkitekturės, nė tė cilin sivjet do tė pranohen 80 studentė tė rinj, deri nė mbylljen e afatit kanė konkurruar 295 maturantė. Nė Fakultetin e Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike numri i konkurrentėve nuk i ėshtė pėrafruar numrit tė vendeve tė lira qė janė aty. 420 kandidatė janė nė konkurrencė, ndonėse sivjet ky fakultet do tė shpėrndajė 700 indekse. Edhe nė Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike, nė Departamentin e Komunikacionit shihet mosinteresim pėr tė studiuar. Pėr 150 vende tė lira, interesim kanė shprehur vetėm 88 kandidatė. Ritėm i njėjtė interesimi vėrehet edhe nė Fakultetin e Shkencave Teknike tė Aplikuara nė Mitrovicė.

Nė Departamentin e Informatikės Inxhinierike ka rreth 50 aplikacione pėr 150 vende tė lira sa janė aty.
Dy fakultetet, tė cilat nuk kanė prezantuar tė mėrkurėn numrin e aplikuesve janė Edukimi dhe Fakulteti i Arteve.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio