Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT E AAB-sė ZUNĖ VENDIN I PARĖ NĖ GARĖN E ORGANIZUAR NGA BSCK
Kyqur 08-07-2008 2:01:29 (2232 Lexime)


PRISHTINĖ, 8 KORRIK- Studentėt e Fakultetit Ekonomik tė Universitetit AAB: Albert Behrami, Ardian Januzi dhe Burim Fazliu - absolventė tė Fakultetit Ekonomik, departamenti: Banka, Financa dhe Kontabilitet, arritėn tė zėnė vendin e parė nė projektin e produkteve pėr Marketing dhe Shėrbime nė njė konkurrencė tė madhe prej 2000 studentėsh, ku krahas kandidatėve tė profileve tė ndryshme, morėn pjesė edhe student nga regjioni.



Konform natyrės sė garės, studentėt e AAB-sė, treguan rezultate tė jashtėzakonshme, gjė qė ndikoi nė kualifikimin e tyre nė tė tri fazat, me hartimin e Planit tė Biznesit-Projektit Investiv.

Fazat e zhvillimit tė garės
Nė fazėn e parė ėshtė bėrė kualifikimi i kandidatėve pėr garėn e mėtutjeshme. Pėrzgjedhja ėshtė bėrė nga ekspertėt nga Kosova dhe Maqedonia, ku prej 2000 konkurruesve janė selektuar 55 veta (gjegjėsisht 35 projekte).

Nė fazėn e dytė, pas pėrfundimit tė trajnimit, tė kualifikuarit kanė bėrė prezantimin e projektit para jurisė, nė pėrbėrje tė profesorėve tė Universiteti tė Prishtinės, Menaxherė tė KEP-it, Institutit pėr Hulumtime RIINVEST dhe pėrfaqėsues tė MDA-sė. Tre studentėt e Universitetit AAB prezantuan Biznes Planin, tė hartuar nga ana e tyre dhe u treguan mė tė suksesshmit.

Nė fazėn e tretė nė ceremoninė e Certifikimit u publikuan emrat e Kompanive Fituese pėr garėn nė hartimin e Biznes Planit mė tė mirė, ku ndėr ta edhe projekti pėr Kompaninė “Angros”, kompani pėr Shėrbime Marketingu - Promocion, Distribuim dhe prodhim tė shpalosjeve, broshurave, posterėve etj., hartuar nga absolventėt e AAB-sė.

Pas pėrfundimit tė garės dhe fitores pėr Biznes planin mė tė mirė studentėt kanė pėrfituar benefite dhe pėrkrahje tė shumta, si: anėtarėsimi i firmės “ANGROS” nė Odėn Ekonomike, qasje nė mikrokredi nga KEP-i, dhe nga BSCK-100 orė kėshilldhėnie nga ekspertė tė marketingut si dhe pėrfitime tė tjera nga firma tė ndryshme.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio