Studentet.info
Lajme : Forumi i 5-tė Botėror i Ujit-Procesi regjional
Kyqur 10-07-2008 2:22:44 (1451 Lexime)


SHKUP, 9 KORRIK- Nė hapėsirat e “Aleksandar Palace” nė Shkup, filloi Forumi regjional/ procesi regjional si pjesė e Forumit tė 5-tė Botėror tė Ujit-Stamboll 2009 me temė “ Ēėshtjet e ujit nė Evropėn Lindore: pasojat e ndryshimeve klimatike, vlerėsimi i pikave tė dobėta dhe masat e adaptimit”.

Tė pranishėm nė hapjen solemne tė punimeve tė forumit botėror mbi ēėshtjet e ujit ishin ministri i bujqėsisė tė Maqedonisė, z. Aco Spasenovski, ministri i ambientit dhe pyjeve tė Turqisė, z. Vezsel Eroglu, ministri i mjedisit tė Shqipėrisė, z. Lufter Xhuveli, pėrfaqėsues tė ambasadave dhe ekspertė tė fushės, tė Maqedonisė, Turqisė, Shqipėrisė, Austrisė, Ēekisė, Hungarisė, Polonisė, Sllovakisė dhe Sllovenisė, si dhe rektorėt e universiteteve nė Maqedoni: Universiteti Shtetėror i Tetovės, Universiteti “Shėn Kirili dhe Metodi”, Universiteti “Shėn Kliment i Ohrit” dhe Universiteti ndėrkombėtar i Ballkanit.

Sipas ministrit Spasenovski, Maqedonia dhe regjioni, 30 vitet e ardhshme nuk do tė kenė probleme me sigurimin e ujit kualitativ, megjithatė duhet mbajtur llogari, sidomos pėr mbrojtjen e liqenit tė Ohrit si burim mė i madh natyror nė Evropė i ujit tė pijshėm. Ministri i mjedisit tė Shqipėrisė sugjeroi se Maqedonia dhe Shqipėria duhet bashkėrisht tė angazhohen nė administrimin e liqenit tė Ohrit dhe atė tė Prespės si dhe tė lumit Drin. Edhe ministri turk pėr ambient jetėsor shprehu gatishmėrinė e Turqisė pėr pėrkrahjen e shteteve tė Ballkanit nė aspekt tė furnizimit me ujė.

Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, nė fjalėn pėrshėndetėse me rastin e hapjes solemne tė Forumit tha: “Vetėm pėrmes tė menduarit globalisht dhe tė vepruarit nė planin lokal, nė mėnyrė tė veēantė do tė kujdesemi pėr ruajtjen e ambientit dhe veēanėrisht do tė kontribuojmė nė mbrojtjen e ujit si vlerė e pėrgjithshme. Vetėdijen pėr nevojėn e mbrojtjes sė ujit dhe tė kontrollimit tė tij gjatė pėrdorimit e bartim edhe tek studentėt tanė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe nė kėtė drejtim mė aktivisht do tė kujdesemi me rastin e kompletimit tė Laboratorit tė teknologjisė ushqimore dhe tė kontrollit tė ushqimeve, nė tė cilin profesorėt e Fakultetit tė Teknologjisė Ushqimore dhe tė Ushqyerit dhe tė Fakultetit tė Shkencave Matematike - Natyrore do tė kenė mundėsi mė hollėsisht t’i njoftojnė studentėt tanė me kėtė problematikė”.

Forumi regjional ėshtė organizuar nga Qeveria e Maqedonisė nė bashkėpunim me Qeverinė e Turqisė, nė formė tė grupeve punuese tė shteteve pjesėmarrėse dhe zgjat dy ditė dhe i paraprinė Forumit tė 5-tė Botėror tė Ujit qė do tė mbahet nė vitin 2009 nė Stamboll, ku deri tani mė shumė se 140 shtete kanė paralajmėruar pjesėmarrje. Forumi botėror organizohet ēdo 3 vite




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio