Studentet.info
Lajme : USHT nėnshkruan marrėveshje bashkėpunimi me Universitetin “Eqrem Ēabej”-Gjirokastėr
Kyqur 10-07-2008 2:24:14 (3052 Lexime)


GJIROKASTĖR, 8 KORRIK - Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Rektori i Universitetit “Eqrem Ēabej”-Gjirokastėr, prof. asoc. Gėzim Sala, nėnshkruan marrėveshje bilaterale tė bashkėpunimit. Marrėveshja nė fjalė parasheh bashkėpunimin nė organizimin e pėrbashkėt tė studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike, shkėmbimin e pėrvojave dhe informacioneve pėr programet studimore, shkėmbimin e profesorėve dhe studentėve, projekte tė pėrbashkėta hulumtuese shkencore, shkėmbimin e botimeve tė publikuara nga universitetet, pėr botime tė pėrbashkėta dhe nė lėmi tjera qė janė nė interes tė dy universiteteve e ku mund tė realizohet bashkėpunimi.

Tė pranishėm gjatė aktit tė nėnshkrimit tė marrėveshjes ishin edhe prorektorėt pėr shkencė e marrėdhėnie me jashtė dhe ai pėr ēėshtje mėsimore tė Universitetit “Eqrem Ēabej”, prof. dr. Liljana Reēka dhe prof. dr. Petro Karajani si dhe dekanėt prof. dr. Kristaq Kinina i Fakultetit tė Shkencave Natyrore dhe prof. dr. Roland Zisi, i Fakultetit tė Edukimit dhe Shkencave Shoqėrore. Nga Universiteti Shtetėror i Tetovės, tė pranishėm ishin edhe Prorektori pėr shkencė, prof. dr. Agim Shabani dhe Pėrgjegjėsi pėr politikė regjistruese, Qufli Osmani.

Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh se ėshtė mė se i bindur dhe mė optimist se kurrė se bashkėpunimi mes dy universiteteve do tė funksionoj. “Kjo marrėveshje ėshtė nė dobi tė tė dy universiteteve. Pas disa marrėveshjeve me mė shumė institucione tė larta arsimore, kjo e radhės me Universitetin e Gjirokastrės rrumbullakon bashkėpunimin mes Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe universiteteve nga Shqipėria.”- tha Rektori Prof. dr. Sadi Bexheti.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio