Studentet.info
Opinione : Akreditimi do tė duhej t'u hapte perspektivėn e punėsimit kosovarėve tė diplomuar
Kyqur 10-07-2008 11:44:05 (2939 Lexime)

Nga: Ida Lieszkovszky

Universitetet kosovare po ecin ngadalė drejt njohjes ndėrkombėtare duke shtuar kėshtu vlerėn e diplomave tė tyre nėpėrmjet pėrpjekjeve pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė arsimit dhe “akreditimit”.
Nė muajin maj, Agjencia Britanike pėr Akreditim, me ndihmėn e Agjencisė Kosovare pėr Akreditim, nisi vlerėsimin e programeve tė universiteteve pėr tė parė nėse ato i pėrmbushin kėrkesat formale pėr cilėsi akademike. Nė procesin aktual janė pėrfshirė institucionet private, ndėrkohė qė raundi i dytė, qė do tė pėrfshijė vlerėsimin e Universitetit tė Prishtinės, planifikohet pėr tetor.


Kushtrim Istrefi, asistent-ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės dhe Drejtues i Qendrės pėr Cilėsi nė Mėsim, thotė se ka problem sa i pėrket cilėsisė nė universitetet nė Kosovė. Ai tha se pas luftės ishte “sikur anarki”, dhe se nuk kushte kritere tė parapėrcaktuara qė ėshtė ėshtė dashur t’i plotėsojnė universitetet.
Ai tash shpreson se akreditimi do t’i shpjerė universitetet e Kosovės njė hap mė afėr njė sistemi tė unifikuar dhe tė respektueshėm tė arsimit tė lartė. Kjo do tė duhej tė pėrfshinte kėrkesėn pėr revidimin e ēfarėdo infrastrukturė tė vjetruar, renovimin e objekteve arsimore, shtimin e pagave tė profesorėve dhe kėrkesėn pėr njė pėrkushtim mė tė lartė tė tyre, dhe do tė siguronte njė ambient tė pėrshtatshėm pėr mėsim. Akreditimi do tė duhej tė siguronte standarde tė barabarta tė cilėsisė qė i kanė universitetet e njohura anembanė botės.
Sipas Entit tė Statistikave tė Kosovės, nė arsimin e lartė janė tė pėrfshirė mbi 27,000 studentėt, e sivjet, nga ndonjė prej 39 universiteteve tė Kosovės, kanė diplomuar gati 3,000. Edhe pse shumica nga 37 universitet private dhe dy publike janė tė licencuara, asnjė prej tyre ende nuk ėshtė akredituar.
Lindita Tahiri, koordinatore e Projektit Tempus pėr Kosovėn tė Bashkimit Evropian dhe profesoreshė nė Universitetin e Prishtinės, thotė se pėr akreditim kėrkohet njė transparencė dhe njė pėrgjegjėsi publike nga universitetet.
“Duhet tė sigurohemi se opinion publike do ta ketė informatėn pėr cilėsinė e institucioneve, dhe akreditimi do tė ofrojė indikatorėt e shkallės sė cilėsisė”, tha Tahiri.
Erleta Hoti, qė tash sė voni diplomoi nė Universitetin e Prishtinės, thotė se asnjėherė nuk kishte dėgjuar pėr akreditimin, por konsideron se ky ėshtė njė zhvillim pozitiv. Ajo thotė se kjo do t’ia shtonte vlerėn diplomės sė saj, duke i hapur mė shumė mundėsi pėr arsim tė mėtejmė dhe punėsim, nė Kosovė ose nė ndonjė vend tjetėr. Kjo ėshtė njė shenjė premtuese nė njė rajon ku papunėsia ėshtė e mirėnjohur pėr shumė tė diplomuar kohėve tė fundit.
Shtimi i gjasave pėr vendin e punės ėshtė nė mendjen e ēdo tė diplomuari, sidomos nė Kosovė, ku UNMIK-u nė vitin 2004 e ka vlerėsuar shkallėn e papunėsisė afėr 44 pėr qind.
Edmond Hajrizi, drejtor i Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji (UBT), thotė se shifrat e punėsimit pasqyrojnė faktin nėse studentėt janė tė pėrgatitur dhe arsimuar mirė.
“Nė parim, numri i vendeve tė punės do tė shtohet varėsisht prej cilėsisė sė studentėve, Nėse ata janė nė gjendje t’i pėrmbushin nevojat e njė vendi tė punės, atėherė do ta kenė atė vend pune. Nėse jo, ata mund tė kenė plot tituj, por jo edhe vend pune”, thotė Hajrizi. Ai theksoi se punėdhėnėsit po kėrkojnė studentė tė kualifikuar, dhe akreditimi do tė mund tė ishte njė mėnyrė tjetėr pėr sigurimin e nivelit mė tė lartė tė arsimit dhe pėrgatitjes.
Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se nė kėtė vazhdė “universiteteve do t’u ndihmonte njė mbėshtetje financiare”, sikur qė do t’u ndihmonte edhe zhvillimi i programeve tė kėmbimit me studentė dhe profesorė. Ai thotė se faktor i tretė do tė ishte “ njė selektim rigoroz gjatė pranimit tė studentėve, si nė studime tė rregullta, ashtu edhe pėr magjistraturė e doktaratė”.
Kryetari Sejdiu po ashtu tha se universitetet do tė mund tė pėrfitonin nga mė shumė bibliotekave, sidomos nė fushat e caktuara si nė mjekėsi apo disiplina teknike, edhe pse si ish profesor qė ėshtė, nuk dėshiron tė veēojė ndonjė prej tyre, dhe e sheh nevojėn nė tė gjitha drejtimet.
Aktualisht, universitetet kosovare pėrballen me njė numėr ēėshtjesh urgjente.
Sipas Istrefit, “universiteti publik ėshtė... njė sistem i vjetėr. Duhet ta ridisenjojmė universitetin tonė dhe t’u krijojmė studentėve kushte tė mira pėr jetė dhe mėsim”.
Njė prej preokupimeve mė tė mėdha nė sistemin arsimor aktual ka tė bėjė me atė se profesorėt paguhen shumė pak dhe rrjedhimisht shpesh kanė disa vende pune.
“Nuk mund tė presėsh nga ata qė tė punojnė mirė nėse marrin pesė herė mė pak se njė pastrues nė njė OJQ ndėrkombėtare. Kjo ėshtė degraduese, thotė Tahiri. Ajo ligjėron tash qe 25 vjet nė Kosovė.
Tahiri konsideron se shteti nuk i ka dhėnė prioritet tė duhur arsimit nė Kosovė. Nė njė klimė sfiduese ekonomike nė tė cilėn duhet tė mbijetojnė kosovarėt, madje edhe organizatat joqeveritare qė vijnė kėtu mund tė bėhet burime tė irritimit.
Hoti shpreh brengosje tė njėjtė. Ajo thotė se shumė nga profesorėt e saj janė politikanė dhe shpesh janė tė preokupuar me punėn nė qeverinė e krijuar rishtas, qė iu merr nga koha qė duhet tė kalojnė nė mėsonjtore.
Dy shoqe jashtėzakonisht mirė tė veshura, tė ulura jashtė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare, ankohen se ėshtė dashur tė mėsojnė materialin nga tekstet mėsimore, qė rėndom janė nga njėzet vjet tė vjetra. Notat e tyre i marrin pas disa testeve gjatė vitit, pėr tė cilat studentėt shpesh ndihen tė papėrgatitur.
Istrefi thotė se shpreson dhe ėshtė i bindur se profesorėt universitarė do tė marrin paga mė tė larta si rrjedhojė e procesit tė akreditimit. Disa universitete private preferojnė tė rekrutojnė staf ndėrkombėtar pėr tė ngritur reputacionin e tyre dhe pėr tė shmangur personel tė stėrngarkuar.
Kushtet e pamjaftueshme dhe mungesa e lokaleve dhe pajimeve po ashtu i kontribuojnė pėrvojės sė vėshtirė tė mėsimit.
Kirsten Mashinter, profesoreshė nė Fakultetin e Edukimit nė Prizren, thotė se shumica e universiteteve pėrballet me mungesė tė resurseve siē janė kompjuterėt, laboratorėt dhe televizorėt. Ajo thekson se edhe po tė ekziston ato, ndėrprerjet e pėrhershme tė energjisė elektrike e vėshtirėsojnė edhe pėrdorimin e teknologjisė.
Dy studente tė Universitetit ė Prishtinės nė Bibliotekė ankohen se duhet tė mėsojnė dhe t’u nėnshtrohen provimit tė programeve kompjuterike si pėr shembull C++ pa pasur fare mundėsi tė pėrdorimit tė kompjuterit.
“Kemi mėsuar teori dhe jo praktikė, meqė nuk kishte vend pėr ushtrime”, tha Hoti. “Tė tėrat ishin teori dhe nga librat”.


(Ida Lieszkovszky ėshtė gazetare-praktikante nė KosovaLive gjatė kėsaj vere, si pjesė e bashkėpunimit me Programin e Gazetarisė tė Universitetit Miami nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio