Studentet.info
Lajme : Nėnshkruhet marrėveshja e bashkėpunimit me Universitetin e Murcias, Spanjė
Kyqur 12-07-2008 6:05:36 (1253 Lexime)


TETOVĖ, 11 KORRIK – Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe Universiteti i Murcias nga Spanja, zyrtarisht nėnshkruan marrėveshjen e bashkėpunimit. Me tė parashihet kėmbimi i kuadrove dhe studentėve, ndihmė nė pėrpilimin e planprogramit tė gjuhės spanjolle dhe hapjes sė Programit studimor tė gjuhės spanjolle vitin e ardhshėm akademik nė USHT.

Dr. Eduardo Encabo Fernandez, pėrfaqėsues nga Universiteti i Murcias, falėnderoi Rektorin, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Arburim Isenin, profesor i gjuhės angleze, pėr tė cilat tha se mundėsuan qė ai tė qėndronte nė Tetovė dhe tė nėnshkruhej marrėveshja. Ai mė tej shtoi se kėto janė hapat e parė tė vendosjes sė bashkėpunimit. “Kemi tė bėjmė me kėmbim studentėsh dhe tė profesorėve dhe do tė kemi njė bashkėpunim tė ndėrsjellė. Pėr Spanjėn kjo ėshtė njė mundėsi e mirė qė ta njohė Maqedoninė pėr sė afėrmi dhe institucionet qė kanė tė bėjnė me kėtė Universitet”, tha ai. Fernandez beson se rektori Bexheti vitin e ardhshėm do tė qėndrojė nė Spanjė ku do tė takohet me homologun e tij nga ky universitet. Ai nuk la pa e spikatur edhe idenė e vendosjes sė gjuhės spanjolle nė USHT pėr tė cilėn tha se ėshtė mjaft e qėlluar, sepse njerėzit e Maqedonisė kanė shkathtėsi qė tė mėsojnė gjuhėn spanjolle. Edhe Rektori prof. dr. Sadi Bexheti duke e pėrshėndetur firmosjen e marrėveshjes, tha se ajo ėshtė me mjaft rėndėsi pėr USHT-nė, ndėrsa kontaktet kanė filluar shumė mė herėt me letėrkėmbime.

”Ju e dini se gjuha spanjolle ėshtė gjuha e dytė qė flitet nė botė dhe nė kėtė drejtim, sė bashku me Universitetin e Murcias do tė bėjmė pėrgatitjen e plan programit pėr hapjen e Katedrės sė gjuhės spanjolle nė USHT”, tha Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti.

ė pranishėm nė aktin e nėnshkrimit tė marrėveshjes sė bashkėpunimit ishin edhe profesorė tė tjerė nga Spanja, Italia dhe Gjermania, tė cilėt qėndrojnė nė Maqedoni si ligjėrues nė Shkollėn Verore ISUM 2008. Ndėr ta edhe prof. Juan Jose Varela Tembra nga Pontifical University of Salamanca shprehu gatishmėrinė qė tė ndihmojė USHT-nė pėr programin e gjuhės spanjolle dhe se sė shpejti do tė iniciojė nė nivel universitetesh njė bashkėpunim tė tillė. Pėrndryshe, hapja e Katedrės sė gjuhės spanjolle do tė jetė nėn ombrellėn e Fakultetit filologjik.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio