Studentet.info
Intervista : Intervistė me Ministrin e Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės Enver HOXHAJ
Kyqur 19-07-2008 2:25:01 (2261 Lexime)


Universitetet private kanė njė vit kohė qė tė plotėsojnė kushtet nėse duan tė akreditohen dhe tė marrin licencė pėr pesė vitet e ardhshme. Askush nuk i ka telefonuar pėr tė intervenuar, kurse ata qė nuk ndalojnė regjistrimin e studentėve kėtė vit, sipas vendimit tė Qeverisė, nuk do tė marrin licencė. Enver Hoxhaj, ministėr i Arsimit, flet pėr Express.

A ėshtė krijuar njė kaos apo zgjidhje e ēėshtjes sė institucioneve private tė arsimit pas raportit tė Kėshillit Britanik pėr Akreditim?
Enver Hoxhaj:
Mendoj se edhe nė pozitėn time si ministėr, por edhe si njeri, jemi shumė tė shqetėsuar me raportin. Ky shqetėsim duhet tė merret shumė seriozisht me gjendjen e cila pėrshkruhet nė universitetet private, me dilemat tė cilat ngrihen nė raport me pamundėsinė e sektorit privat nė fushėn e arsimit tė lartė qė tė pėrmbushė kėto kritere. Por ėshtė fillimi qė tė krijohet rend, tė ketė standarde evropiane nė arsimin e lartė privat. Qasjen qė kemi pasur ne si ministri ka qenė e bazuar nė Ligjin pėr arsimin e lartė i cili ka kaluar ne Kuvendin e Kosovės nė vitin 2003, me standarde ndėrkombėtare nė fushėn e arsimit dhe me standarde qė burojnė nga procesi i Bolonjės. Si rrjedhojė ėshtė marrė konstatimi se asnjė nga bartėsit e arsimit e lartė privat nė Kosovė nuk ėshtė nė gjendje qė tė plotėsojė kėto kritere.dėrguar pėr shėrim tė mėtutjeshėm nė QKUK nė Prishtinė. Vdekja e ngasėsit tė traktorit ėshtė konstatuar nga mjeku kujdestar nė Mitrovicė. Prokuroi publik i Qarkut nė Mitrovicė ėshtė informuar lidhur me rastin dhe ka autorizuar qė trupi i pajetė i viktimės t’iu dorėzohet familjarėve.


I besoni plotėsisht Kėshillit Britanik pėr Akreditim?
Enver Hoxhaj:
Definitivisht po. Kėshilli Britanik ėshtė i akredituar nga Agjencia Shtetėrore Britanike pėr standarde nė fushėn e arsimit tė lartė. Ėshtė njė organizatė, e cila ėshtė pjesė e rrjetit ndėrkombėtar pėr ruajtjen e cilėsisė nė fus- hėn e arsimit tė lartė. Ky rrjet ėshtė instrumenti mė i fuqishėm nė botė pėr standarde dhe pėr vlerėsim nė arsimin e lartė. Realisht si i tillė pėr neve ka qenė zgjidhja mė e mirė e duhur dhe e ne- vojshme dhe qė vėrtet procesi i akreditimit tė bėhet prej njė trupi shumė profesional e tė pavarur ku nuk do tė mund tė kishte kurr- farė ndikimi. Nė tė njėjtėn kohė, Kosova pėr momentin nuk e ka asnjė ekspert, i cili mund tė pre tendojė qė njeh procesin e akreditimit.

Pas mbėrritjes sė raportit,a ju ka telefonuar dikush prej drejtuesve tė institucioneve private tė arsimit tė lartė? Enver Hoxhaj: Unė kam dėgjuar prej kolegėve tė tjerė qė janė nė politikė se gjoja ata janė thirrur dhe ka pasur pėrpjekje qė tė informohen pėr procesin. Mirėpo nė MASHT, jo. Pėrderisa ajo se ēfarė kemi bėrė ne nė MASHT ėshtė qė Departamenti pėr Arsimin e Lartė dhe Departamenti pėr Arsimin Privat kanė qenė nė dispozicion gjatė kėtyre tre muajve tė fundit, nga ora 8 deri nė orėn 7 nė mbrėmje qė pėr ēdo informatė qė kanė nevojė, pėr ēdo dokument, pėr ēdo kriter mund tė jenė njoftuar.

Ēfarė do tė bėhet me studentėt qė kanė marrė diplo- mat nga kėto universitete?
Enver Hoxhaj:
Diplomat tė ci- lat janė lėshuar deri mė tani, ne do tė bėjmė pėrpjekje ta adresojmė edhe kėtė problem, siē e sugjeron edhe raporti, pėrmes for- mimit tė njė Kėshilli tė Kosovės Akademik pėr Diploma. Ky kėshill do tė jetė ai organ, i cili do tė vendosė pėr validitetin e diplo- mave. Raporti sugjeron qė universitetet private tė mos lėshojnė diploma. Mirėpo, kėta sė bashku me Kėshillin do tė jenė nė gjendje qė nė tė ardhmen tė jenė nė
gjendje tė lėshojnė diploma. Njė praktikė e tillė ndiqet nė shumicėn e vendeve perėndimore, ku ka borde ose agjenci ose kėshilla tė cilėt marrin pėrsipėr edhe cilėsinė, edhe respektimin e kritereve akademike dhe njė tė njėjtėn kohė barasvlerėn e diplomave.

Qeveria ka ndaluar regjistrimin e studentėve nė kėto universitete pėr kėtė vit.Si do t’i ndaloni universitetet kur shumė prej tyre tashmė e kanė bėrė kėtė?
Enver Hoxhaj:
Qeveria e Koso- vės ka sjellė vendim se asnjė universitet privat nuk ėshtė i licencuar dhe si rrjedhojė nuk ka tė drejtė qė tė regjistrojė studentė nė vitin e parė. Po ashtu unė kam sjellė njė vendim para tre muajsh se asnjė bartės i arsimit tė lartė nuk do tė duhej tė fillonte regjistrimin e studentėve pa pėrfunduar procesi i akreditimit dhe licencimit.
Ēka nėse ata vazhdojnė tė pranojnė studentėt e rinj.
Enver Hoxhaj:
Ne do tė bėjmė pėrpjekje tė informojmė studentėt tė mos konkurrojnė. Mendoj se zgjidhja ėshtė qė studentėt e vitit tė dytė, tė tretė e tė katėrt si dhe studentėt e magjistraturės, tė vazhdojnė me punė. Nuk ėshtė qėllim i Qeverisė qė tė mbyllen. Qėllimi ynė kryesor ėshtė qė gjatė vitit tė fillojė procesi i dytė i akreditimit. Sipas Ligjit pėr arsimin e lartė, parashihet se nėse institucionet private tė arsimit tė lartė dėshtojnė nė akreditimin e dytė, atėherė atyre do t’u merret licenca dhe nuk mund tė operojnė.

Njė shembull konkret. Nėse njė institucion ka regjistruar studentėt dhe fillon vitin e ri akademik. Cilat janė masat e Qeverisė pėr tė ndaluar kėtė?
Enver Hoxhaj:
Ne thjesht do tė flasim me organet udhėheqėse tė kėtyre universiteteve, me bordin dhe me pronarėt dhe t’u bėjmė tė qartė se duhet tė respektojnė vendimin. Masat tė cilat parashihen nė fund tė vitit tė ardhshėm akademik, pėr ato tė cilat nuk do tė akreditohen, do tė pėrcillen me atė qė kėto institucione nuk do tė kenė licencė qė tė veprojnė. Ato tė cilat veprojnė nė kundėrshtim me ligjin, thjesht do tė ballafaqohen edhe me masa tė tjera ligjore.

Nė rast se pas njė viti kėto institucione i plotėsojnė kriteret,a do tė kenė tė drejtė tė qu- hen universitete? Enver Hoxhaj:Nėse nė fund tė vitit akademik 2008/2009, raporti sugjeron se disa nga bartėsit privatė i kanė plotėsuar kriteret dhe unė mendoj se disa nga kriteret mund tė plotėsohen, atėherė jam shumė i sigurt se ato do tė marrin akreditimin pėr njė periudhė 4 ose 5- vjeēare, do tė marrin licenca dhe diplomat e tyre do tė jenė tė barazvlefshme me diplomat e tjera nė Evropė. Kosova ėshtė edhe vendi i parė prej Kroacisė deri nė Shqipėri qė ka filluar njė proces tė akreditimit. Pėr kėtė nė Konferencėn e Donatorėve nė Bruksel edhe nė takimin qė kemi pasur me Komisionin Evropian jemi pėrmendur si shembull i veēantė qė lėviz shpejt, nė mėnyrė tė pavarur dhe transparent nė procesin e akreditimit. 31 institucione qė kanė aplikuar pėr akreditimin dhe licencim kanė shanse tė konkurrojnė nga 1 tetori dhe kanė mundėsinė qė brenda njė viti tė punojnė qė tė arrijnė standardet.

Ministėr,ju edhe vetė keni qenė profesor nė UP.Besoni qė universiteti publik brenda njė viti mund tė zėrė hapin e institucioneve private qė tė shkojė njė shkallė mė lart?
Enver Hoxhaj:
Unė mendoj se UP-ja ėshtė nė gjendje tjetėr, meqė ka njė traditė dhe shpeshherė universitetet varen nga tradita qė kanė. UP-ja ėshtė njė institucion stabil, meqė financohet nga buxheti i Kosovės. Ka shumė profesorė qė punojnė nė kėtė institucion deri nė 40 vite. Po ashtu nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė njė vlerėsim i ardhshėm i UP-sė, me kritere tė mirėfillta tė akreditimit, tė nxjerrė njė gjendje, e cila mund tė jetė shqetėsuese pėr ne nė fund tė vitit tė ardhshėm. Qėllimi i Qeverisė sė Kosovės ėshtė tė bėjmė universitete publike dhe private qė tė jenė tė krahasueshme nė Evropė.

Para se tė vijė raporti nga Kėshilli Britanik, jeni akuzuar nė njėfarė forme se do tė licencohen shumė universitete dhe nė fund doli e kundėrta.Cili ėshtė mendimi juaj rreth akuzave tė organizatės “Ēohu”?
Enver Hoxhaj:
Ky raport realisht ka konfirmuar tė kundėrtėn nga atė se ēka pretendon organizata “Ēohu”. Shqetėsimi im ėshtė qė ekziston njė pėrpjekje shpeshherė qė njerėzit qė janė nė politikė tė maten me njė peshore tė njėjtė, tė akuzohen pėr gjėra tė njėjta. Politikanėt janė njerėz dhe dallojnė ashtu siē dallojnė edhe njerėzit. Unė kam respekt pėr ēdo anėtar tė shoqėrisė civile, mirėpo nuk besoj se opinionet mund tė bazohen me mllef dhe jam shumė i sigurt se nė kėtė diskrepanca tė akuzave qė ka bėrė “Ēohu” dhe faktet qė nxori raporti, tash do tė bėjnė pėrpjekje qė tė konsumojnė elementet e reja, meqė ėshtė njė pėrpjekje e vazhdueshme, mė tepėr e njė disponimi personal, mė shumė karshi meje sesa karshi pu- nės qė bėj unė. Unė mendoj se njerėzit nė politikė duhet tė maten jo me disponime karshi njerėzve tė cak- tuar, por duhet tė maten thjesht me punėn tė cilėn e bėjnė. Raporti ėshtė njė rezultat konkret i asaj se kah duhet tė lėvizė arsimi, mi rėpo mbetet shumė punė e MASHT-it dhe e bartėsve privatė qė ndodhen nė njė fushė tė tillė.

Intervistuan:
Jeton Musliu
Dafina Myrtaj




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio