Studentet.info
Opinione : Universitetet, mirėnjohje privatėve
Kyqur 19-07-2008 5:32:43 (1834 Lexime)


Nga: Erion VELIAJ

Ngritja e universiteteve tė pavarura dhe pėrmirėsimi i tyre i vazhdueshėm, kėtij realiteti tė ri iluminues nė kėtė kohė tė errėt tranzicioni tė pafund, ėshtė padyshim sihariqi mė shpresėdhėnės se; sė pari Shqipėria nuk ka vdekur, se errėsira kurrė nuk mundet ta nxijė dritėn. Pėrmes pėrpjekjesh mbinjerėzore tranzicionale, Shqipėria po formėson institucionet e ekonomisė sė dijes e po krijon kapitalin njerėzor qė aq shumė i duhet shpresave pėr njė Shqipėri tė zhvilluar evropiane. E pėr kėtė, ju rrahim shpatullat tė gjithė sipėrmarrėsve tė pėrkushtuar nė fushėn e arsimit privat.

G99-ėn e re, e lidhin dhjetėra arsye me universitetet e reja; vėrsnikėria, pėrmbajtja e re, forma e re, idetė e reja, provokimi i debatit publik, energjitė e pafundme, vullneti i pashtershėm pėr ndryshim e mospajtimi me tė vjetrėn e lodhshme tash 17 vjet edhe nė fushėn e arsimit. Si universitete tė pavarura me sipėrmarrje private, ju besoni padyshim tek njė ‘shoqėri e pronės’, por unė besoj qė shoqėria jonė mund tė jetė edhe mė shumė se kaq, njė ‘shoqėri e mundėsive’, mundėsive pėr arsim, punė dhe kėsisoj njė jetė dinjitoze. Sot ėshtė e gjithėpranuar ideja se ‘punėt e sė ardhmes’ kėrkojnė nė mėnyrė mandatore arsim tė lartė.
Sot ju jemi mirėnjohės gjithashtu pėr ndalimin e hemorragjisė sė burimeve njerėzore ,duke mbajtur nė Shqipėri talentin mėsim-nxėnės dhe mėsimdhėnės tė kėtij vendi dhe investimin e paēmuar financiar e intelektual nė rritjen e kapitalit social tė Republikės sonė. Njė i ri i keqarsimuar ėshtė njė i ri i humbur. Dhe falė punės suaj, ėshtė rizgjuar besimi se ēdo i ri mund tė mėsojė, pavarėsisht kuotave, prejardhjes, njohjeve personale e njėqind e kusur sikleteve qė e bėnin arsimin e lartė njė ‘horizont tė pakapshėm’ pėr shumicėn e qytetarėve.
Natyrshėm, ky sukses nuk vjen kaq pa stres. Thyerja e monopolit tė qeverisė mbi arsimin dhe fundosja e tolerancės pėr mediokritetin akademik sigurisht qė trazojnė strukturat e njė qeverisjeje aspak mėndjehapur. Shpesh universiteti publik – me kontroll shtetėror – ėshtė njė geto arsimore, vlera e tė cilės zbehet ndjeshėm krahasuar me arritjet tuaja. E kjo krijon njė ‘garė’ tė pandershme, e hera herės e bėn shtetin antagonist tė sipėrmarrjeve tuaja nėpėrmjet sanksioneve financiare ndaj jush apo dumping-ut studentor tek publiku, ku ‘arsimi pėr tė gjithė’ shpesh ėshtė ‘arsim i keq pėr tė gjithė’.
Sot, na vyen njė konsensus i ri pėr ta bėrė arsimin njė prioritet, mes njė sistemi qė inkurajon novacionin, iniciativėn personale dhe arsimimin universitar pėrgjatė gjithė jetės sė njė njeriu e jo veē nė lule tė rinisė.
Maksima e Linkolnit se do tė bėjmė kolektivisht, pėrmes qeverisė sonė, vetėm ato gjėra qė nuk mund t’i bėjmė dot aq mirė apo fare individualisht ose privatisht ėshtė mėse e goditur pėr realitetin tonė. E thėnė troē, duhet tė udhėhiqemi nga ēfarė funksionon e jep rezultat – sipėrmarrjet tuaja janė dėshmia mė e mirė pėr kėtė. Shteti duhet tė konsiderojė konceptet e granteve, kreditė me interes tė ulėt, zbritjen nga taksat tė shpenzimeve pėr arsimin, por dhe njė lloj disipline rigoroze pėr cilėsinė akademike tė ofruesve tė arsimit. ‘Masakra’ ndaj universiteteve private nė Kosovė, kėrkon diskutim nėse ka ardhur dhe nė Shqipėri koha pėr tė qartėsuar pėrmes njė akreditimi serioz cilėt formojnė shqiptarėt e tė ardhmes e cilėt janė shaptilografė diplomash.
Sot mė tepėr se kurrė Shqipėria kishte nevojė pėr ju lajmėtarė tė sė ardhmes; tė etjes pėr dijen qė na mundėson tė gjithėve tė gjejmė kurajė se njė gjeneratė e re e shqiptarėve evropianė nuk ėshtė larg. Dhe ju u shfaqėt. Do ju jemi pranė. Udhė tė mbarė tė gjithėve e jam i bindur se bashke do t’ia dalim.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio