Studentet.info
Opinione : Mirė se vini nė Universitetin e Pensionistėve
Kyqur 19-07-2008 7:39:30 (1504 Lexime)

Nga: Nazim Haliti

Qeveria i mori profesorėt e i bėri ministra, dhe tani na del qė nuk paskemi kuadro pėr arsimim privat universitar.

Raporti i shumėpritur me ethe i Kėshillit Britanik pėr Akreditim na doli. Tridhjetė institucione tė arsimit tė lartė nė Kosovė na qenkan, sipas raportit, pa nivel tė punės kėrkimore akademike, me planprogam jo bashkėkohor dhe me mungesė tė stafit akademik. Duke mos mohuar atė qė ėshtė thėnė nė debate pėr kėto nėntė vite se nė Kosovė u hapėn shumė kolegje, universitete e fakultete dhe se puna aty shihej me paragjykime dhe supozime pėr mungesė tė kualitetit, ngutja e Qeverisė pėr tė shpallur tė pavlera kėto shtėpi private tė edukimit, pas raportit britanik, na bėn tė dyshojmė nė prapavija krejt tjera dhe diēka qė mohon vetėn. Po ta kishte thėnė, imagjinativisht, Qeveria Britanike se nuk do t'i pranonte diplomat e kėtyre universiteteve do tė mund ta kuptoja disi, por tė thotė Qeveria e kėtij vendi se 30 universitete nuk paskan fare vlerė, ėshtė sikur tė dojė t'i mbyllė Isa Mustafa 30 qebaptore a gjellėtore nė oborr tė spitaleve kur i tėrė populli ha qebapė e pasul.


Sė pari nuk ėshtė e mundur qė nė kėto 30 shtėpi arsimimi nuk ka patur fare vlera pune e dije. Sė dyti, mbyllja eventuale e tyre nė kohėn kur trendi i zhvillimit tė sektorit jopublik tė arsimit nė rajon dhe mė gjerė ėshtė i natyrshėm dhe ka ecur mjaft. Sė treti, a ka qytetar normal dhe tė informuar tė Kosovės qė nuk e di se Universiteti i Prishtinės ėshtė antitipi i dijes akademike. Me profesorėt e thinjur, me shumė njerėz prej pedagogėsh tė pamoralshėm, me logjikėn moniste tė vlerėsimit, me pėrbuzjen e skajshme tė studentit nė ngarendje pėr notė e nėnshkrim, me salla si kuzhina popullore apo salla kazermash, e me njėqind gjėra tjera negative, Qeveria e Kosovės me lehtėsi e lė rininė e vendit tė pres para portės sė vetme tė arsimit universitar, Universitetit tė Pensionistėve.

Si qytetar, student do tė doja shumė tė mėsoj qėllimin e vėrtetė tė Qeverisė, edhe tė ministrit tė arsimit, profesorit Enver dhe shumė profave tjerė qė na i mori kabineti qeveritar, duke i lėnė universitetet private pa kuadro, se ku e kanė qėllimin final. Apo duan qė brenda natės tė na e bėjnė Kosovėn me kolegje mbretėrore.

Dyshimi kėtu merr kahe tė ndryshme. Nuk di kush janė britanikėt qė e bėn inspektimin, por qė ta bėjnė njė raport tė tillė komplet zi, ėshtė dashur njė koordinim i mirė. Ėshtė sikur t'i thuash shitėsit ma bėj njė ofertė pėr njė Pentium 4, por jo mė shtrenjtė se kaq para.

Nėse ka ide se si tė bėhet mė i menēur ky vend, me universitete mė akademike se kėto qė i kemi, sesi mėsojnė ata nė Oxford, Cambridge, Harvard, Kaliforni, Massachusest, Stanford, Tokio, Princeton e Londėr, le tė dalė ta thotė profesori Enver Hoxhaj.

Por, po mbeti Kosova pėr tė shkolluar rininė e saj vetėm nė UP, mė besoni, qė unė do tė kėrkoj "azil studentor" nė Bregun e Fildishtė, nė vendin ku 80 pėrqind e profesorėve shesin notėn me para ose me shėrbime seksuale tė studenteve.

"Defitinivisht, arsim modern", tha kryeminstri.
"Po, babo, po" !!!

(Autori ėshtė student nė njė universitet privat)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio