Studentet.info
Opinione : Qeveria ka gisht
Kyqur 19-07-2008 7:40:29 (1557 Lexime)

Nga: Vehbi Kajtazi

Inspektimi i universiteteve, kolegjeve dhe shkollave private nga Kėshilli Britanik nuk ka sjellė asgjė tė re pėrveē konfirmimit se arsimi nė Kosovė ėshtė nė kolaps. Konstatimi se asnjė institucion privat nuk i plotėson kushtet e domosdoshme pėr tė vazhduar punėn akademike ka aktivizuar Qeverinė e Kosovės tė nxitojė me vendime joreale. Arsimi nė Kosovė qysh nga vitet e ’90-ta ka humbur nivelin akademik. Gjendja e asaj kohe po vazhdon edhe sot veēse nė kushte dhe rrethana tjera.

Gjendja nė Kosovė nuk ėshtė e mirė. Kjo tashmė dihet botėrisht. Nuk ėshtė ka funksionon asnjė segment dhe natyrshėm nuk funksionon as arsimi. Fajet pėr kėtė situatė i ka qeveria e Kosovės e cila nuk ka penguar hapjen e universiteteve e kioskave universitare. Po tė paracaktoheshin kushte rigoroze nuk do tė kishim njė gjendje tė tillė.
Vendimi i fundit i Qeverisė sė Kosovės pėr tė mos lejuar shpalljen e konkurseve pėr pranimin e studenteve tė rinj ėshtė njė mundėsi e mirė pėr korruptimin e zyrtarėve tė Kosovės tė cilėt i hanė paratė si hallven.

Gjendja ėshtė kjo qė ėshtė. Nuk ėshtė zgjidhje mbyllja e universiteteve sepse mund tė shkaktojė krizė sociale nė Kosovė. Ajo qė duhej bėrė nga Qeveria e Kosovės pėrkatėsisht Ministria e Arsimit ėshtė krijimi i mundėsive pėr pėrmirėsimin e gjendjes se arsimit. Nė fund tė fundit nuk ėshtė faji i universiteteve por kryekėput i Ministrisė sė Arsimit qė ka lejuar njė kaos tė tillė arsimor.

Paralajmėrimi pėr inspektimin edhe tė Universitetit Publik tė Prishtinės siē ka ndodhur me universitetet private, do tė konstatojė gjendje edhe mė tė keqe sepse s’ka se si tė jetė ndryshe derisa ėshtė i njėjti sistem. Janė tė njėjtit mėsimdhėnės, ėshtė e njėjta praktikė e punės. Si rrjedhojė, duhet ta mbyllim edhe Universitetin e Prishtinės dhe tė mbetemi pa universitete. Pra ta mbyllim shkollimin e lartė lehtėsisht duke u treguar mė tė zotėt se Serbia e cila nuk mundi ta mbyllte pėr dekada tė tėra. Ēfarė bėmė? Asgjė.

Propaganda e ministrit tė Arsimit me anė tė vėnies sė gurėthemeleve pėr ndėrtimin e shkollave, nuk i kontribuon ngritjes sė nivelit tė arsimit. Arsimi ėshtė i shkatėrruar nė themel, qė nga niveli parashkollor e deri nė atė akademik. Nėse nuk ndėrhyhet ashpėr, edhe punėtorėt mė tė thjeshtė, pra pastruesit (nuk e nėnēmoj asnjė punė) do tė jenė me grada shkencore si magjistra e doktorė shkencash kryesisht juridike e ekonomike. Ose tė gjitha gjeneratat e ardhshme do tė jenė pa shkollim tė lartė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio