Studentet.info
Opinione : Pėr njė skemė tė re financimi pėr universitetet
Kyqur 22-07-2008 1:50:40 (1592 Lexime)

Nga: Romeo Gurakuqi

Reforma nė arsimin e lartė, filluar me ligjin mbi arsimin e lartė dhe aktet e tjera nėnligjore, nuk do tė mund tė konsiderohet e plotėsuar, nė stadin aktual, pa njė riorganizim tė ri tė sistemit tė mbėshtetjes financiare shtetėrore pėr kėtė sistem dhe pa reforma tė mėtejshme ndėrlidhėse nė sistemin parauniversitar. Kėto reforma duhet tė kryhen si nė aspektin organizativ, ashtu edhe nė atė financiar.Ndėrtimi i njė skeme tė re ėshtė njė nismė e rėndėsishme qė thėrret vėmendjen e tė gjithėve, pėr ndryshimin e gjendjes, pėr ndryshimin e sistemit tė financimit tė arsimit dhe pėrputhshmėrinė mė tė madhe tė burimeve tė akorduara shtetėrore, me realitetin dhe nevojat e reja.

Kjo sepse sistemi aktual arsimor do tė vazhdojė tė jetė i pakuruar plotėsisht nė skemėn aktuale, e nuk do t’i shėrbejė mė shoqėrisė sonė, nė qoftė se reformimi nuk do tė jetė shumėdimensional. Nė qoftė se do tė vazhdohet me skemėn aktuale, nuk do tė mund tė krijohet dot njė sistem efikas, njė sistem konkurrencial, njė sistem i pėrshtatur mirė nevojave tė shoqėrisė, njė sistem jo formal (megjithė pėrpjekjet e mėdha e serioze tė bėra nga MASH), por i pėrshtatur sfidave tė shoqėrisė dhe interesit pėrparues tė publikut. Vazhdimi i skemave aktuale tė financimit do tė thotė qė rruga e nisur me kuadrin e ri ligjor tė mos jetė funksionale, ose e thėnė ndryshe, ndėrtesės sė re tė mos i vendosen ushqyesit energjetikė materialė. Nė kėtė mėnyrė, ne edhe mė tutje, do tė jemi njė vend i parėndėsishėm nė fushėn e edukimit, sistemi universitar shtetėror do tė vazhdojė krizėn e vet tė papėrputhshmėrisė dhe formalizmit, sistemi universitar privat do tė jetojė me zigzage, vende-vende edhe piramidale, do tė jetė edhe mjaft i ndėshkuar nga pseudouniversitetet private, si dhe nga presioni absurd i universiteteve shtetėrore periferike dhe qendrore tė degraduara dhe nga presioni i individėve qė “pėrfaqėsojnė” shtetin. Duhet thėnė se disa universitete private janė vėrtetė pėr t‘u lavdėruar dhe kanė krijuar njė autoritet tė jashtėzakonshėm nė publik, ndėrsa disa tė tjera po i dėmtojnė me imazhin e tyre formal.
Ndėrtimi i njė skeme tė re financiare pėrbėn njė operacion shumė kompleks, qė duhet tė ndėrtohet me shumė kujdes profesional nga specialistė tė arsimit dhe tė financės. Kjo skemė duhet tė artikulohet nė njė spektėr shumė mė tė gjerė, gjė qė kėrkon pėrqendrim, pėrkushtim dhe saktėsim qė duhet tė bėhet nė kohė. Pa kėtė skemė, ligji i arsimit tė lartė nuk do tė mund ta kryejė me efikasitet dot funksionin pėr tė cilin ėshtė ndėrtuar.
Disa konstatime dhe disa zgjidhje pėr reformimin e financimit tė arsimit tė larė:
1. Shteti, kujdesin pėr arsimin e ka ndėr pėrgjegjėsitė e veta, dhe kujdesi i shtetit pėr arsimin nė pėrgjithėsi dhe atė universitar nė veēanti, ėshtė nė tė mirė tė kryerjes sė funksionit tė tij alokativ ndaj shėrbimeve dhe tė ardhurave. Realiteti shqiptar i vitit 2008 ėshtė njė realitet krejtėsisht i ndryshėm nga realiteti i Shqipėrisė, kur janė ndėrtuar dhe vėnė nė funksionim skemat aktuale alokuese tė fondeve tė arsimit tė lartė. Kėto skema, nuk mund t’i pėrshtaten kuadrit tė ri ligjor dhe institucional tė arsimit tė lartė tė vitit 2008 dhe perspektivave tė njė vendi tė hapur tashmė ndaj tregut tė lirė.
2. Sistemi universitar nuk ėshtė i shkėputur nga sistemi parauniversitar. Kėsisoj reforma nė kėtė nivel nuk mund tė shkėputet dot nga krijimi i disa kushteve minimale zhvillimore dhe pėrgatitore nė kėtė nivel parauniversitar. Skema do tė duhet tė parashikojė paragrafė tė caktuar pėr orientimin e njė pjese tė studentėve qė kryejnė shkollat e mesme nė shkollat parauniversitare teknike. Vėmendja nė kėtė drejtim do tė duhet tė pėrqendrohet nė furnizimin e degėve tė studimit universitar qė shoqėria ka nevojė, me kuadro cilėsorė nė njė masė tė rėndėsishme. Njėkohėsisht skema duhet tė ketė parasysh kujdesin shtetėror pėr rindėrtimin e gjimnazeve tė klasit tė parė dhe shkollave tė mesme pedagogjike dhe teknike shembullore, gjė qė kėrkon njė alokim fondesh tė rėndėsishme tė buxhetit tė shtetit nė kėtė drejtim.
3. Skema e re e shpėrndarjes sė fondeve tė buxhetit shtetėror pėr arsimin e lartė duhet tė qartėsojė se shteti financon: 1. Studentin; 2. burimet njerėzore pedagogjike dhe shkencore 3.; infrastrukturėn universitare pedagogjike dhe kėrkimore; 4. kėrkimin shkencor. Jo pa qellim kam vendosur njė renditje tė skemės financuese, e cila aktualisht mendoj se nuk e ka kėtė pozicion. Duhet tė kihet parasysh se shteti nuk mund tė vazhdojė edhe mė tutje tė financojė universitete jo bashkėkohore, degė qė nuk i shėrbejnė tregut tė sotėm shqiptar dhe struktura tė demoduara dhe formale.
Shteti nuk mund tė vazhdojė tė financojė me forma barazimtariste studentėt shqiptarė, pa marrė parasysh: a. nevojat e shoqėrisė pėr studime tė orientuara; b. pa marrė parasysh mbėshtetjen e studentėve cilėsorė; c. studentėve nga shtresat e margjinalizuara etj. Por nga ana tjetėr, financimi shtetėror nuk mund tė reduktohet i orientuar vetėm nga studenti. Universitetet publike normalisht qė do tė mbėshteten edhe mė tutje nga shteti, por ato nė tė njėjtėn kohė do tė duhet tė shndėrrohen nė organizma konkurrenciale tė njė Shqipėrie qė po pėrpiqet tė ndryshojė njėmendėsisht e tė integrohet nė Evropė. Universitetet tona duhet tė synojnė tė shndėrrohen nė organizata vetėfinancuese, qė stimulojnė cilėsinė e shėrbimit (mėsimdhėnien bashkėkohore, kėrkimin shkencor dhe kualifikimin efikas tė kuadrit, pėrmirėsimin e infrastrukturės). Ata duhet tė shndėrrohen nė organizata konkurruese nė treg, jo tė privilegjuara, ndėrsa universiteteve private duhet t‘u mundėsohet hapja e rrugėve qė tė pėrthithin tė gjitha kategoritė e studentėve qė vijnė nga sistemi i arsimit tė mesėm, dhe jo vetėm mbetjet e universiteteve shtetėrore, apo njė pakicė studentėsh qė kanė vlerėsuar me tė drejtė mundėsinė pėrparimtare qė kanė hapur disa universitete private elitė.
4. Duhet tė stimulohen universitetet private, por nė ē’kuptim dhe si? Ato duhet tė kthehen nė institucione private nė shėrbim dhe interes tė publikut, dhe do tė duhet tė konsiderohen tė tilla dhe jo tė lihen jashtė sferės sė interesit tė shtetit. Ėshtė e nevojshme qė mbėshtetja e kėtij sektori tė jetė e menduar mirė, ashtu sikurse edhe zgjerimi i mėtejshėm i kėtij sektori tė mos lihet jashtė kontrollit. Momentalisht unė mendoj se, procesi i zgjerimit tė mėtejshėm duhet tė vihet nė kontroll. Ēdo universitet i ri duhet tė lejohet vetėm mbas garancive tė forta financiare tė bllokuara nė bankė dhe garancive akademike dhe programore. Unė mendoj se, kuadri i sotėm ligjor ėshtė i pamjaftueshėm pėr ta pėrshtatur shėrbimin e universiteteve private nevojave tė shoqėrisė. Ky kuadėr ligjor nuk arrin tė kontrollojė; a. procesin e krijimin nė skema financiare tė pabazuara tė sistemit privat; b. nuk shmang tronditjet qė mund tė sjellė ēdo krizė qė shoqėron normalisht njė shoqėri tregtare (pėrderisa ato universitete kanė tė njėjtin kuadėr funksionimi); c. pėrderisa shteti nuk u garanton studentėve, qė studiojnė nė kėto institute, mbrojtjen e kurseve tė tyre tė studimit nga tronditjet individuale tė institucionit dhe profesorėve nė kėto institucione qėndrueshmėrinė e punėsimit bazuar nė tė njėjtėt parametra matės sė punės pedagogjike dhe kėrkimit shkencor.
Ndaj nė mėnyrė emergjente shteti duhet tė parandalojė qė funksionimi i brendshėm i universiteteve private tė ndėrtohet mbi skemat e njė SHPK-je, por mbi skemat e ēdo institucioni tė mirėfilltė arsimor dhe kėrkimor shkencor. D.m.th., funksionimi i brendshėm duhet t’i nėnshtrohet normave tė menaxhimit pedagogjiko-shkencor, Kodit tė Punės sė RSH-sė. Nė kėto universitete kontrolluesit e paketės financiare nuk mund tė imponojnė zgjidhjen e problemeve tė mirėfillta universitare, nuk mund tė pėrcaktojnė orientimet e teknicienėve tė arsimit tė lartė, por e kundėrta: ata do tė duhet t’u pėrgjigjen kėrkesave tė teknicienėve drejtues dhe nevoja tė misionit, pėr tė cilin ėshtė themeluar institucioni i arsimit tė lartė dhe interesave tė publikut. Skema e administrimit financiar duhet tė bazohet mbi skemat e organizatave, instituteve qė tė ardhurat e brendshme i riciklojnė nė funksion tė pėrmirėsimit tė shėrbimeve tė brendshme, dhe jo qėllimeve tė biznesit e larg qoftė, tė pastrimit tė parave. Pėr kėtė duhet qė me njė ligj tė veēantė tė gjendet njė skemė e pėrshtatshme ligjore, qė tė ndajė funksionin jofitimprurės nga ai fitimprurės, bazuar nė shembujt analogė tė vendeve demokratike perėndimore. Por njėkohėsisht, procesi i shndėrrimit tė universitetit nga SHPK nė njė organizma jofitimprurės, ose siē njihen nė praktikėn anglo–saksone “charity”, nuk duhet tė kryhet menjėherė, por pėrmes njė periudhe tranzitore qė u jep mundėsi kėtyre organizatave tė shlyejnė detyrimet ndaj tė tretėve, detyrime qė kanė tė bėjnė me kreditė e ndryshme tė marra nga bankat dhe individėt (le tė themi njė periudhė 3-vjeēare moratoriumi).
5. Shteti ėshtė rregullator dhe interesohet para sė gjithash pėr ente publike dhe fondet e tij nuk mund tė zhvendosen nė ndihmė tė privatėve. Privatėve duhet t’u jepet liria dhe mundėsia pėr tė konkurruar nė treg, dhe duhet t’u hiqet diskriminimi. Kjo po. Nė kėtė drejtim hapi i parė do tė ishte defiskalizimi i universiteteve jopublike. Ky ėshtė njė proces i domosdoshėm, por do tė duhet tė shoqėrohet paralelisht me shndėrrimin e tyre nė organizata jofitimprurėse nė shėrbim tė publikut, qė vjelin tė ardhura pėr tė rritur shėrbimin e brendshėm dhe pagimin mė tė mirė tė stafit dhe ndėrtimin mė tė mirė tė infrastrukturės.
6. Pėr sa i pėrket financimit tė zėrit: student - ėshtė e nevojshme tė kalohet nga njė financim barazimtarist, nė njė skemė tė re qė po pėrkufizohet nė debate tė ndryshme “skema e financimit aktiv”. Shoqėria shqiptare e vitit 2008 duhet tė vendosė pazgjidhshmėrisht theksin nė dy pėrparėsi; a. nė nevojėn qė paraqesin fėmijėt e saj studentė dhe; b. nė meritat qė paraqesin fėmijėt e vet studentė. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė shteti tė ketė tė qartė se shoqėria, bazuar nė kriteret e lartpėrmendura tė nevojės dhe aftėsisė, ashtu nė mėnyrė tė vetvetishme ėshtė e ndarė nė tre kategori studentėsh:
a. Studentėt qė vijnė nga shtresat e varfra tė shoqėrisė, e cila sipas njė pėrllogaritjeje paraprake pėrbėn nga 30-40 % tė popullsisė, dhe ndaj tė cilės shteti e ka detyrė tė padiskutueshme financimin e plotė me bursė (tarifė shkollimi plus shpenzime jetese) gjatė gjithė periudhės normale tė studimit.
b. Kategoria e dytė pėrbėhet nga studentė e shkėlqyer (me fillesė nga gjimnazet e ekselencės), qė nė vlerė mesatare ky numėr shkon si rregull nga 5-10 % e totalit tė studentėve. Pėr kėto studentė shoqėria duhet tė kujdeset qė pėr financimin e plotė tė studimeve nė universitete dhe degė prioritare.
Ndėrsa “elita e elitės” duhet domosdoshmėrish tė financohet nga fondi i ekselencės (fokusi i financimit tė kėtij fondi do tė duhet tė ndryshojė) pėr tė vazhduar studimet nė njė liste universitetesh tė shquara, tė listuara nga MASH: (Oxford, Cambridge, LSE, Kings College, KF-UNIGRAZ, Stanford University, Harward University, Penn State University, etj.).
c. Kategoria e tretė nuk bėn pjesė nė asnjė prej kėtyre kategorive, ėshtė njė kategori normale, jo ekselente dhe jo e varfėr e shoqėrisė. Ajo kategori e zgjedh vetė degėn apo universitetin, paguan koston e edukimit dhe mban pėrgjegjėsinė vetė pėr rezultatet. Shoqėria nuk ka asnjė arsye tė financojė edukimin e tyre. Ata i kanė mundėsitė vetė pėr njė gjė tė tillė. Llogaritet qė pjesa qė mbetet bėn pjesė nė kėtė grupim pėr sa i pėrket pėrqindjes. Ata duke paguar pėr arsimimin e tyre do tė kontribuojnė ndjeshėm nė rritjen e totalit tė parave, qė vihen nė dispozicion nga shoqėria, (pėrmes parasė publike e drejtpėrdrejtė nga individėt). Kėshtu, duke realizuar tė gjithė objektivat sociale apo tė interesit publik, ne gjithashtu do tė kemi vėnė nė dispozicion tė arsimit shumė mė tepėr para. Kjo pėrbėn bazėn pėr njė ngitje cilėsore tė ofertės universitare.
E gjithė kjo ndarje na imponon ne tė dalim tek ideja e “ĒEKUT TE STUDIMEVE”: Shteti me njė procedure tė veēantė verifikuese, pėr tė cilėn do tė duhet tė mendohet nė detaje, duhet tė pėrcaktojė madhėsinė e “Ēekut tė Studimeve” qė duhet tė japė kategorive tė sipėrshėnuara dhe studentėt tė vendosin vetė se ku do ta harxhojnė atė, nė njė universitet shtetėror, publik, apo nė njė universitet privat nė shėrbim tė publikut. Nė kėto kushte sistemi universitar vendoset nė kushte konkurrence nė njė treg pėr tė fituar studentėt.
7. Ka disa degė, tė cilat nė vite dukshėm shfaqen tė papreferura nga maturantėt. Por ato i duhen shoqėrisė dhe nevojave tė vendit. Koncepti ‘disiplina studimi pėr tė cilat nuk ka treg’ nė fakt, mė duket se i jep njė funksion shumė pa zemėr dhe krejt kapitalist dimensionit alokativ tė shtetit, kėshtu qė ky term do tė duhet tė zėvendėsohet: ‘fusha studimore pėr tė cilat shoqėria ka nevoja urgjente, tė mėdha dhe nė tė cilat kėrkesa ėshtė e ulėt’. Kėtu unė pėrshij si prioritare mėsuesinė e ciklit tė parė, tė Matematikes, tė Fizikes, tė Kimisė, Biologjisė, si dhe pėrgatitjen e specialistėve tė fushave tė shkencave humanitare dhe albanologjike.
8. Ka disa degė tė tjera, tė cilat mbeten prej vitesh tė preferuara pėr maturantėt por pėr to “koncepti degėt dhe disiplinat me treg” duhet ndryshuar nė: “Disiplinat pėr tė cilat shoqėria ka nevojė pėr pėrmirėsimin e cilėsisė dhe nė tė cilat ka ofertė tė madhe nė treg, por cilėsi tė dobėt shėrbimi”. ‘Degėt e mbingopura’, para sė gjithash jurisprudenca duhet tė reformohet tėrėsisht nė programet shkollore, nė cilėsinė e kuadrit dhe nė mbylljen e numrit tė studentėve. Pėrthithja e kuadrit pėrkatės tė pėrgatitur nė universitetet e mirėnjohura perėndimore dhe eliminimi nga mėsimdhėnia e kuadrit tė paspecializuar tė jurisprudencės diktatoriale dhe asaj tė pėrgatitur nė shkollat e sforcuara tė korrespondencės tė periudhėn postdiktatoriale, pėrbėn njė domosdoshmėri dhe emergjencė pėr tė kapėrcyer krizėn jo vetėm nė sistemin e edukimit nė drejtėsi, por edhe krizėn qė po kalon sistemi i drejtėsisė.
9. Sė fund pėr kėtė radhė: Skema do tė duhet tė propozojė pėrveē financimit shtetėror tė studimeve qė shoqėria ka nevojė, edhe rroga shumė tė mėdha dhe tė diferencuara pėr mėsuesit e matematikės, fizikės dhe kimisė, pėr t’i bėrė tėrheqėse kėto degė nė universitete, si dhe rroga shumė tė larta pėr mėsuesit e gjimnazeve tė ekselencės nė disa qytete kryesore, mėsues tė rekrutuar mbi bazėn cilėsisė sė shėrbimit tė kualifikuar qė ofrojnė.
Lajmi i ardhur nga Kosova mbi mungesėn e akreditimit tė universiteteve private, nė fakt do tė duhet lexuar jo me gėzimin dritėshkurtėr tė dikujt pėr vlerėsimin nė bllok tė ngjashėm nė Shqipėri, por si njė shembull qė pasqyrimin e parė do ta ketė nė nevojėn pėr njė akreditim tė kujdesshėm, serioz dhe tė bazuar nė pėrmasėn e padallimtė tė shtetit ligjor, tė tė gjithė sistemit universitar shqiptar.

Prof Dr. Romeo Gurakuqi ėshtė anėtar i Kėshillit tė Arsimit tė Lartė dhe Shkencės




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio