Studentet.info
Lajme : Njė fakultetet i Shtipit kushton sa krejt USHT-ja
Kyqur 22-07-2008 3:06:18 (1281 Lexime)

SHKUP, 21 KORRIK – Maqedonisė, sipas tė gjitha gjasave do ti duhen shumė vite pėr tu shkėputur nga politikat diskriminuese nė sistemin e arsimit tė lartė, tė cilat vazhdon ti praktikojė edhe tani pa asnjė “pardon”. Mėnyra se si janė propozuar ligjet pėr zgjerimin e universiteteve ekzistuese, tė karakterit publike, si dhe shumat e tė hollave qė janė caktuar tė ndahen pėr funksionimin e fakulteteve tė reja e dėshmon mė sė miri tendencėn “pėr dikė njerkė e pėr dikė nėnė”, me tė cilėn institucionet shtetėrore vazhdojnė tė trajtojnė universitetet varėsisht etniteti qė i takojnė.

Pėr fakultetet e reja tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) janė caktuar tė ndahen 48 milion e 982 mijė denarė, kurse pėr fakultete tė Universitetit Shtetėror tė Shtipit (USHSH) 338 milion denarė, edhe pse tė dyja ligjet u miratuan nė Parlament tė njėjtėn ditė, u propozuan nga e njėjta Qeveri dhe do tė duhet tė financohen nga i njėjti buxhet. I pėrafėrt ėshtė edhe numri i fakulteteve, bile USHT-ja ka njė fakultet mė tepėr se USHSH-ja, qė do tė thotė se pėr tė duhej tė ndaheshin mė tepėr mjete dhe jo dhjetėfish mė pak. Kėshtu, nėse pėr shatė fakultete e reja tė USHT-sė, janė ndarė 48 milion e 982 mijė denarė, apo 816 mijė e 366 euro, nė Shtip, vetėm pėr njė fakultet tė saj i bie tė tenė ndarė 56 milion e 333 mijė e 333 denarė apo 938 mijė e 888 euro. Pėr gjashtė fakultete e reja tė Universitetit Shtetėror “Goce Dellēev” nė Shtip, me ligjin qė u miratua nė Parlament, shteti do tė duhet tė ndan 338 milijon denarė, apo 5 milion e 633 mijė e 333 euro.
Pėr Universitetin e Manastirit, nuk ėshtė treguar se sa do t’i kushtojė buxhetit tė shtetit themelimi i tri fakulteteve tė reja, njėrit nė Veles, tė dytit nė Manastir dhe tė tretit nė Kėrēovė, por qė do tė mbajėn vulėn e Universitetit “Shėn Klimentit tė Ohrit”, nė Manastir. “mjetet pėr financimin e fakulteteve do tė sigurohen nga buxheti i Republikės sė Maqedonisė dhe burime tė tjera, tė parapare ligj”, thuhet nė Ligjin pėr themelimin e atyre fakulteteve. Deputetėt, e pėrbėrjes sė re parlamentare, e votuan “bllanko” edhe kėtė propozim ligj, tė Qeverisė sė kaluar edhe atė, tė njėjtėn kohė kur votuan ligjet e USHT-sė dhe USHSH-sė. E parafrazuar me gjuhėn e shifrave, njė fakultet pėr maqedonasit ėshtė dhjetėfish mė i rėndėsishėm se sa njė fakultet pėr shqiptarėt, ose njė fakultet i USHSH-sė vlen mė tepė se tė gjithė fakultet e USHT-sė. Kjo ėshtė deviza, me tė cilėn nė Maqedoni themelohen fakultet e qė votohen pa njė ferrė nė kėmbė, prej tė zgjedhurve tė popullit.
Nė diskriminimin financiar tė atyre ligjeve, nuk mund tė mos bie nė sy edhe disproporcioni i dedikimit tė parave. Nė buxhetin e planifikuar pėr USHT-nė, 48.34 pėr qind e mjeteve janė pėr pagat e tė punėsuarve, kurse nė buxhetin e USHSH-sė, kjo pjesėmarrje ėshtė vetėm 23 pėr qind. Pjesa mė e madhe e tė hollave, pėr USHSH-nė, konkretisht 74 pėr qind janė dedikuar pėr rikonstruim dhe shtimin e objekteve ekzistuese, kurse pėr kėtė qėllim pėr USHT-nė janė ndarė 40. 83 pėr qind. Pėr materiale harxhuese shpenzime e USHSH-sė janė ndarė 8 milion denarė, apo 2.36 pėr qind e buxhetit tė pėrgjithshėm tė saj, kurse pėr shpenzimet e kėtilla tė USHT-sė janė ndarė 5 milion e 300 mijė denarė ose 10. 82 pėr qind e buxheti tė saj.


Nga: LAURA PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio