Studentet.info
Lajme : Komoditetet e akademikut
Kyqur 29-07-2008 3:08:46 (1605 Lexime)

TIRANĖ, 29 KORRIK - Akademia e Shkencave bėhet me 20 anėtarė tė rinj tė zgjedhur mes 83 kandidaturave. Juria pėrbėhej nga emra tė njohur tė albanologjisė si Francesco Altimari, Azedine Beschaouch, Sandro De Maria, etj. Emrat fitues janė tė njohur nė fushat qė pėrfaqėsojnė. I pėrkasin gjuhė-letėrsisė, historisė, arkeologjisė, filozofisė, artit, por edhe mjekėsisė, inxhinierisė, matematikės, etj. Ndėrsa dy i pėrkasin fushave tė letrave.

Tashmė ata pėrbėjnė strukturėn e rregullt tė Akademisė sė Shkencave nė vend tė 17 tė tjerėve qė e kanė mbushur moshėn 75-vjeēare. Edhe pse nė kufijtė e lejuar, listės sė anėtarėve tė rregullt i janė hequr emrat e Rexhep Meidanit dhe Skėnder Gjinushit, pėr shkak tė impenjimeve tė tyre nė politikė, gjė qė ėshtė e ndaluar nė ligjin “Pėr Akademinė e Shkencave”. Pavarėsisht janė apo jo nė radhėt e akademikėve tė rregullt, atyre qė nuk figurojmė mė nė tė, pėr shkak tė moshės, apo tė detyrimeve tė tjera, nuk iu hiqet asnjė privilegj. Emrin akademik, ata do tė vazhdojnė ta mbajnė gjatė gjithė jetės sė tyre dhe pėrpos kėsaj edhe shpėrblimin qė shteti u jep pėr kėtė “gradė”.

Kur u shpall reforma nė Akademi dhe u pėrcaktua mosha maksimale e tė qėnurit akademik “aktiv” nė ASH, u bė gjullurdi e madhe. Akademikėt nuk reaguan mirė ndaj daljes nė pension. Megjithatė mėsohet se ata do tė vazhdojnė tė kenė privilegjet e mėparshme. Qė do tė thotė se pėrveē pensionit do tė vazhdojnė tė marrin edhe shpėrblimin pėr titullin. Kėshtu qė tė jesh akademik, nuk do tė thotė vetėm tė kesh njė emėr tė nderuar, komoditetin qė tė zhvillosh pa pengesa punėn kėrkimore e shkencore, por edhe tė shpėrblehesh financiarisht. Kėtė e tregon numri i madh i kandidatėve, plot 83, qė lakmonin institucionin mė tė lartė shkencor nė vend.

Me kėtė numėr akademikėsh qė kemi tashmė, i bie qė shteti tė shpenzojė njė shumė tė mirė parash ēdo vit vetėm pėr rrogat e tyre. Madje, tanimė qė ASH, nuk merret me kėrkime tė mirėfillta (institutet kaluan nė varėsi tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės), por kryesisht me botime, do tė thotė qė pjesa mė e madhe e buxhetit tė shkojė pėr kėto pagesa mujore.

Prej zgjedhjeve tė zhvilluara mė 26-27 korrik, nė Akademinė e Shkencave u shtuan si anėtarė tė rinj: Floresha Dado, Kolec Topalli, Bahri Beci nė fushėn e gjuhė-letėrsisė; Apollon Baēe, Beqir Meta dhe Muzafer Korkuti nė fushat histori-arkeologji-gjeografi; Albert Doja nė fushėn e antropologjisė; Artan Fuga nė fushėn e filozofisė, Vaso Tole, nė tė arteve; Neki Frashėri nė matematikė-informatikė; Floran Vila, Arben Merkoēi nė kimi-fizikė; Adnan Kastrati, Bashim Resuli dhe Besim Elezi nė mjekėsi; Jorgaq Kaēani dhe Salvatore Bushati nė shkencat inxhinierike; Jani Vangjeli nė shkencat bujqėsore dhe ekologjike. Kėtyre emrave i shtohen edhe dy tė tjerė qė i pėrkasin fushės sė letrave. Bėhet fjalė pėr shkrimtarin Fatos Kongoli dhe poetin Xhevair Spahiu, tė pėrzgjedhur mbi bazėn e veprimtarisė sė tyre letrare gjatė viteve tė fundit.

Sipas kryetarit tė komisionit pėrzgjedhės, Gudar Beqiraj, njė nga kriteret kryesore ishte mosha e kandidatėve dhe me kėto hyrje tė reja, Akademia e Shkencave do tė marrė formėn qė i takon. Mes tė zgjedhurve ka nga ata qė janė tek tė 70-at, po ka edhe 45-vjeēarė si nė rastin e muzikologut Vaso Tole. Tė 20-tėt qė u shpallėn dje i shtohen listės prej 7 akademikėsh aktualė, nėn moshėn 75 vjeē. Ata janė Ismail Kadare, Farudin Hoxha, Gudar Beqiraj, Eduard Sulstarova, Jani Thomai, Jorgo Bulo dhe Dhimitėr Haxhimihali. Mes atyre mbi 75 vjeē, nė mbledhjen e parė tė Akademisė, qė do tė zhvillohet nė shtator do tė zgjidhen 3, qė do tė jenė tė pėrhershėm. Pas plotėsimit tė numrit priten zgjedhjet pėr kryesinė dhe mė tej pėr postet drejtuese. Kryetari aktual, Teki Biēoku, i takon listės sė mbi 75-vjeēarėve, bashkė me kryetarin e mėparshėm Ylli Popa. Vendosja e tij nė krye tė Akademisė nuk kishte tė bėnte me moshėn, por si njė zgjidhje provizore nga njė stad nė tjetrin.

Mė i riu

Vasil Tole ėshtė akademiku mė i ri. Sė shpejti mbush 45 vjeē dhe pėrfaqėson artin nė institucionin mė tė lartė shkencor. Pėr tė marrė pjesė nė garė i mjaftoi tė shihte emrat e jurisė, shumica e sė cilės pėrbėhej nga akademikė tė huaj. I besoi garės sė hapur dhe i vjen mirė qė mes shumė emrash u mor nė konsideratė njė etnomuzikolog. “Vite mė parė u hodh ideja e pėrfshirjes sė arteve nė Akademinė e Shkencave. Ishte ide e hedhur nga Tish Daija dhe pėrvoja e tij mė shėrbeu si nxitje pėr tė kandiduar e pėr ta ēuar mė tej”, - thotė Vaso Tole. Ai e pranon se tė jesh akademik ka disa privilegje. Nuk ėshtė shumė nė dijeni pėr tė mirat financiare, por vlerėson mundėsitė qė tė jepen pėr tė vijuar kėrkimet shkencore. “Mund tė finalizosh dhe tė drejtosh interesa shkencore nė institucionin mė tė lartė tė kėtij lloji nė vend dhe ke mundėsinė tė interferosh nė zhvillimet e vendit. Nga ana tjetėr, ke komoditetin e njė karriere si shkencėtar nė kėtė institucion”. E pėrgėzon faktin qė Akademia hapi dyert pėr shkencėtarėt e rinj, pasi, sipas tij, shumė syresh i kapin arritjet mė tė mira shkencore nė moshė tė re. Sa pėr tė ardhmen e Akademisė, ai thotė se sa tė mundet do tė ndikojė nė rritjen e peshės sė kėtij institucioni nė jetėn e vendit. Sipas tij Akademia duhet tė shfrytėzojė atė pėrvojė qė ka pėr tė ngritur edhe mė tej nivelin e kėrkimit shkencor, sipas standardeve evropiane.

Kongoli, akademiku nė studio

Akademikėt i kishte menduar gjithnjė si njerėz me mjekra tė gjata, tė bardha. I kishte nderuar nė distancė dhe asnjėherė nuk e kishte menduar se do tė radhitej ndėr ta, edhe pse formimi i tij arsimor ėshtė nė fushėn e matematikės. Fatos Kongoli ėshtė njė nga personalitetet nė fushėn e letrave, i zgjedhur nė radhėt e akademikėve. “Nuk mendoj se ky titull do tė ndryshojė ndonjė gjė nė jetėn time. E kam kaluar gjithė jetėn nė studion time tė thjeshtė, i kėrrusur mbi letra dhe mendoj se do tė vazhdoj tė merrem me punėt e mija, nėse do tė kem ende fuqi”, - thotė shkrimtari Fatos Kongoli, i cili e quan pėrzgjedhjen akademik si njė vlerėsim shumė tė madh qė i bėhet punės sė tij. Duke u marrė tėrė kohės me letėrsi, Kongoli nuk ėshtė shumė nė brendėsi tė zhvillimeve tė Akademisė sė Shkencave, por thotė se tanimė do t’i duhet tė jetė mė i informuar.

Nga: Alma Mile




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio