Studentet.info
Lajme : Universitetet publike dhe private, nė Tetor nis akreditimi
Kyqur 30-07-2008 7:04:28 (1443 Lexime)

TIRANĖ, 30 KORRIK - Njė kompani amerikane, identiteti i sė cilės nuk bėhet ende i ditur, do tė marrė pėrsipėr nė fillim tė vitit tė ri akademik, vlerėsimin e jashtėm tė cilėsisė dhe sigurisė sė Institucioneve tė Arsimit tė Lartė si Publik ashtu dhe Privat. Lajmin e ka bėrė tė ditur Kryetari i Konferencės sė Rektorėve, Jorgo Kacani, i cili ka informuar se pas bisedės me ministrin e Arsimit, Genc Pollo, ky i fundit e ka njoftuar se nė fillim tė vitit akademik, MASH, nė kuadrin e Programit “Barazi dhe Ekselencė nė Arsim”, do tė pajtojė njė kompani tė vlerėsimit tė jashtėm tė cilėsisė sė Institucioneve tė Arsimit tė Lartė.

Vlerėsimi do tė paraqesė njė renditje me pikė jo vetėm tė Institucioneve tė Arsimit tė Lartė por edhe tė programeve tė veēanta tė studimit, pra, pėr ēdo diplomė. Raporti i vlerėsimit tė jashtėm, do tė mbėshtetet nė raportin e vetėvlerėsimit dhe nė dokumentacionin e konsultuar si dhe rezultatet e vizitės nė vend nė Institucionet e Arsimit tė Lartė. Procesit tė akreditimit do t’i nėnshtrohen 12 universitete publike dhe 14 private, tė ēelura kėto pas viteve 90’.

Objektivat kryesorė tė Programit “Barazi dhe ekselencė nė arsim” do tė ndihmojė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencave si dhe Agjencinė e Akreditimit nė kryerjen e vlerėsimit institucional tė pavarur tė IAL publike dhe private, kundrejt kėrkesave dhe standardeve europiane tė harmonizuara me ato kombėtare, si edhe tė kryejė njė vlerėsim ndėrkombėtar tė jashtėm tė institucioneve kombėtare tė sigurimit tė cilėsisė, Agjencisė sė Akreditimit, Kėshillit tė Akreditimit, MASH, nė lidhje me standardet europiane dhe udhėzuesit pėr sigurimin e cilėsisė. Objektivi i pėrgjithshėm i vlerėsimit tė jashtėm tė cilėsisė nė arsimin e lartė ėshtė tė fuqizojė Sistemin e Sigurimit tė Brendshėm tė Cilėsisė nė IAL. Vlerėsimi do tė ndahet nė tre faza; pėrgatitore, vlerėsimi dhe shpėrndarja e raporteve dhe publikimi. Nė fazėn e parė Agjencia e Akreditimit dhe kompania vlerėsuese do tė hartojnė planin kalendar dhe planin e vlerėsimit.

Procesi i vlerėsimit tė IAL dhe AAAL do tė bėhen paralelisht. Agjencia e Akreditimit do tė sigurojė informacionin e nevojshėm dhe kompania do tė hartojė dhe prezantojė checklistėn pėr vlerėsimin institucional. Nė fazėn e dytė, grupi i ekspertėve do tė bėj vizitėn nė vend tek tė gjithė Institucionet e Arsimit tė Lartė sipas axhendės sė pėrgatitur. Agjencia do tė koordinojė dhe asistojė tė gjithė procesin e vizitės nė vend dhe respektimin e programit paraprak. Nė fazėn e tretė, grupi i vlerėsimit do tė paraqesė raportet individuale tė vlerėsimit pėr ēdo IAL tė vlerėsuar dhe raportin e vlerėsimit pėr agjencinė. Tė gjitha rezultatet finale, pas pėrfundimit tė ekspertimit, grupi i punės do t’ia paraqesė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencave.

Nė fazėn pėrgatitore, pėr vlerėsimin institucional tė Institucioneve tė Arsimit tė Lartė, Agjencia e Akreditimit do t’i verė nė dispozicion kompanisė, informacionin ekzistues dhe tė dhėna mbi IAL, si: dokumente ligjorė, Ligjin e Arsimit tė Lartė, Strategjinė Kombėtare pėr Arsimin, listėn e IAL publike dhe private, evidenca tė vlerėsimeve tė mėparshme, informacione tė tjera analitike tė krahasueshme nė lidhje me programet e studimit si edhe shpėrndarjen e checklistės dhe monitorimin e procesit tė pėrgjigjeve dhe feedbackut. Pėr vlerėsimin e institucioneve tė sigurimit tė jashtėm tė cilėsisė Agjencia do tė sigurojė informacione nė lidhje me aktivitetin e tyre, tė pėrgatisė raporte vetėvlerėsimi, si edhe tė sigurojė dokumente ligjorė dhe akte nėnligjore nė lidhje me sigurimin e cilėsisė.

Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave dhe informacioneve tė marra nga ministria nė lidhje me vendimmarrjen nė fushėn e akreditimit, kompania do tė pėrgatisė planin e punės, metodologjinė, checklistėn dhe procedurat pėr vlerėsimin institucional, metodologjinė pėr tė bėrė krahasimin dhe radhitjen, etj. Pėrsa i pėrket vlerėsimit tė jashtėm, aktiviteti kryesor nė kėtė fazė ėshtė vizita e grupit tė vlerėsimit nė mjediset e IAL. Bazuar nė tė dhėnat e vetėvlerėsimit dhe raportin, grupi do tė vizitojė institucionin dhe do tė kėrkojė evidenca nė mbėshtetje tė aspekteve tė vetėvlerėsimit dhe aktiviteteve tė IAL, tė pėrfshira nė checklistėn. Vlerėsimi i proceseve tė sigurimit tė brendshėm tė cilėsisė dhe harmonizimi me vlerėsimin e jashtėm, do tė pėrbėjė njė nga aspektet kryesore tė vlerėsimit tė grupit. Pėrputhshmėria me standardet dhe udhėzuesit europian pėr Sigurimin e Cilėsisė, standardet nacionale dhe praktikėn mė tė mirė do tė pėrbėjnė bazėn e vlerėsimit tė gjithė procesit

Mbėshtetur nė raportin e vetėvlerėsimit dhe dokumentacionin e konsultuar si dhe rezultatet e vizitės nė vend, grupi i punės do tė pėrgatisė raportin e vlerėsimit tė jashtėm pėr secilin Institucion tė Arsimit tė Lartė. Nė raport do tė theksohet shumė qartė: a) nėse institucioni i plotėson ose jo standardet minimale institucionale; b) nė rast tė njė gjykimi pozitiv tė pikės a), bėhet vlerėsimi sasior mbi nivelin minimal; c) cilat janė pikat e forta, pikat e dobėta; d) a ka IAL mundėsi dhe kapacitete pėr tė pėrmirėsuar dhe kapėrcyer vėshtirėsitė dhe; e) cilat janė pengesat, kėrcėnimet, dhe vėshtirėsitė pėr zhvillimin dhe plotėsimin e standardeve.

Inspektimi

Lagėshtira zapton 80 pėr qind tė klasave nė Tiranė

Mbi 80 e pėr qind e klasave nė shkollat e Tiranės vuajnė nga lagėshtira. Nė kėtė konkluzion ka mbėrritur Instituti i Shėndetit Publik, pas inspektimit tė kryer nė shkollat e kryeqytetit. Po kėshtu ISHP, ka vėrejtur se niveli i zhurmės ėshtė mbi vlerat standarde tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė. Sipas ISHP, qėllimi i kėtij sondazhi ėshtė vlerėsimi i situatės higjieno-sanitare tė mjediseve tė brendshme nė institucione dhe impakti i tyre nė shėndet. Sondazhi ėshtė realizuar nė disa shkolla tė Lagjes Nr.10, qė i pėrkasin Njėsisė Bashkiake Nr.3 dhe Nr.4, dhe ėshtė bazuar nė matjen e treguesve mikroklimate, tregues fizike, mikrobiologjik tė ajrit dhe tregues shėndetėsor, si zhurma brenda nė klasėn bosh dhe jashtė nė varėsi tė distancės nga rruga, ndriēimi natyral dhe artificial nė varėsi dhe tė kohės qė zhvillohet mėsimi, temperatura e brendshme dhe e jashtme, lagėshtia relative e brendshme dhe e jashtme, nė shpejtėsinė e lėvizjes se ajrit e brendshme dhe e jashtme, si edhe nė shkallėn e kontaminimit tė ajrit nga ana mikrobiologjike.

Nga sondazhi rezulton se nė 64 pėr qind tė klasave, koeficienti i ndriēimit ėshtė nėn vlerat standarde tė OBSH. Nė 88 pėr qind tė klasave ekziston mbipopullimi, ku vlera norme e sipėrfaqes sė klasės pėr njė nxėnės ėshtė 1.5 m²-2m², ndėrsa nė 67 pėr qind tė klasave vlera e lagėshtisė relative ėshtė mbi vlerat standarde tė OBSH, tė cilat janė nga 40-60 pėr qind. Vlerat normė tė lagėshtirės relative janė tė lidhura me vlerat norme tė temperaturės sė brendshme, ku nė temperaturė 18ŗ-20ŗ lagėshtia relative ėshtė 40-60 pėr qind. Impakti shėndetėsor ėshtė vlerėsuar nga grumbullimi i tė dhėnave nėpėrmjet njė pyetėsori. Ai u bazua nė disa tregues si simptomat respiratore, simptomat alergjike, vlerėsimin e gjendjes social-ekonomike tė familjes sė fėmijės nėpėrmjet anketimit tė prindėrve tė fėmijėve, stilit tė jetės sė prindėrve tė tyre dhe mjedisit ku fėmija banon, etj. Kohėzgjatja e sondazhit ishte 1 vit, ndėrsa matjet e treguesve u realizuan nė 3 stinėt e vitit. Godinat, ku pėrfshihen institucionet e arsimit shkollor, konsiderohen mjedise jetese me hapėsira tė kufizuara, tė cilat mund tė ushtrojnė ndikimin e tyre nė shėndetin dhe mirėqenien e njerėzve.

Nga: Dritan Laci




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio