Studentet.info
Lajme : "Ismail Qemali", rektori sfidon ligjin
Kyqur 07-08-2008 8:52:28 (1775 Lexime)

VLORĖ, 7 GUSHT - Drejtuesi i Universitetit tė Vlorės zhduk ēdo shenjė tė "plakut tė urtė". Pas diplomave tė reja, emėrtimi hiqet edhe nga faqja zyrtare e internetit

Shaskaj zhduk ēdo shenjė tė Ismail Qemalit


Emri i plakut tė Vlorės hiqet nga faqja zyrtare nė internet e universitetit


Emri i Ismail Qemalit ka mbetur tashmė vetėm nė njė tabelė tė shėmtuar nė hyrje tė universitetit nė sheshin "Pavarėsia" tė Vlorės. Ky universitet nuk figuron mė nė asnjė dokument me emrin e tij tė ligjshėm. Drejtuesit, tė cilėt e hoqėn emrin e tė parit Kryeministėr tė Shqipėrisė nga diplomat e universitetit, e kanė zhdukur kėtė emėr edhe nga faqja zyrtare nė internet.

Ashtu siē dėshironte rektori Tanush Shaska, institucioni po "marketohet" me emrin e shkurtuar "Universiteti i Vlorės". Nė faqen e internetit www.univlora.edu.al nuk ka mbetur mė asnjė gjurmė nga emėrtimi i vjetėr universiteti teknologjik "Ismail Qemali", por ėshtė shkruar thjesht Universiteti i Vlorės, qė mė pas paraqitet fare shkurt UV.

Emri i vėrtetė i universitetit nuk pėrmendet madje edhe nė njė material tė shkurtėr qė flet pėr historinė 14-vjeēare tė kėtij institucioni arsimor. "Universiteti i Vlores u krijua ne 1994 si Universitet Teknologjik i Vlores", shkruhet nė krye tė njė artikulli tė shkurtėr qė ėshtė i mbushur plot e pėrplot me gabime ortografike.


Mesazhi i rektorit

Nė faqen prezantuese tė universitetit, qė nė gjuhėn e internetit quhet "home page", ėshtė vendosur njė mesazh i rektorit Tanush Shaska. Rektori thotė se Universiteti i Vlorės ka hyrė nė njė epokė tė re "nė njė stad mė tė lartė ekselence". Ai flet me superlativa pėr stafin pedagogjik dhe programet mėsimore. Por, prezantimi i parė, tė paktėn me shqiptarėt, tregon njė nivel tepėr tė ulėt serioziteti, nė mos nivel tė ulėt formimi tė stafit pedagogjik dhe tė vetė rektorit. Mjafton tė marrim nė analizė disa fjali nga ato qė shkruan rektori nė mesazhin e tij pėr tė vlerėsuar se sa serioz ėshtė Universiteti i Vlorės:

"Studentet do te gjejne tek Universiteti i Vlores nje staf te perkushtuar pedagogjik dhe programe mesimore bashke-kohore te nje niveli mjaft te larte qe do t‘i pregatisin ata per t‘u bere konkurues dhe drejtues te denje ne ekonomine globale. Ne ofrojme nje shumellojshmeri programesh ne shkencat ekzakte, shkencat inxhinjerike, ekonomi dhe biznes, mjekesi, turizm, shkencat juridike etj.".

Nė kėto fjali, sikundėr nė tė gjithė tekstin qė mbush faqen e internetit tė universitetit nuk i gjen askund germat "ė" dhe "ē", tė cilat janė zėvendėsuar respektivisht me "e" dhe "c", ēka ėshtė e papranueshme pėr njė dokument zyrtar e aq mė tepėr tė njė universiteti shtetėror.

Por edhe sikur ta pranojmė se ėshtė e mundimshme tė gjesh kėto germa nė tastierat qė nuk janė prodhuar pėr shqiptarėt, ka njė tufė gabimesh tė tjera si p.sh.: fjala "bashkėkohore" shkruhet "bashkė-kohore", apo fjala "pėrgatitur" shkruhet "pregatitur", fjala "turizėm" shkruhet "turizm", etj.


Historiku

14 vjet tė ekzistencės sė Universitetit Teknologjik "Ismail Qemali" tė Vlorės pėrmblidhen vetėm nė njė fjali nga stafi i ri i universitetit, i cili e pėrqendron vėmendjen vetėm te viti 2008. "Universiteti i Vlores u krijua ne 1994 si Universitet Teknologjik i Vlores. Sot ka rreth 15 000 studente ne programe te ndryshme me dhe pa shkeputje nga puna. Eshte universiteti i dyte per nga madhesia ne Shqiperi. UV ndodhet ne sheshin Pavarsia te Skeles. Programet e reja te cilat futen ne zbatim ne shtator 2008 e bejne UV universitetin me te mire ne Shqiperi dhe nje nga me te miret e Ballkanit ne fushat e shkencave dhe teknollogjise", thuhet nė faqen zyrtare nė internet, tė ish-universitetit "Ismail Qemali.



Skandali

Nė faqen e internetit gjendet edhe njė "dokument" qė rrėzon pretendimet pėr heqjen e emrit tė Ismail Qemalit, por universiteti prezantohet nė internet vetėm si Universiteti i Vlorės



Kronologjia


26 korrik 2008

Senati i universitetit teknologjik "Ismail Qemali" tė Vlorės miraton vendimin pėr heqjen e emrit "Ismail Qemali"


29 korrik 2008

Zbulohet se diplomat e shtypura pėrpara se tė merrej vendimi nė senat nuk e pėrmbanin emrin e Ismail Qemalit


6 gusht 2008

Zbulohet se edhe faqja nė internet e universitetit nuk e ka mė emrin e njeriut qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė



Pyetjet


Rektori ka kėrkuar 10 ditė "pushim", por pėrmasat e skandalit vazhdojnė tė rriten



Diplomat dhe faqja e internetit,

telashe tė reja pėr Shaskajn



Rektori i Universitetit tė Vlorės i ka dhėnė vetes 10 ditė kohė pėr tė gjetur njė rrugėdalje nga qorrsokaku ku u gjend pas 26 korrikut. Nė njė letėr qė i drejtohej mė shumė opinionit publik se sa stafit pedagogjik tė universitetit "Ismail Qemali" tė Vlorės, rektori Shaskaj deklaronte se nuk do tė kishte asnjė kontakt me median, tė paktėn deri mė 10 gusht.

Duhen edhe tri ditė deri nė skadimin e kėtij afati tė vendosur nga rektori, ndėrkohė qė ēėshtjet pėr tė cilat ai duhet tė pėrgjigjet janė shtuar. Pas mbylljes sė gojės nga ana e rektorit janė zbuluar dy elementė tė tjerė tė "skandalit", qė rrėzojnė plotėsisht ato qė ai ka thėnė deri tani. Rektori ngul kėmbė se nuk ka njė vendim pėr ndryshimin e emrit, ndėrkohė qė diplomat e universitetit tė drejtuar prej tij kanė dalė pa emrin e Ismail Qemalit, ndėrsa emri i Kryeministrit tė parė tė Shqipėrisė sė pavarur ėshtė fshirė edhe nga faqja nė internet e universitetit.

Nipi i Ismail Qemalit, profesor Nedim R. Vlora, sqaroi pak ditė pas vendimit tė senatit tė Universitetit tė Vlorės, se gjithēka ka ndodhur pėr shkak tė njė mosmarrėveshjeje mes tij dhe rektorit Shaskaj, nė lidhje me njė fond qė Universiteti i Barit kishte akorduar pėr Universitetin e Vlorės. "Ka qenė pikėrisht indiferenca e rektorit Shaska, ajo qė ēoi nė djegien e fondeve qė Universiteti i Barit kishte akorduar pėr atė tė Vlorės, pėrmes njė marrėveshjeje tė pėrbashkėt bashkėpunimi", thotė profesor Vlora nė letrėn e tij, tė publikuar nė gazetėn "Shqip" mė 29 korrik 2008. Vlora pohon se ka qenė njė nismė e tij personale dhe punė kėmbėngulėse qė ēoi deri nė nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje. Por menjėherė mė pas ka ardhur edhe propozimi i bėrė nė senat pėr heqjen e emrit tė Kryeministrit tė parė tė vendit nga ky universitet.

Por rektori Shaskaj e mohon kategorikisht kėtė rrėfim-akuzė tė pinjollit tė familjes Vlora. "Ėshtė hera e parė qė dėgjoj pėr prof. Vlorėn. Para disa minutash kam marrė vesh se mė kishte akuzuar se mė ka kėrkuar takim dhe unė e kam refuzuar. Ndoshta ėshtė e vėrtetė, por nė qoftė se kjo ka ndodhur, unė nuk kam qenė nė dijeni se kush ka qenė ky njeri. Nė tė kaluarėn ka pasur marrėveshje me universitete italiane, ku pala italiane ka marrė 950 000 euro, kurse Universiteti i Vlorės 15 000 euro. Grante tė tilla janė denigruese pėr ne dhe unė nuk kam ndėrmend tė vazhdoj gjėra tė tilla, kushdo qoftė pas tyre", u shpreh Shaskaj nė njė intervistė tė dhėnė nė njė agjenci lajmesh online.

Nė tė njėjtėn intervistė, qė ėshtė edhe e fundit e tij pėr kėtė ēėshtje, Shaskaj thotė se "ne nuk kemi marrė njė vendim pėr heqjen e emrit tė Ismail Qemalit. Njė vendim i tillė, me tė cilin ėshtė abuzuar dhe shpifur nė media pėr ditė me radhė, nuk ekziston. Ne kemi diskutuar mbi ndryshimin e emrit tė Universitetit tė Vlorės, kjo ėshtė e vėrtetė. Ėshtė lėnė e hapur ideja se diēka e tillė mund tė diskutohet me stafin akademik dhe studentėt kur tė fillojė viti shkollor. Mendoj se i gjithė opinioni, i cili po nxitohet nė reagime, do tė jetė dakord qė emri tė ndėrrohet nė qoftė se ka mbėshtetje nga tė gjithė studentėt e pedagogėt. Nuk shoh se cili ėshtė problemi kėtu".


Shaskaj

Gjatė kėtyre ditėve mė ka shqetėsuar pa masė reagimi i nxituar dhe aspak civil i shumė prej politikanėve dhe medias mbi kėtė ēėshtje. Duket se shoqėria jonė ėshtė naive dhe aspak tolerante



Vlorajt


Nipėrit e Ismail Qemalit:

Veprim i qėllimshėm


Dy nga pinjollėt e familjes Vlora, Nedim dhe Darling Vlora, kanė akuzuar rektorin Shaskaj pėr njė veprim tė qėllimshėm. I pari, profesori Nedim Vlora, nė njė letėr tė publikuar nė gazetėn "Shqip", sqaron me elegancė "incidentin" mes tij dhe rektorit Shaskaj, qė u pasua me vendimin e paprecedentė pėr ndryshimin e emrit tė universitetit. Ndėrkohė, nipi tjetėr, Darling Vlora, fare i drejtpėrdrejtė, e akuzon rektorin Shaskajn pėr veprimtari antikombėtare. Vetė rektori i ėshtė pėrgjigjur vetėm pretendimit tė ngritur nga profesor Nedim Vlora, pa kundėrshtuar plotėsisht ato qė ai thotė. "Mund tė kem refuzuar ndonjė takim me tė, por nuk e njoh dhe nuk e dija kush ishte", ka thėnė Shaskaj. (SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio