Studentet.info
Opinione : Universiteti “Sali Berisha”
Kyqur 25-08-2008 6:03:44 (1428 Lexime)

Nga: Bashkim Kopliku

E gjithė masmedia i doli nė mbrojtje Ismail Qemalit, kur ishte e qartė se rektori Shaskaj i Universitetit tė Vlorės, nuk....kishte gjė me tė, kur propozoi qė universiteti i tij, tė quhet thjesht "Universiteti i Vlorės". Ne jemi pėr kompromisin: "Universiteti i Vlorės, Ismail Qemali". Pra, emri shkurt tė jetė "Universiteti i Vlorės", dhe vetėm gjatė, apo pasi tė hapet njė universitet i dytė nė Vlorė, t'i shtohet edhe emri i Ismail Qemalit. Tė njėjtėn gjė do tė thoshim pėr tė gjitha universitetet e tjera, si "Universiteti i Durrėsit, Aleksandėr Moisiu", "Universiteti i Shkodrės, Luigj Gurakuqi", "Universiteti i Gjirokastrės, Eqerem Ēabej" etj. Masmedia, pa e kuptuar, u keqpėrdorėn me mjeshtėri nga forcat okulte tė kryeministrit aktual, qė tė pėrgatitet mendja e shqiptarėve, pėr tė pritur ""Universitetin Sali Berisha".

Natyrisht qė i konsiderojmė njerėz shumė tė shquar, si Ismail Qemalin, si dhe Aleksandėr Moisiun, Luigj Gurakuqin, Eqerem Ēabejn" etj. Por jemi dakord "t'u hiqet emri" i tyre nga plani i parė, jo pėr ndonjė mospėrshtatje tė tyre me universitetet, por pėr motive tė tjera. Mendojmė se heqja e emrave tė individėve, ėshtė njė kontribut nė goditjen e mendėsive tė kultit tė individit qė kanė zėnė vend nė shumė shqiptarė, mendėsi kėto qė po na dėmtojnė jo pak.
Shumė shqiptarė nė Shqipėri, shumica pa qenė tė vetėdijshėm, kanė nė nėnvetėdije mendėsinė e kultit tė individit tė kultivuar pėr shekuj, e sidomos pėr dhjetėra vjetėt e komunizmit nė Shqipėri. Sa e sa institucione nė periudhėn komuniste, quheshin "Enver Hoxha", apo dhe "Stalin", "Mao Ce Dun" etj.
Kulti i individit u kultivua jo pak edhe nė periudhėn post-komuniste. E shihni p.sh., qė ēdo gjė pėr t'u lavdėruar, nė shumicėn e partive, pėrqendrohet tek individė tė veēantė, tek kryetarėt, e jo tek institucionet, jo sė paku tek veprimtaria e njė grupi njerėzish. P.sh., dėgjohen vetėm "Sali Berisha", "Fatos Nano", "Edi Rama", "Ilir Meta" etj., dhe shumė mė pak PD-ja, PS-ja, LSI-ja etj.
E gjitha kjo nuk ėshtė njė diskutim teorik. Jo, pėr ne ėshtė e qartė, se me shejtanllėk po pėrgatitet tereni pėr tė pasur sė shpejti "Universitetin Sali Berisha"- po, po, mos u ēuditni, kjo hipotezė ka mjaft gjėra qė e vėrtetojnė. Mund t'ju duket e stėrholluar?! Jo, kur mendon se janė akoma gjallė, dhe bile shumė aktivė nė shėrbim tė z. Berisha, kuadrot e KQ tė partisė (komuniste), tė Sigurimit, tė instituteve e shkollave tė marksizėm-leninizmit, pra tė gjithė ata qė dikur manipulonin opinionin shoqėror, bile nganjėherė edhe atė ndėrkombėtar, saqė t'i jepet ēmimi i "popullit tė ushqyer mė mirė nė botė", Shqipėrisė sė fundit tė viteve '80, qė vuante urinė e taloneve (racionimit tė ushqimit).
Shqipėrisė i kanė ardhur shumė dėme nga kultivimi i kultit tė individit, apo nga individė figura e tė cilėve ėshtė sajuar, apo pėrforcuar nga propaganda. Ky sajim i figurės sė tyre ėshtė bėrė pothuaj gjithnjė nė dėm tė demokracisė dhe lirisė, pėr tė cilat ka shumė nevojė Shqipėria. Pa lirinė dhe demokracinė, do tė mbeteshim nė nivele komuniste, apo pothuaj-komuniste, dhe do t'i kishim tė mbyllura rrugėt pėr t'u zhvilluar me shpejtėsi, pėr tė ecur drejt Perėndimit. Mbase nė nėnvetėdije, edhe rektori Shaskaj i ėshtė frikėsuar kultit tė individit - e pėrse jo, ai ėshtė nga njė familje patriotike dhe antikomuniste, dhe ėshtė i edukuar nė Amerikė.
Natyrisht qė edhe nė Perėndim ka institucione, ka edhe universitete qė mbajnė emrat e personave tė shquar, pavarėsisht se kėto janė relativisht pak. Por mendoj se pėr kushtet e sotme tė Shqipėrisė, pėr mendėsitė e sotme tonat, duhet tė kemi tendencė t'i shmangim fare emrat e individėve, sado "tė mirė" tė na duken. Vite mė vonė, kur edhe ne shqiptarėt nė Shqipėri, tė jemi zhvilluar sa duhet, atėherė ky kufizim nuk do tė jetė mė i nevojshėm, bile natyrshėm as edhe njė diskutim si ky, nuk do tė kishte vend fare.
E fundit, por jo mė pak e rėndėsishmja: mendojmė se emri i universiteteve duhet tė caktohet, apo dhe tė ndryshohet, nga vetė universitetet (senatet etj.) nė bashkėveprim me bashkitė (pushteti lokal) e qyteteve ku funksionojnė. Nuk duhet tė merret me kėto emėrtime, as qeveria, as kuvendi, e as kush tjetėr.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio