Studentet.info
Lajme : Lufta mes universiteteve
Kyqur 25-08-2008 6:19:29 (1471 Lexime)

Harvardi lė pas Prinstonin, sfida e institucioneve mė prestigjiozė tė Amerikės

"Veritas, veritas, veritas". Lajmin e shumėpritur studentėt dhe Profesorėt e Harvardit e pritėn duke recituar me zė tė lartė moton e lashtė latine. Institucioni universitar mė i vjetėr nė Amerikė, pėr herė tė parė gjatė kėtij dhjetėvjeēari, ka kaluar rivalin e pėrjetshėm nė garėn pėr standardet mė tė larta. Lajmi u mėsua pas publikimit tė sė pėrvitshmit "Raporti i renditjes sė Universiteteve Amerikane dhe Botėrore" (Us News & World Report College Ranking).

Raporti klasifikon nė njė listė universitetet mė tė mira amerikane, nė bazė tė pėrshtypjeve tė mbledhura nė publik, intervistimeve tė studentėve dhe tė sapodiplomuarve, si edhe nė bazė tė publikimeve akademike tė specializuara. Pikėt llogariten pėrmes njė formule matematike dhe marrin parasysh faktorė si rezultatet e studentėve, vlerėsimi qė i bėhet universitetit nga institucionet e tjera tė tė njėjtit lloj, selektimi i studentėve dhe didaktika qė u vihet nė dispozicion kėtyre tė fundit.

Ekuacionet e bėra kėtė vit nga "Us News & World" kanė dhėnė njė rezultat tė pastėr: ėshtė Harvardi, ai Universitet ku cilėsia e jetės ėshtė mė e mirė dhe ku niveli i mėsimdhėnies ėshtė mė i lartė. "Ėshtė gjithnjė kėnaqėsi tė vlerėsohesh kaq lart", thotė Xhon Longbreik, zėdhėnėsi i Harvardit.

Prinstoni qė prej vitit 2001 ka qenė mbreti i padiskutueshėm pėr sa u pėrket universiteteve, duke lejuar nė ndonjė rast qė Harvardi thjesht tė ulej nė tė njėjtėn shkallė tė podiumit me tė. Prestigji i universitetit tė Masaēusetst konfirmohet nga kriteret tejet tė larta qė duhen pėrmbushur, pėr tė pasur mundėsinė e studimit nė kurset e tij. Por njėherėsh edhe nga standardet shumė tė larta tė rendimentit, tė cilave u nėnshtrohen ata studentė qė arrijnė tė fitojnė tė drejtėn pėr tė studiuar aty.

Sa pėr tė sjellė njė shembull, gjatė stinės sė fundit akademike, janė kthyer mbrapsht 93 pėr qind e 27.462 kėrkesave pėr tė nisur studimet nėpėr fakultetet e Harvardit, pėrqindja mė e lartė ndėr gjithė universitetet e tjera, por mė e larta edhe nė Historinė e vetė Harvardit. Shkaku duhet kėrkuar te shtimi i kėrkesave pėr pranim dhe te vėshtirėsia e testeve hyrės. "Afrimi i studentėve tė standardeve mė tė larta i bėn shumė mirė reputacionit tonė", shpjegon Longbreik. "Megjithatė u kėrkojmė atyre qė kalojnė testet e pranimit tė mos u japin shumė rėndėsi notave vlerėsuese por tė zgjedhin ato degė qė u pėrshtaten mė mirė prirjeve tė tyre personale".

Ajo qė dihet me siguri ėshtė se pėr mijėra tė rinj amerikanė (nė fakt jo vetėm amerikanė) Harvardi mbetet njė prej universiteteve mė tė ėndėrruara, edhe mė shumė sot, me rastin e zyrtarizmit tė pozitės prej institucioni mė i mirė nė Amerikė. Ndėrkaq rivalit me vendndodhje nė Nju Xhersi i duhet tė kėnaqet me vendin e dytė qė lė vėrtetė shije tė hidhur, por qė nuk i cenon prestigjin, duke parė se ka lėnė pas universitete tė tjera tė niveleve po kaq tė larta, siē ėshtė ai i Jalės nė Konektikat apo Universiteti Stanford nė Kaliforni.

Ndėrkaq pėr tė mėsuar cili ėshtė universiteti mė i mirė njujorkez, duhet zbritur nė vendin e tetė tė listės ku gjendet Universiteti i Kolumbias, i vetmi institucion i Mollės sė Madhe qė ka bėrė vend mes dhjetė mė tė mirėve. Berkelei, njė tjetėr Universitet kalifornian fiton vendin e parė nė klasifikimin e shkollave tė larta publike.

Parakalimi i Harvardit i djeg shumė Prinstonit, i cili, duke respektuar deri nė njė traditėn e lojės sė ndershme mes Universitetve mė tė mira Amerikane (Ivy League), pėrmes njė deklarate pranoi humbjen pa bėrė komente tė detajuara: "Jemi tė kėnaqur qė renditemi sėrish mes universiteteve mė tė mira dhe do vazhdojmė punėn pėr arritjen e rezultateve gjithnjė e mė tė larta, duke u garantuar studentėve tanė dhe familjeve tė tyre prestigjin maksimal tė shkollės".

Gjithsesi, njė prej zėdhėnėsve, nė pėrgjigjen e dėrguan nė njė tė pėrditshme amerikane pėrmes postės elektronike, nuk la pa pėrmendur se nė njė tjetėr klasifikim, kėsaj here tė realizuar nga Revista "Forbes" mė 14 gusht, Prinstoni u rendit nė vendin e parė, ndėrkohė qė Harvardit iu desh tė kėnaqej me tė tretin.

Duhet thėnė se ndodh jo rrallė qė kėto klasifikime tė hidhen poshtė nga tė tjera, madje edhe tė kritikohen. Madje edhe vetė raporti "Us News & World Report College Ranking" ėshtė vėnė nėn shėnjestėr prej rreth 15 rektorėsh universitarė, tė cilėt e akuzojnė se i jep shumė rėndėsi listave tė pranimit dhe jo objektivave didaktikė.

Por duke lėnė mėnjanė polemikat, duhet vėrejtur se jo tė gjithė nė Prinston e kanė pėrtypur me lehtėsi parakalimin nga rivali i pėrhershėm, ndoshta pasi sfida mes kėtyre dy institucioneve ėshtė shekullore dhe dy rivalėt i lėshojnė njėri-tjetrit rrufe nobelistėsh, krerėsh tė lartė politikė, financimesh gjigande. Shpesh kanė qenė kėta faktorė qė e kanė nxjerrė njėrin fitues e tjetrin humbės e anasjelltas.

Harvardi ėshtė mė i lashti ndėr tė dy. Ėshtė themeluar nė vitin 1636 dhe zotėron njė total asetesh prej rreth 35 miliardė dollarėsh. Nė bankat e tij janė formuar personazhe si fituesi i ēmimit Nobel nė ekonomi, Pol Samuelson, nobelisti tjetėr Al Gor, apo presidenti aktual amerikan Xhorxh Bush, ashtu si edhe bashkėshortėt Obama. Ndėr ish-studentėt e tij rreshtohet edhe protagonisti i bestsellerit "Kodi Da Vinēi".

Prinstoni ėshtė mė i vonshėm, ėshtė themeluar nė vitin 1746 dhe fondet e tij nuk i kalojnė 15 miliardė dollarėt. Por ka nxjerrė nga bankat emra jo mė pak tė rėndėsishėm se rivali. Mjafton tė kujtojmė gjeniun e matematikės Xhon Nesh apo Presidentin e shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Xhon Fitzxherald Kenedi, financierin Karl Ikahn e njė seri tė gjatė me emra tė tillė.

Me pak fjalė, dy shkolla me peshė nė botėn e formimit, qė prej dekadash pėrplasen pėr tė zėnė vendet e para nė klasifikimet kombėtare dhe ndėrkombėtare: sigurisht qė kėtė vit Harvardi kaloi pėrpara, por nė Prinston premtojnė pėr hakmarrje tė shpejtė, madje kanė filluar qė tani tė kėndojnė "Zoti e do Prinstonin".(SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio