Studentet.info
Lajme : USAID-i ndihmon Universitetin e Prishtinės nė modernizimin e administratės
Kyqur 27-08-2008 3:16:37 (1503 Lexime)


PRISHTINĖ, 26 GUSHT - Gjatė dy viteve tė ardhshme USAID-i amerikan do ta ndihmojė Universitetin e Prishtinės nė modernizimin e sistemit administrativ, qė pėrfshinė digjitalizimin a administratės pėrmes pėrdorimit tė teknologjisė informative. Marrėveshja u nėnshkrua nga drejtori i Misionit tė USAID-it, Michael Farbman dhe Rektorii Enver Hasani, ndėrsa projekti do tė kushtojė afėr 1.5 milion dollarė.
Me kėtė projekt, administrata e Universitetit tė Prishtinės do tė jetė plotėsisht e digjitalizuar, ndėrsa brenda dy vitesh do tė hiqen nga pėrdorimi edhe indekset e studentėve. Kjo do t’i mundėsojė universitetit njė efikasitet shumė mė tė lartė tė punės dhe do tė eliminojė pritjet dhe tollovitė para sporteleve tė shėrbimeve tė studentėve nėpėr fakultetet e UP-sė.

Drejtori i Misionit tė USAID-it, Michael Farbman, tha se pėrmirėsimi i sistemit administrativ, menaxhimit tė procedurave dhe mėsimdhėnies janė ēelės pėr sukses tė Universiteti i Prishtinės drejt pėrparimit nė procesin e Bolonjės, duke pėrfshirė mė shumė autonomi dhe shtim tė numrit tė studentėve.

“Qeveria e Shteteve tė Bashkuara dhe populli amerikan e pranojnė se cilėsia e arsimit tė lartė ėshtė kyēe pėr tė ardhmen e Kosovės, si pėr zhvillimin e saj ekonomik, ashtu edhe pėr qeverisjen demokratike. Pėrfundimisht ne besojmė se kėta hapa do tė ndihmojnė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė mėsimdhėnies dhe pėrvojės mėsimore pėr studentėt”, ka thėnė Farbman.

Rektori Enver Hasani premtoi angazhim pėr ta arsyetuar kėtė ndihmė qė populli dhe shteti amerikan ka ofrua pėr Universitetin e Prishtinės. Ai tha se me sistemin e digjitalizuar do tė punojė stafi ekzistuesi i administratės, ndėrsa nuk pati pėrgjigje nėse do tė kėtė zvogėlim tė numrit tė punėtorėve.

“Nuk mund tė them kurrgjė pėr atė d.t.th., tepricėn teknologjike; do tė shikojmė… Ne do tė bėjmė trajnime qė ėshtė e paraparė me kėtė projekt dhe nuk ėshtė ndonjė problem i madh”, ka thėnė rektori Hasani.

Ky projekt u vlerėsua si shumė i rėndėsishėm edhe pėr faktin se tashti numri i studentėve do tė jetė mė i madh, pas mos-akreditimit tė universiteteve private.(RTK)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio