Studentet.info
Lajme : Bursat e reja pėr studentėt dhe nxėnėsit e tė mesmeve
Kyqur 28-08-2008 7:24:05 (2029 Lexime)

TIRANĖ, 28 GUSHT- Kėshilli i Ministrave miratoi dje 190 bursa, pėr nxėnėsit, dhe 1600 bursa, pėr studentėt, pėr vitin shkollor 2008-2009. Vlera monetare e bursave pėr nxėnėsit dhe studentėt nė institucionet arsimore publike, si dhe kuotat ushqimore ditore pėr ta do tė ndryshojnė pėrkatėsisht me 500 lekė dhe 1000 lekė tė reja nė muaj, krahasuar me ato tė njė viti mė parė. Kjo pėr tė "kompensuar" situatėn ekonomike nė vend, pėrfshi edhe atė tė ēmimeve tė rritura. Numri i studentėve, qė pėrfitojnė mbėshtetje financiare kėtė vit, ėshtė i njėjtė me atė tė njė viti mė parė, ndėrsa ai i nxėnėsve tė shkollave tė mesme ėshtė shumė mė i ulėt. Pra, vetėm 190, nga 1600 qė ishte njė vit mė parė. Kjo, pėr shkak se nuk do tė ketė vite tė para, si pasojė e ndryshimit tė sistemit nga ai 8-vjeēar nė 9-vjeēar dhe atij tė mesėm nga katėr nė trevjeēar.

Ndėrkohė qė niveli mujor i bursės pėr studentėt ishte nga 8000-8500 lekė dhe bėhet 8500-9000 lekė. Ndėrsa pėr nxėnėsit ishte 5000-5500 lekė dhe aktualisht kjo bursė mujore bėhet 6000-6500 lekė tė reja nė muaj. Kėtė vit do tė pėrfitojnė edhe 30 maturantėt mė rezultatet mė tė larta tė Maturės Shtetėrore.

Pėrfituesit dhe kriteret

Qė njė nxėnės tė pėrfitojė njė bursė mujore, apo kuota ushqimore ditore, duhet qė tė plotėsojė disa kritere. I pari ėshtė ai ekonomik, ku mes pėrfaqėsuesve janė tė rinjtė qė jetojnė nė familje me kushte ekonomike qė nuk mund tė pėrballojnė plotėsisht shkollimin e fėmijėve. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave pėrcakton si pėrfitues sipas kriterit ekonomik: "Nxėnėsit ose studentėt, qė vazhdojnė studimet larg vendbanimit tė tyre, nė largėsinė mbi 5 km; ata qė banojnė nė fshat, pa shkollė 9-vjeēare, brenda rrezes prej 5 km, e qė vendosen nė konvikt publik; nxėnėsit ose studentėt, qė kanė pėrfituar statusin e jetimit; ata qė kanė humbur kujdestarinė prindėrore, me vendim gjykate, tė formės sė prerė. Secili nga studentėt bashkėshort, me fėmijė, qė plotėson kriterin ekonomik e qė vendoset nė konvikt publik; fėmija, nxėnės apo student, qė ka statusin e invalidit,

paraplegjik dhe tetraplegjik".

Njė tjetėr kriter ėshtė edhe ai i rezultateve tė shkėlqyera nė mėsime, nga i cili pėrfitojnė: nxėnėsit e arsimit tė mesėm profesional, qė kanė mbaruar vitin shkollor pararendės, me tė gjitha notat 10-a; studentėt, qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė, e qė kanė mbaruar shkollėn e mesme, me Medalje Ari; studentėt, qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė, e qė janė shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės mė tė mirėt e Maturės Shtetėrore. Pėr vitin 2008 janė gjithsej 30 tė tillė. Kjo kategori studentėsh pėrfiton bursė vetėm pėr vitin shkollor 2008-2009. Gjithashtu, nė kėtė vendim pėrfshihen edhe studentėt, qė kanė mbaruar vitin akademik, pararendės, me tė gjitha notat 10-a, si dhe ata qė vazhdojnė studimet nė degėt matematikė dhe fizikė, nė vitet e dyta e lart dhe qė e kanė pėrfunduar vitin akademik, pararendės, me notėn mesatare mbi 8-tė. Por, mes pėrfituesve tė kėsaj pėrkrahje monetare mujore janė edhe kategori tė veēanta tė rinjsh, si fėmijėt e policėve tė vrarė nė krye tė detyrės. Nė fillim tė ēdo viti akademik, Ministria e Brendshme dėrgon nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės listėn pėr kėtė kategori. Qeveria merr pėrsipėr qė tė japė bursa edhe nė pėrputhje me degėt pėrparėsore pėr zhvillimin e ekonomisė. Listės sė pėrfituesve nė kėtė drejtim i shtohen edhe nxėnėsit, tė cilėt vazhdojnė studimet nė shkollat profesionale, nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore dhe nė ndėrtim, nė vitet e dyta e lart, dhe qė kanė mbaruar vitin akademik, pararendės, me notėn mesatare mbi 8-tė.

Afatet

Afati pėrfundimtar pėr shqyrtimin dhe miratimin e bursave pėr vitet e para ėshtė data 15 dhjetor 2008, pėr tė gjitha kategoritė e shkollave, ndėrsa pėr vitet e dyta e lart, ėshtė data 30 nėntor 2008. Nė raste tė veēanta, kur kėshilli i bashkisė apo i komunės nuk mund ta miratojė, brenda kėtij afati, numrin e bursave tė dhėna, mbetet kompetencė e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės shqyrtimi i kėtyre vendimeve, rast pas rasti.

Pėrjashtohen

Ka edhe njė grup nxėnėsish dhe studentėsh, tė cilėt pėrjashtohen nga pėrfitimi i bursės ose nuk e pėrfitojnė atė nė rastet kur kur: janė ndarė nga trungu familjar; familjet e tyre ushtrojnė veprimtari private; vazhdojnė studimet nė njė program tė dytė studimi; shpallen mbetės dhe humbasin vitin shkollor, pėr arsye tė rezultateve jokaluese.

Procedurat

Ministria e Arsimit harton planin e shpėrndarjes sė bursave, pėr drejtoritė arsimore rajonale (DAR) dhe zyrat arsimore (ZA), pėr vitet e para, sipas kuotave tė miratuara pėr nxėnėsit dhe studentėt. Drejtoritė dhe zyrat arsimore pas kėshillimit me strukturat e pushtetit vendor, bėjnė planin e shpėrndarjes sė bursave nė bashki dhe komuna, nė pėrputhje me kėrkesat e paraqitura, paraprakisht. Pushteti vendor, bazuar nė planin e pėrcaktuar, vendos sė bashku me kėshillat pėr dhėnien e bursave, sipas kritereve ekonomike, tė pėrcaktuara nė kėtė vendim. Ata duhet t‘u japin pėrparėsi nxėnėsve dhe studentėve nga shtresat sociale nė nevojė, pėr trajtimin me bursė tė plotė ose, nė pamundėsi, trajtimin me gjysmė burse. Bashkitė dhe komunat, detyrimisht, u dėrgojnė, nė rrugė zyrtare, drejtorive arsimore rajonale apo zyrave arsimore pėrkatėse, vendimet pėr dhėnien e bursave, tė shoqėruara me dokumentacionin pėrkatės. Kėto tė fundit u dėrgojnė institucioneve tė arsimit tė lartė, bashkive dhe komunave, qė menaxhojnė konviktet, listėn emėrore tė nxėnėsve dhe studentėve, qė do tė trajtohen me bursė, sė bashku me vendimet origjinale tė kėshillave bashkiake apo tė komunave. Njė kopje e kėsaj liste dėrgohet edhe nė MASH. Bursat e nxėnėsve, pėr vitet e dyta e lart, rishqyrtohen dhe miratohen, ēdo vit, nga kėshilli i bashkisė dhe komunės, sipas vendndodhjes, territoriale e administrative tė konvikteve, ku janė vendosur nxėnėsit konviktorė. Nxėnėsit, qė nė vitin e parė kanė pėrfituar bursė, me vendim tė kėshillit tė bashkisė apo komunės, ku kanė vendbanimin e pėrhershėm, e marrin kėtė bursė deri nė pėrfundim tė viteve tė shkollimit, nėse atyre nuk u ndryshojnė kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnė mbetės. A. Rr.


15

Bursa tė larta pėr vitin shkollor 2008-2009, i jepen Bashkisė sė Tiranės pėr studentėt, qė vijnė nga familjet ose shtresat sociale nė nevojė, invalidėt, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, duke i pėrjashtuar nga kriteri, qė tė vazhdojnė studimet jashtė vendbanimit tė tyre


190

Ėshtė numri total i bursave, tė planifikuara pėr nxėnėsit, qė vazhdojnė studimet nė shkollat profesionale, nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore dhe nė ndėrtim, nė vitet e dyta e lart, dhe qė kanė mbaruar vitin akademik, pararendės, me notėn mesatare mbi 8-tėpėr vitin shkollor 2008-2009


130

Ėshtė numri i studentėve, qė pėrfitojnė bursė nga rezultatet e larta, brenda numrit tė pėrgjithshėm tė bursave, tė dhėna pėr vitin shkollor 2008-2009. Institucionet e arsimit tė lartė paraqesin, nė Ministrinė e Arsimit, kėrkesat pėr studentėt, qė pėrfitojnė bursė



Profesionalet

Bursat pėr nxėnėsit, tė cilėt studiojnė nė shkollat profesionale, nė degėt parėsore pėr zhvillimin e ekonomisė, si nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore dhe nė ndėrtim, nė vitet e dyta e lart, dhe qė kanė mbaruar vitin akademik, pararendės, me notėn mesatare mbi 8-tė



Rishqyrtimet

Bursat e studentėve, pėr vitet e dyta e lart, rishqyrtohen dhe miratohen, ēdo vit, nga institucionet e arsimit tė lartė. Studentėt e viteve tė dyta e lart, qė nuk kanė pėrfituar bursė dhe plotėsojnė kriterin ekonomik, mund ta pėrfitojnė atė brenda planit tė bursave




Tė vazhdueshėm

Studentėt, qė, gjatė vitit tė parė, kanė pėrfituar bursė me vendim tė kėshillit tė bashkisė apo komunės, ku kanė vendbanimin e pėrhershėm, e marrin kėtė bursė deri nė pėrfundim tė viteve tė shkollimit, nėse atyre nuk u ndryshojnė kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnė mbetės





Kategoritė

Nxėnėsit/studentėt, qė kanė pėrfituar statusin e jetimit, nxėnėsit e Institutit tė Fėmijėve, qė nuk Dėgjojnė dhe tė Institutit tė Fėmijėve, qė nuk Shikojnė, pėrfitojnė falas veshmbathje, libra, fletore. Ata pėrjashtohen nga detyrimet e tarifave tė shėrbimeve



Falas

Nxėnėsve/studentėve, qė kanė pėrfituar statusin e jetimit, u sigurohen falas, nga fondet e shkollave pėrkatėse, shėrbimi shėndetėsor, shėrbimi dentar dhe medikamentet, pas paraqitjes sė librezės dhe tė kartės shėndetėsore, si dhe tė epikrizės, nga qendra spitalore e rrethit



Afatet

Afati pėrfundimtar pėr shqyrtimin dhe miratimin e bursave pėr vitet e para ėshtė data 15 dhjetor 2008, pėr tė gjitha kategoritė e shkollave, ndėrsa pėr vitet e dyta e lart, ėshtė data 30 nėntor 2008



Jetimėt

Nxėnėsit jetimė e pėrfitojnė bursėn edhe gjatė pushimeve verore, si dhe vetėm njė vit, kur humbasin vitin shkollor, pėr rezultate jokaluese



Trajtimi

Fėmijėt dhe mėsuesit e institucioneve tė arsimit special, pa konvikt, trajtohen falas nga shteti, me njė vakt ushqim (drekė), me vlerė deri nė 150 lekė nė ditė




Llogaria

Fondet buxhetore pėr mbulimin e shpenzimeve pėr bursat, si dhe numri i bursave pėr studentėt administrohen nga institucionet e arsimit tė lartė dhe u paguhen, ēdo muaj, me kalim, nė numrin e llogarisė bankare tė ēdo studenti



Fondet

Buxhetore pėr mbulimin e shpenzimeve si "Kuota ushqimore" dhe numri i bursave pėr nxėnėsit administrohen nga bashkia/komuna, sipas vendndodhjes, territoriale dhe administrative, tė konvikteve, ku janė vendosur nxėnėsit konviktorė, dhe u jepen nxėnėsve vetėm me ushqim, nė konvikt

Pėrfitues

Kriteri ekonomik


Nxėnėsit/studentėt, qė vazhdojnė studimet larg vendbanimit tė tyre, nė largėsinė mbi 5 km, dhe plotėsojnė kriterin ekonomik


Nxėnėsit, qė banojnė nė fshat, pa shkollė 9-vjeēare, brenda rrezes prej 5 km, e qė vendosen nė konvikt publik


Nxėnėsit/studentėt, qė kanė pėrfituar statusin e jetimit dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik


Nxėnėsit/studentėt, tė cilėt kanė humbur kujdestarinė prindėrore, me vendim gjykate, tė formės sė prerė, dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik


Secili nga studentėt bashkėshort, me fėmijė, qė plotėson kriterin ekonomik e qė vendoset nė konvikt publik



Fėmija, nxėnės apo student, qė ka statusin e invalidit,

paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe qė plotėson kriterin ekonomik


Rezultatet e larta


Nxėnėsit e arsimit tė mesėm profesional, qė kanė mbaruar vitin shkollor pararendės, me tė gjitha notat 10-a.


Studentėt, qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė, e qė kanė mbaruar shkollėn e mesme, me Medalje Ari.


Studentėt, qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė, e qė janė shpallur nga MASH mė tė mirėt e Maturės Shtetėrore


Pėr vitin 2008 janė, gjithsej, 30 (tridhjetė). Kjo kategori studentėsh pėrfiton bursė vetėm pėr vitin shkollor 2008-2009.


Studentėt, qė kanė mbaruar vitin akademik, pararendės, me tė gjitha notat 10-a.


Studentėt, qė vazhdojnė studimet nė degėt matematikė dhe fizikė, nė vitet e dyta e lart dhe qė e kanė pėrfunduar vitin akademik, pararendės, me notėn mesatare mbi 8-tė.(SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio