Studentet.info
Lajme : Vataj: Universitetet private nuk janė ilegale
Kyqur 30-08-2008 5:59:07 (1557 Lexime)

PRISHTINĖ, 30 GUSHT - Kėshilltari politik nė Ministrinė e Arsimit, Ramė Vataj nė njė intervistė pėr agjencinė e lajmeve INA thotė se Universitet private nė Kosovė nuk do tė mbyllen plotėsisht, mirėpo nuk kanė tė drejtė tė pranojnė studentė tė rinj.

“Universitet private qė funksionojnė nė Kosovė nuk janė ilegale. Kėto Universitete private iu janė nėnshtruar njė procedure te ashtuquajtur tė akreditimit dhe nga raporti i Kėshillit Britanik pėr Akreditim (Agjension ndėrkombėtar) ka dalėqė asnjė Institucion Privat i Arsimit tė Lartė nė Kosovė, nuk i plotėson kushtet pėr tė dhėnė grada akademike. Kėto universitete kanė mundėsi tė aplikojnė pėr akreditim tė dytė gjatė vitit shkollor tė cilin po e fillojmė”, theksoi Vataj.

Ai tha se megjithatė do tė vazhdojė procesi mėsimor pėr ata studente tė cilėt janė nė vitin e dytė, tė tretė e kėshtu me radhė.

Kėshilltari Vataj deklaroi se Ministria e Arsimit i ka bėrė tashmė tė gjitha pėrgatitjet pėr tė filluar vitin e ri akademik si nga ana teknike ashtu edhe nė zgjedhjen e personelit.

“Nė rrjedhe ėshtė procesi i licencimit tė arsimtareve, qe nėnkupton dhe rritjen e rrogave te arsimtarėve dhe rangimi i tyre sipas pėrgatitjes sė tyre shkollore, funksionit dhe pėrvojės se tyre te punės. Poashtu ėshtė duke u bėrė shpėrndarja e librave, tė gjithė nxėnėsve deri nė klasėn e V (duke pėrfshirė edhe kėtė klasė) dhe kjo shpėrndarje do tė kryhet deri me 1 shtator”, tha Vataj.

Vataj pėr agjencinė e lajmeve INA thotė se Ministria e Arsimit ka njė bashėkpunim tė mirė edhe me shkollat shqipe ne Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė.

“Bashkėpunimi ėshtė i mirė, pėr aq sa u lejojnė ligjet nė Serbi. Kemi shumė nxėnės nga kėto vise tė cilėt ndjekin mėsimet ne shkollat e mesme nė Kosove dhe janė njėjtė tė trajtuar sikur fėmijėt banorė tė Kosovės. Meqenėse ne kėto vise mėsohet me planprograme tė Serbisė, ne edhe po tė duam nuk mund t’u ndihmojmė diēka mė tepėr”, theskoi Vataj.

Sipas tij, vendimi i Qeverisė serbe pėr mosnjohjen e diplomave tė Kosovės e vėshtirėson edhe mė tutje gjendjen e arsimit tė shkollimit shqip nė Luginėn e Preshevės.
( D.Hebibi/INA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio