Studentet.info
Lajme : Universiteti i Tiranės i cenuar nga Matura Shtetėrore
Kyqur 13-09-2008 2:40:27 (1893 Lexime)

TIRANĖ, 13 SHTATOR - Nė kohėn kur tė rinjtė fitues po regjistrohen nė universitete, vijnė edhe kritikat e para pėr sistemin qė zgjodhi emrat e tyre. Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, Shezai Rrokaj, u shpreh pėr "Shqip" se nė Universitetin e Tiranės po ulet cilėsia, pėr shkak se nuk fitojnė studentėt e mirė. Sipas tij, kėtė vit akademik kanė fituar nė UT-tė vetėm 27 pėr qind e tė rinjve, qė e kishin kėtė universitet si degė tė parė nė formularin A2. Ēka do tė thotė se tė tjerėt do tė detyrohen tė shkojnė nė njė degė qė nuk e preferojnė, ose nė degėn qė preferojnė tė universiteteve private. Po kėshtu, Rrokaj sheh me dyshim edhe faktin qė u eliminuan nga gara mbi 13 mijė maturantė. "Kjo do tė thotė se, ose mėsuesit e gjimnazeve nuk janė tė mirė, ose ata qė konceptojnė testet kanė probleme, ose ata qė formojnė mekanizmat i kanė konceptuar gabim".

Unė nuk dyshoj te dy tė parat, por tek e treta, shtoi mė tej Rrokaj. Sipas tij, ėshtė Ministria e Arsimit, ajo qė e ka ngritur lart stekėn, duke vendosur sa do kalojnė e sa mbesin nė klasė, me qėllim eliminimin e tyre nga konkursi i pranimit nė shkollat e larta. Kreu i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, Rrokaj, ka qenė edhe rektor i UT-sė deri nė dhjetor tė 2007-ės dhe e njeh mirė sistemin e maturės shtetėrore. Ai flet me detaje pėr problemet qė ajo paraqet, duke renditur si tė parėt mos klasifikimin e saktė tė tė rinjve fitues. Dihet se Universiteti i Tiranės ėshtė mė i preferuari nga tė rinjtė e tė gjithė vendit, por edhe pse i tillė ai nuk arrin tė pėrthithė studentėt mė tė mirė dhe kjo pėr shkak tė sistemit tė padrejtė tė pėrzgjedhjes qė aplikon Ministria e Arsimit qė nga viti 2006. Matura duhet tė vinte nė pėrmirėsim dhe jo nė pėrkeqėsim, shprehet Rrokaj. Njė nga vėrejtjet e Rrokajt ėshtė edhe pėr formularin A2. "Tė rinjtė mund tė kenė njė, dy apo tre preferenca pėr degėt universitare dhe jo 10, sa gjenden nė formularin A2". Kjo do tė thotė se kandidatėt zgjedhin me pėrgjegjėsi preferencat e para dhe tė tjerat i plotėsojnė sa pėr tė thėnė. Kėtė e ka treguar mė sė miri eksperienca, kur tė rinjve qė i ka dalė e drejta e studimit te preferenca e 6-tė kanė ngurruar tė ēregjistrohen dhe tė shkojnė nė fazėn e dytė te preferenca e 5-tė", shprehet Rrokaj. Dhe ja ku dolėm te vėrejtja tjetėr e dekanit. "Nuk ėshtė normale, thotė ai, qė njė student qė ėshtė i kėnaqur me degėn ku ka fituar tė ēregjistrohet me pahir e tė shkojė nė njė degė tjetėr, vetėm e vetėm se kėshtu ėshtė sistemi. "Unė sot u ndalova nga njė studente e saporegjistruar nė degėn e gazetarisė, e cila mė shprehu shqetėsimin se nuk donte tė kalonte nė degė tjetėr nė regjistrimet e dyta. Sistemi i pranimit tė tė rinjve duhet t‘i afrohet preferencės sė tyre dhe jo tė jetė pre e njė programi kompjuterik", thotė ai. Nė deklaratat e saj Ministria e Arsimit ka pėrjashtuar kėrkesėn e tė rinjve pėr tė mos u regjistruar nė fazėn e dytė, pra nė degėn ku shpallen pėrfundimisht si fitues.

Pėrzgjedhja e fituesve ėshtė paksa e komplikuar, pasi studenti shpallet dy herė fitues nė dy degė tė ndryshme dhe ėshtė i detyruar tė ēregjistrohet tek e para. Aktualisht po kryhen regjistrimet e para. MASH ka shpallur listėn me 19 mijė fitues tė shkollave tė larta. Por le tė themi se ata tani po regjistrohen nė njė degė tė rreme, pasi me riklasifikimin e fituesve atyre iu del emri nė njė degė tjetėr. Pėr tė marrė vesh se nė cilėn degė do tė ndjekin studimet e larta, ata duhet tė presin deri mė 27 shtator, kur shpallen listat e dyta. E tillė ėshtė matura shtetėrore dhe meritė preferenca qė aplikohen pėr testimin e dijeve dhe mė pas shpėrndarjen e tė rinjve nė shkollat e larta. Ata konkurrojnė dhe renditen sipas pikėve nė degėt ku kanė konkurruar. Pasi mbyllen regjistrimet e para Ministria e Arsimit sheh se sa vende kanė mbetur bosh, pasi mjaft tė rinj shkojnė jashtė me studime dhe bėn renditjen e dytė tė studentėve. Nėse nė degėn e Fakultetit tė Historisė mbeten 5 vende bosh me regjistrimet e dyta hyjnė 5 studentė qė nė regjistrimet e para kanė dalė fitues nė njė fakultet tjetėr. Edhe pse ata mund tė jenė tė kėnaqur me fakultetin e parė qė fituan janė tė detyruar tė ēregjistrohen dhe tė shkojnė tek historia. Kjo situatė ėshtė nė shkollat e larta tė tė gjithė vendit.(SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio