Studentet.info
Lajme : U prezantua programi i Seminarit II Ndėrkombėtar tė Albanologjisė
Kyqur 16-09-2008 2:06:33 (1171 Lexime)

TETOVĖ, 16 SHTATOR - Universiteti Shtetėror i Tetovės nė periudhėn prej 22-28 shtator 2008 organizon Seminarin e Dytė Ndėrkombėtar tė Albanologjisė nė Ohėr. Si njė nga aktivitetet mė tė rėndėsishme kulturore-shkencore tė vitit nė Maqedoni, Seminari i albanologjisė tėrheq emra tė shquar studiuesish nga vendi e bota.
Drejtoria e Seminarit organizoi konferencė me gazetarė pėr tė informuar mbi aktivitetet e parapara gjatė javės seminarike.

Drejtori i Seminarit, prof. dr. Qemal Murati informoi se nė programin e seminarit janė paraparė ligjėrata tė veēanta tė gjuhėsisė dhe letėrsisė, dy tryeza shkencore qė do tė shėnojnė 100-vjetorin e lindjes sė Eqrem Ēabej dhe 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit, promovime tė botimeve tė rėndėsishme ndėr tė cilat edhe botimi i punimeve tė seminarit tė vitit tė kaluar tė albanologjisė, ndarja e ēmimit “Kongresi i Manastirit” pėr studiuesit nė fushėn e albanologjisė si dhe sesionet me temė “Gjuha shqipe dhe prirje tė saj”, “Letėrsia shqipe dhe letėrsia evropiane sot” dhe “Historia ndėrmjet mitit dhe realitetit”.
“Ky seminar qė ėshtė gjithnjė nė rritje, sivjet do tė tubojė mbi 150 studiues tė fushave tė ndryshme tė albanologjisė nga tė gjitha hapėsirat tona shqiptare dhe nga bota e jashtme”- u shpreh profesor Murati.
Seminari i Dytė Ndėrkombėtar i Albanologjisė, tanimė tradicional, mbahet nėn patronatin e Kryeministrit tė R. Maqedonisė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio