Studentet.info
Lajme : Sherri Ministri-fakultet, rrezikohen Masterat
Kyqur 16-09-2008 2:55:30 (1351 Lexime)

TIRANE, 16 SHTATOR - Janė miratuar mbi 30 programe pėr ciklin e dytė tė studimeve pėr kėtė vit akademik, por ata rrezikojnė tė dėshtojnė. Kjo sepse Ministria e Arsimit e Shkencės dhe universitetet nuk kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt. Universitetet shprehen se ende nuk u ka mbėrritur shkresa zyrtare nga dikasteri i arsimit, ndėrsa MASH shprehet se kjo ėshtė thjesht zvarritje burokratike dhe se universitetet duhet tė nisin regjistrimet.

Universitetet
Pas vendimit tė qeverisė sė disa ditėve mė parė, kur u dha "ok" rreth 30 programeve studimi tė ciklit tė dytė tė studimeve nė Universitetin e Tiranės, atė Politeknik dhe atij tė Kamzės, me qindra tė rinj tė cilėt janė diplomuar kėtė vit me sistemin 3-vjeēar, kanė trokitur nė dyert e universiteteve pėr tė marrė kriteret apo dhe datat kur do tė nisė viti akademik. Por nė tė vėrtetė nuk kanė mėsuar asgjė tė re dhe fakultetet i kanė kthyer mbrapsht. "Gazeta" u interesua pranė rektoratit tė Universitetit tė Tiranės si dhe pranė fakultetit Ekonomik e atij Filologjik pėr tė njėjtėn gjė, por morėm vetėm njė pėrgjigje: ende nuk na ka ardhur shkkresa zyrtare pėr miratimin e tyre. Specialistėt e universiteteve shpjegojnė se ata i kanė dėrguar nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės kurrikulat pėr programet e ciklit tė dytė tė studimit, tė cilat kalojnė nėpėr disa etapa deri sa tė marrin "ok-in" pėrfundimtar, dhe pa u mbėrritur shkresa zyrtare nga Ministria ata shprehen se nuk mund tė ndėrmarrin asnjė hap. "Ne nuk dimė asgjė pėr ciklin e dytė tė studimeve, - shprehen burime pranė universitetit tė Tiranės. - Ne i kemi dėrguar kėrkesat tona nė Ministrinė e Arsimit, por ende nuk na ka mbėrritur ndonjė shkresė zyrtare. Dhe pa na ardhur shkresa zyrtare qė tė konfirmojė ēeljen e cikleve tė studimeve ne nuk mund tė ndėrmarrim asnjė veprim", - shprehen ata.

Ministria e Arsimit
Por pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, kjo ėshtė vetėm njė zvarritje burokratike pasi vendimi i marrė nė mbledhjen e qeverisė, jo vetėm ėshtė bėrė publik nė media, por ėshtė edhe nė faqen zyrtare tė Kėshillit tė Ministrive. "Kjo ėshtė ēėshtje burokracie, pasi vendimi i marrė nė mbledhjen e qeverisė ėshtė bėrė tashmė publik, - ėshtė shprehur zyra e shtypit nė MASH. -Kriteret pėr secilin program studimi janė bėrė nga secili fakultetet dhe ne vetėm miratojmė propozimet e tyre. Universitet duhet tė nisin regjistrimet", - ka pėrfunduar zyra e shtypit nė Ministrinė e Arsimit.

Vendimi
Dy javė mė parė qeveria miratoi programet e studimit, nė tė cilat, ata qė kanė mbaruar 3-vjeēaren, sipas Kartės sė Bolonjės, do tė mund t'i ēojnė mė tej studimet e tyre duke marrė njė diplomė tė nivelit tė dytė (DND). Bėhej fjalė pėr plot 33 diploma tė ciklit tė dytė tė studimeve, qė do tė nisin kėtė vit akademik pranė Universitetit tė Tiranės, Politeknikut dhe atij Bujqėsor tė Kamzės. Vendimi detajon se ky nivel studimesh do tė zgjasė dy vjet dhe studentėt qė duan tė kenė edhe njė diplomė DND duhet tė fitojnė 120 kredite. Ndėrkohė qė 8 programe tė tjera studimi, nė tė tre kėto universitete u miratuan, njė javė mė vonė, duke e rritur kėshtu numrin e diplomave tė nivelit tė dytė. Por megjithatė ende nuk ėshtė bėrė publik asnjė kriter, qė duhet tė plotėsojnė tė gjithė ata tė rinj qė janė diplomuar kėtė vit akademik me njė diplomė 3-vjeēare, sipas sistemit tė Kartės sė Bolonjės.(balkanweb)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio