Studentet.info
Lajme : Studenti shqiptar fitues i “Dragon Den”
Kyqur 18-09-2008 8:46:45 (2459 Lexime)


LONDĖR, 17 SHTATOR - Studenti shqiptar Hajrė Hyseni ka fituar njė bursė prej 6000 stėrlinash pėr tė filluar ngritjen e njė kompanie personale. Hyseni, qė banon nė Hatfield, e ka fituar kėtė shumė nga kompania fituese e “Dragon’s Den”, “Igloo Thermo Logistics”, pasi ai u pagėzua si biznesmeni i ardhshėm i vitit “Flare Entrepreneur 2008”. Hajrė Hyseni qė studion kursin pasuniversitar tė kualifikimit nė biznes pranė Universitetit tė Hertfordshire gjithashtu ka fituar akomodimin universitar falas pėr njė vit. Ai ka befasuar komisionin me idenė e tij qė tė fillojė njė kompani ku mund tė pėrdorte internetin dhe talentet e tė rinjve shqiptarė, me qėllim ngritjen e njė faqeje elektronike shėrbimi pėr kompanitė britanike. Hajriu thotė pėr gazetėn “AlbanianMail”: “Ky kompeticion mė ka dhėnė njė konfidencė absolute pėr tė ardhmen dhe pėr potencialin e biznesit tim. Unė nuk shoh limite, por vetėm hapėsira.

Kjo ėshtė njė nga eksperiencat mė tė mėdha qė unė arita si njė student. Ideja ime u frymėzua nga pasioni qė unė kam pėr fuqinė e suksesit qė vjen pėrpos faqeve elektronike”. Nigel Culkin, shefi i zhvillimit tė bizneseve dhe biznesmenėve tė Universitetit tė Hertfordshires, thotė: “ėshtė kollaj tė duket nga numri i madh i ideve tė mira, qė ne kemi njė numėr nė rritje tė biznesmenėve premtues pėr tė ardhmen, dhe midis kėsaj ėshtė edhe emri i Hajri Hysenit”. Studenti shqiptar, Hajri Hyseni, doli fitues nga 60 ide-parashtruesit, duke mundur nė finale nėntė tė tjerėt.

Kush ėshtė Hajrė Hyseni
Hajrė Hyseni ka ardhur vetėm njė vit mė parė nga Prishtina. Nė shtator tė vitit 2007 ai u regjistrua nė kursin pasuniversitar nė degėn e Menaxhim Administrimit tė Bizneseve tė universitetit tė Hertfordshires (www.herts.ac.uk). Duke qenė student i MBA (Master of Business Administration) nė kėtė universitet Hajrė Hyseni falė aftėsive tė tij dhe pėrveē studimeve mori tė drejtėn e ligjėrimit nė degėn e Teknologjisė Informative per Bizneset nė Hertfordshire University. Mė pas ai u bė edhe njė kėshilltar pėr disa projekte qė kanė tė bėjnė me promovimin e teknologjisė nė fakultet. Ai punon pėr EEBG-East of England Business Group (www.eebg.co.uk), si kėshilltar pėr promovimin e biznesit, teknologjisė informative dhe hulumtues i rregulloreve dhe ligjeve pėr biznes nė Anglinė Lindore.

Gara “Flare”
Gara “Flare” ėshtė njė garė pėr ndėrmarrės me ide, prezantim dhe hulumtim nė tregun mė tė mirė nė Hertfordshire University. “Flare” ėshtė njėra prej garave mė prestigjioze ne fakultetin e Hertfordshires qė ka mė shumė se 30,000 studentė nė Hatfield, 30 minuta nga Londra. Gara zgjati katėr muaj edhe ka filluar nė Janar tė kėtij viti edhe ka pėrfunduar me 25 Prill kur edhe Hajrė Hyseni u shpall fitues. Gara ėshtė zhvilluar ne katėr runde, te cilat janė: pėrpilimi i formės per biznes-idenė, hulumtimi nė treg pėr biznes idenė e propozuar, dorėzimi i biznes planit dhe prezantimi para eksperteve edhe biznesmenėve nė Londėr nė “Tower Bridge”. Fitorja e kėsaj gare pėrmban: njė vjet banim pa pagės nė konvikt nė fakultet, kėshilla nga ekspertė tė biznesit pėr tė zhvilluar biznesin edhe njė grant prej 6,000 stėrlina ndihmė pėr tė filluar biznesin.

Biznes ideja
Biznes ideja ka tė bėj me pėrmirėsimin e biznesit online, faqeve elektronike (websajtave), edhe bizneseve online ose e-commerceve tė biznesit nė mėnyrė qė bizneset tė arrijnė mė shumė shitje, pėrfitim dhe sukses nė Internet. Pėr gazetėn “AlbanianMail” Hajrė Hyseni thekson “Nė tė njėjtėn kohė biznes–ideja synon qė biznesit tė bėhen mė tė njohur pėr makinat kėrkuese nė internet (search engines), siē janė: Google, MSN dhe Yahoo.

Mesazhi i tij pėr shqiptarėt
Mesazhi i Hajrė Hysenit pėr tė gjithė shqiptarėt edhe studentėt qė jetojnė ne Angli apo Irlandė ėshtė: “me kėmbėngulje dhe interes tė madh tė punojmė, studiojmė dhe hulumtojmė pėr qindra mundėsi qė Fakultetet dhe bizneset ofrojnė nė Angli edhe Irlandė. Dituria, aftėsitė edhe krijimtaria qė ne shqiptarėt posedojmė mund tė na shpėrblejnė me suksese tė paparashikueshme nė ēdo hapėsirė te jetės. Asnjėherė nuk duhet te ndalemi, duhet te ecim pėrpara me hapa tė shpejtė si drita. Ju uroj suksese dhe shėndet tė gjithė shqiptarėve, kudo qė janė nė Angli, Irlandė the nė tė gjithė botėn, nėpėrmjet gazetės sė zemrės sė komunitetit shqiptar nė Britaninė e Madhe dhe Irlandė, “AlbanianMail”.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio