Studentet.info
Lajme : Universitetet e huaja me veprimtari ilegale nė Kosovė
Kyqur 20-09-2008 2:49:53 (1921 Lexime)


Prishtinė, 20 shtator – Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, nuk ka nė plan tė pėrdorė masa administrative ndaj institucioneve private tė arsimit tė lartė vendėse e tė huaja, tė cilat do tė pranojnė studentė tė rinj nė vitin akademik 2008/09. Ai ka thėnė se, tash pėr tash, do tė pėrdorė vetėm “gjuhė akademike”.
Ky qėndrim ėshtė shprehur pasi disa universiteteve tė akredituara tė shteteve tė ndryshme evropiane po hapin pėrfaqėsitė e tyre nė institucione private tė arsimit tė lartė nė Kosovė dhe pa marrė licencė nė Ministrinė e Arsimit po shpallin konkurse pėr pranimin e studentėve. Joshja e privatėve tė huaj ka ardhur pas vendimit tė Qeverisė sė Kosovės qė privatėve vendės tė mos ua lejojė rekrutimin e studentėve derisa ato tė akreditohen nga Agjencia pėr Akreditim e Kosovės.


“Deri mė tash nuk kemi pasur asnjė kėrkesė pėr validim tė akreditimit dhe asnjė aplikim pėr licencė. Ēdo kolegj ose universitet ndėrkombėtar qė operon nė Kosovė nuk ėshtė i licencuar dhe si i tillė vepron kundėr ligjit pėr arsimin e lartė”, ka thėnė tė premten ministri Hoxhaj, nė njė konferencė tė pėrbashkėt me ambasadorin britanik nė Kosovė, Andrew Sparkes.
“Universitetet ndėrkombėtare qė operojnė nė Kosovė duhet t’i ofrojnė programet e tyre tė akredituara pėr validim dhe ēdo institucion i arsimit tė lartė duhet tė bėjė kėrkesė pėr licencim”, ka shtuar ministri.
Ai ka porositur tė rinjtė kosovarė qė pra se tė nisen pėr tė regjistruar studimet tek privatėt ta kenė me dije se ato nuk janė tė akredituara dhe se diplomat e tyre nuk do tė pranohen nga institucionet e Kosovės. Mirėpo, ministri nuk qe nė gjendje tė premtojė ndėrmarrje tė masave, nė mėnyrė qė tė ndėrpritet veprimtaria e kėtyre institucioneve.
“Nėse nuk kanė licencė janė tė jashtėligjshme dhe nėse shkelin ligjin, Ligji pėr arsimin e lartė parasheh edhe masa konkrete. Meqė ne jemi Ministri e Arsimit dhe jo Ministri e Punėve tė Brendshme jemi tė interesuar qė frymėn e njė edukimi modern ta bartim edhe nė komunikim me kėto universitete private”, ėshtė shprehur Hoxhaj.
Ndėrkaq, janė universitetet britanike ato qė mė tė madhe po bėjnė ofertė pėr pranimin e studentėve tė rinj nė Kosovė. Pėr programe tė tyre janė paralajmėruar qė tė organizohen studime nė universitete tė kėtushme private, tė cilat sivjet nuk kanė tė drejtė tė rekrutojnė studentė.
Ambasadori Andrew Sparkes ka vlerėsuar se universitetet britanike ofrojnė nivel tė lartė edukimi, dhe ėshtė shprehur nė favor tė bashkėpunimeve midis universiteteve tė vendit tė tij dhe institucioneve private tė arsimit tė lartė nė Kosovė. Por, ai ka bėrė thirrje qė kėto universitete tė veprojnė nė Kosovė sipas ligjeve lokale.
“Janė disa kushte shumė tė qarta qė duhet tė plotėsohen, nė mėnyrė qė kėto marrėveshje tė shkojnė mė tutje. Institucioni britanik i arsimit duhet tė jetė me bazė nė Kosovė pėr tė ofruar mundėsi studimi, me zyre mund tė jenė edhe nė institucionet private tė arsimit kosovar, por cilido institucion duhet tė jetė i akredituar, por duhet tė marrė licencė nė institucionet e Kosovės”, ka thėnė ambasadori.
Me britanikėt lidhet edhe procesi i vlerėsimit tė jashtėm qė i ėshtė bėrė sivjet institucioneve private tė arsimit tė lartė nė Kosovė. Qeveria ka kontraktuar Kėshillin Britanik pėr Akreditim pėr tė bėrė tė tillė vlerėsim.
Nė raportin qė ia ka paraqitur Qeverisė, ndėr tė tjera, ky Kėshill ka rekomanduar qė asnjė prej privatėve tė mos licencohet, meqė nuk kanė plotėsuar kriteret pėr akreditim. Mirėpo, ėshtė rekomanduar qė atyre t’u lejohet tė rekrutojnė studentė tė rinj nė vjeshtėn e 2008-s, por kėta tė regjistrohen nė program tė nivelit tė diplomės derisa tė bėhet validimi i programeve bachelor nga Kėshilli Kosovar pėr Grada Akademike, Kėshill ky akoma i pa themeluar nga Ministria e Arsimit.
“Nėse arrijnė t’i validojnė programet, studentėt e regjistruar nė programe tė nivelit tė diplomės duhet tė lejohen tė vazhdojnė studimet nė programet bachelor”, thuhet tutje nė kėtė raport. Pavarėsisht kėsaj, Qeveria ka vendosur qė nė vitin akademik 2008/09 asnjė prej privatėve tė mos lejohet tė rekrutojė studentė, pėrjashtuar kėtu Universitetin Amerikan nė Kosovė.

Marrė nga KOHA Ditore




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio