Studentet.info
Lajme : Senati i UP-sė do ta shqyrtojė mundėsinė e rritjes sė numrit tė studentėve
Kyqur 20-09-2008 2:51:28 (1163 Lexime)


Prishtinė, 20 shtator – Pėrfaqėsuesit e studentėve tė Universitetit tė Prishtinės tė premten kanė kėrkuar nga Senati qė tė rris numrin e studentėve tė rinj pėr 20 pėr qind nė studimet e rregullta dhe pėr 60 pėr qind nė ato me korrespodencė. Numėr i madh maturantėsh kanė mbetur pa regjistruar studimet sivjet, meqė universiteti publik nuk ka mundur t’u bėjė vend gjithė tė interesuarve, kurse universiteteve private nuk u ėshtė lejuar nga Qeveria tė rekrutojnė studentė tė rinj, pas konstatimit tė Kėshillit Britanik pėr Akreditim se ato nuk pėrmbushin kriteret pėr t’u akredituar.

Parlamenti Studentor ka arsyetuar kėrkesėn, duke u bazuar nė disproporcionin e madh midis atyre qė kanė pėrfunduar shkollėn e mesme dhe atyre qė kanė mundėsi tė pėrfshihen nė arsimin e lartė, si dhe me kėrkesat e vazhdueshme qė tė rinj kanė adresuar nė kėtė organ pėr tė bėrė presion pėr rritje tė numrit.

“Pasi ka pasur njė konkurrencė tė madhe nga ana e maturantėve qė tė bėhen pjesė e UP-sė, kemi parė tė nevojshme dhe tė domosdoshme qė tė kėrkojmė nga organi mė i lartė i Universitetit tė Prishtinės – Senati, qė te rritet numri i studentėve nė te gjitha njėsitė akademike, e nė veēanti nė fakultetit ku ka pasur konkurrencė me tė madhe: Juridik, Ekonomik, Filozofik, Filologjik”, ėshtė thėnė nė kėrkesė.

Me anė tė njė komunikate shtypi, drejtuesit e Parlamentit Studentor kanė bėrė tė ditur se kanė kontaktuar me shumicėn e drejtuesve tė njėsive akademike tė UP-sė, pėr tė cilėt thuhet tė jenė pajtuar me njė kėrkesė tė kėtillė. Aty theksohet se mbetet shqetėsim fakti qė mungojnė mundėsitė kadrovike dhe infrastrukturore pėr tė bėrė rritje tė ndjeshme tė numrit tė studentėve.

Kėrkesa ėshtė futur nė procedurė tė rregullt dhe pritet qė pėr kėtė ēėshtje tė diskutohet nė mbledhjen e radhės tė Senatit tė UP-sė, e cila do tė mbahet me datė 26 shtator. Senati ėshtė organi mė i lartė vendimmarrės i kėtij universiteti, por ai nuk mund tė marrė vendimin definitiv pėr numrin e studentėve qė duhet regjistruar. Ligji mbi arsimin e lartė ia lė nė kompetencė Ministrisė sė Arsimit tė vendosė pėr kėtė numėr. Sivjet ministria vendosi qė nė universitetin publik tė pranoheshin rreth 11 studentė.

Studentet.Info




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio