Studentet.info
Lajme : Alda, shqiptarja e Harvardit
Kyqur 21-09-2008 8:07:13 (2237 Lexime)


Harvard, 21 SHTATOR - Alda Gapi (Black) vazhdon vitin e dyte te masterit ne universitetin e Harvardit, Graduate School of Design, nė Boston, USA. Njė nga projektet e Aldės do tė botohet nė librin me punimet mė tė arrira tė studentėve me titullin Studio Works. Perveē studimeve, Alda ka punuar ne Harvard si asistente e kėrkimit pėr njė libėr rreth nanomaterials.Gjithashtu ka pasur njė rol aktiv me organizata tė ndryshme nė shkolle, si EuroGSD, Women in Design, dhe ka qenė pėrfaqėsuese e klasės nė Forumin Studentor tė Harvardit.

Pėr master nė Harvard, Alda shkoi pasi mbaroi shkollėn e lartė me rezultate tė shkėlqyera. Ajo u premiua pėr rezultatet e saj nė mėsime, edhe me ēmimin mė tė larte tė universitetit (Edward Donley Distinguished Graduate Award).

Ky ēmim u njihet vetėm njė vajze dhe njė djali qė diplomohen nga i gjithė Universiteti (pėrfshirė edhe ata qė diplomohen me master ose doktoratė).

Ēmimet e Aldės nė fakt janė tė shumta dhe me emra tė gjatė e tė nderuar. Sa pėr tė pėrmend edhe njė tjetėr, le tė themi se Alda mori edhe njė ēmim dallues nga organizata

American Institute of Architecture Students (ajo vetė ishte presidente e degės sė kėsaj organizate nė shkollėn e vet pėr vitet 2004-2006).

Ajo u dallua nga 130 presidentė tė tjerė tė kėsaj organizate qė shėrbenin nė universitete tė ndryshme tė Amerikės, pėr arritjet, kontributin, dhe shėrbimin e komunitetit. Gjate ketyre viteve shkollore, Alda dha edhe mėsime nė tre klasa arkitekture si asistente e mėsimit (teaching assistant), dhe punoi edhe si asistente ne fushėn e kėrkimit (research assistant).

Projekte, piktura, dhe filma digjital tė shkurtėr janė shfaqur, ekspozuar, dhe botuar nė revista dhe libra tė ndyshėm.Alda ka fituar gjithashtu disa vite eksperiencė me firma tė ndryshme nė Amerikė nė fushėn e arkitekturės dhe dezanjit.

Nė Harvard, Alda ėshtė aktualisht shqiptarja e vetme. Ajo ka 10 vjet pa ardhur nė Shqipėri dhe befasimi i saj, kur e kontaktuam nga Shekulli, ishte vėrtet i madh. Fjala e parė qė na tha, ishte njė ndjesė sepse « i kam humbur pak lidhjet me realitetin shqiptar ».

Harvardi dhe Oksfordi janė dy nga universitetet mė prestigjoze nė botė. Edhe nė Oksford, gjetėm njė shqiptare, e cila po bėn doktoraturėn pėr shkenca politike aty. Quhet Mirela Bogdani.

Ndėrkohe ka disa studente shqiptare qė studiojnė nė Oksford Brooks, por ky nuk ka lidhje me Universitetin e Oksfordit, ndonėse njė nga kėto studente, vjet kryeministri Berisha nė prezantimin e pėrfituesve nga Fondi i Ekselencės, e prezantoi (gabimisht) si doktorant tė Oksfordit.

*****

Gjatė pushimeve nė Shqipėri, Alda na tregoi se lehtėsisht dallon kontrastin e gjėrave qė janė me ato qė duhet tė jenė; tė atyre qė s’kanė qenė dhe qė mė pas janė. Thotė se ėshtė entuziaste kur sheh rrugė tė shtruara, kur utilitete te tjera urbane e sociale krijohen e kėshtu me radhė…

Gjėrat qė e mėrzisin mė shumė? Ato qė na mėrzisin tė gjithėve nė fakt: “orėt pa drita, uji qe s’vjen”. “Por edhe stogjet e “mėkateve te palara” qė sė bashku me mbeturina sistemesh kane mbushur rrugėt e drejtėsisė, - shton Alda me njė tė folur tipike tė mbushur me metafora. Njė nga gjėrat qė i bėn pėrshtypje ėshtė “mėnyra e dėgjimit tė problemeve tė vendit”.

“Ngrihen, dhe ashtu si pluhuri nė ajrin e kryqėzimeve tė Tiranės qėndrojnė tė lėna pezull, edhe pse rėndojnė, - thotė Alda dhe vijon: “Dhe ankohesh. E drejtė, por, nė momentin qė dikush mjaftohet me ankimin, ai nuk bėn gjė tjetėr veēse sė bashku me tė tjerė bėn zakonin e tė mos bėrit asgjė. Flet pėr tė nė kafenetė e thashethemeve politike dhe ajo ēfarė fiton ėshtė qė ke harxhuar kohė nga koha e padobishme e papunėsisė...”

E vėrtetė e thjeshtė.Nėse ankohesh pėr diēka, duhet tė ngrihesh pėr tė. Ish-presidenti amerikan Kenedi, (njė ish student i universitetit ku Alda studion) ka thėnė atė shprehjen e famshme: “mos pyet se ēfarė vendi yt mund tė bėjė pėr ty; por pyet se ēfarė ti mund tė bėsh pėr vendin tėnd..” Edhe Alda e thotė kėtė: "Dhe nėse zėri yt qytetar has nė politikė tė shurdhėt, mos u dorėzo, ti ke dhėnė zėrin tėnd, ke folur pėr tė drejtėn tėnde. Ėshtė gjithnjė mė mirė se tė “pish kafenė e zakonshme”.

Me Aldėn dhe pėr Aldėn mund tė flasim shumė. Por ajo i pėrket asaj kategorie shqiptarėsh (pėr fat tė keq nė minorancė) qė pėlqen tė flasė vetėm nėpėrmjet asaj qė bėn. Nėse e pyet pėr politikėn, ajo tė pėrgjigjet po me njė pyetje: “Nėse flasim pėr politikėn, a nuk ėshtė mė saktė tė flasim pėr ekonominė? Ėshtė ajo ēfarė shihet mė shpesh e mė gjerė...”.

Pėr Aldėn, ēelėsi i zhvillimeve ėshtė cilėsia e individit, niveli arsimor. “Njerėzit janė burimet e vėrteta”,- pėrsėrit shpesh, dhe i rikthehet po kaq shpesh shprehjes sė Kenedit, tė cituar mė lart:

“Le ta mbajmė pėremrin vetor pėr vete. Tė themi “unė”, pastaj t’i themi politikės “t’i”, - thotė ajo. E nėse e “ngacmon pak” duke i kujtuar kontributin personal, pėrgjigja ėshtė:“Dėshira ime pėr njė kontribut nė kėtė zhvillim, ėshtė tė jap diēka nga vetja pėr arkitekturėn. Ēdo student tjetėr shqiptar mundet tė tė ketė njė kontribut pėr t’i dhėnė Shqipėrisė”.

Bashkėbisedimin e mbyllim me tė njėjtat terma. Alda shton diēka qė ka tė bėjė me mentalitetin dhe pesimizmin tonė tė shtuar: “Nuk mund tė dėgjojė pa u mėrzitur, qoftė edhe pėr humor tė dielash mbrėma, frazėn: “Shqipėria s’bėhet me shqiptarė…”. Ėshtė pikėrisht e kundėrta: Shqipėria vetėm nga ne shqiptarėt mund tė bėhet...(shekulli)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio