Studentet.info
Lajme : Ligjėrata e promovime librash nė ditėn e dytė tė Seminarit II Ndėrkombėtar tė Albanologjisė
Kyqur 25-09-2008 7:28:08 (1436 Lexime)


OHĖR, 25 SHTATOR- Dita e dytė e Seminarit tė Dytė Ndėrkombėtar tė Albanologjisė u shėnua me promovimin e kompletit tė veprave tė poetit dhe prozatorit tetovar Murat Isakut dhe ligjėratave nga studiuesja dhe pėrkthyesja e shquar bullgare Russana Beyleri dhe nga dramaturgu dhe studiuesi i dramės shqipe Nebi Islami.

Duke folur pėr krijimtarinė e Murat Isakut, promotori Xheval Gega theksoi se ai, duke e trajtuar me origjinalitet botėn e ambientit tė vet do tė jetė edhe mė aktuali, mė i angazhuari dhe njėri ndėr krijuesit mė militant tė kėtij krahu tė letėrsisė kombėtare. Sipas tij, poeti Murat Isaku eci gjurmėve tė poezisė sė Petro Markos, Migjenit, Esatit dhe Majakoskit e poetėve tjerė social. “Murati me sukses tė madh hapėron nėpėr labirintet e sė kaluarės, prej ku rrugėdaljen e qėndresės sė vet e kėrkojnė shumė familje. Kėto oaza tė jetės rustike i mbijetojnė rrjedhat e ngjarjeve tė mėdha historike” shtoi Gega.
Ndėrkaq, studiuesja dhe pėrkthyesja e shquar bullgare Russana Beyleri ka mbajtur ligjėratė me titull: “Thoma Kacorri dhe ēėshtja e adaptimit tė shkrimtarit jashtė atdheut” si njė dukuri aktuale nė studimet letrare evropiane dhe botėrore. Dramaturgu dhe studiuesi i dramės shqipe Nebi Islami foli pėr tri paradigmat e spekulimit me tema tė mėdha nė letėrsinė evropiane dhe shqiptare.

Dita e mėrkurė (mė 24 shtator), nė orėt e paraditės ėshtė rezervuar pėr tryezėn shkencore “EQREM ĒABEJ NĖ 100-VJETORIN E LINDJES”. Nė kėtė tryezė rreth personalitetit tė njėrės prej kokave kryesore tė albanologjisė sė shekullit XX, Eqrem Ēabejt, do tė debatojnė 20 studiues shqiptarė. Nė orėt e mbrėmjes tė ditės sė mėrkurė do tė ketė njė ligjėratė nga studiuesi gjerman Dieter Nehring, i cili do tė flasė pėr traditat dhe gjendjen e sotme tė qendrave albanologjike nė Gjermani, duke e pėrqendruar vėmendjen kryesisht nė dy qendrat mė tė mėdha: Lajpcihun dhe Berlinin. Krejt nė mbrėmje parashihet tė jepet shfaqja “Duke pritur Godonė” tė vėnė nė skenė nga regjisori Senad Abduli dhe tė luajtur nga trupa e Fakultetit tė Artit Dramatik tė USHT-sė dhe Teatri i Tetovės.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio