Studentet.info
Lajme : Universiteti Shtetėror i Tetovės nėnshkruan Magna Charta Universitatum
Kyqur 27-09-2008 6:22:07 (1363 Lexime)


27 Shtator 2008 – Nė shėnimin e 920 vjetorit tė Universitetit mė tė vjetėr nė Evropė, Universitetit tė Bolonjės dhe 20 vjetorit tė dokumentit inicues dhe mė tė rėndėsishėm tė Procesit tė Bolonjės: Magna Charta Universitatum, edhe Universiteti Shtetėror i Tetovės krahas 45 universiteteve tjera nga tė gjitha kontinentet ishte nėnshkrues i kėtij dokumenti bazik, premisat dhe parimet e tė cilit sot implementohen nga qindra universitete nė mbarė botėn.

Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti nė njė ceremoni tradicionale nė Universitetin e Bolonjės, nė prani tė mbi 100 rektorėve nga e gjithė bota, nėnshkroi Magna Charta Universitatum, dokumentin qė i parapriu Deklaratės sė Bolonjės sė datės 19 qershor 1999, e qė synon krijimin e njė hapėsire tė pėrbashkėt evropiane tė arsimit tė lartė, duke marrė kėshtu pėr obligim qė tė inkurajoj secilin shtet, si dhe organizatat mbinacionale relevante qė tė sajojnė me vendosmėri politikat e tyre nė pajtim me kėtė pėrmbledhje parimesh apo Magna Karta.

Magna Charta Universitatum : “Mbi rolin qė duhet tė luajnė Universitetet nė njė shoqėri gjithnjė e mė tė ndėrkombėtarizuar” ėshtė dokumenti i parė i procesit tė Bolonjės mbi konceptet e tė cilit janė pėrpiluar dokumentet pasuese si ai i Konventės sė Lisbonės, Deklaratės sė Sorbonės, Deklaratės sė Bolonjės, Kongresit tė Salamankės, Mbledhjes sė Ministrave Evropianė tė arsimit tė lartė nė Pragė, Konferencės sė Berlinit, Mbledhjes sė Ministrave Evropianė tė arsimit tė lartė nė Bergen dhe ai i fundit nė Londėr. Tė gjitha kėto ngjarje u kurorėzuan me deklarata dhe komunikata politike tė procesit dhe njėherėsh paraqesin rrugėt drejt Epokės sė Arsimit tė Lartė Evropian .

Universiteti Shtetėror i Tetovės, duke respektuar premisat qė dalin nga kėto dokumente si dhe nga Ligji pėr arsim tė lartė nė Maqedoni, ka konsoliduar tė gjitha kurikulat e programeve studimore, ka vendosur sistemin 3+2+3, ka bėrė vendosjen e standardeve tė performancės, menaxhimin e kualitetit si dhe Sistemin ECTS si njė ndėr kėrkesat themelore tė ristrukturimit tė arsimit tė lartė, qė parashtrohen nė Deklaratėn e Bolonjės, parimet e sė cilės i ka pranuar dhe po punon pėr t'i realizuar Universiteti Shtetėror i Tetovės. Pėrfundimisht, Universiteti Shtetėror i Tetovės nė vitin akademik 2008/2009 ofron studime tė ciklit tė parė dhe tė ciklit tė dytė nė 11 fakultete me 43 programe studimore tė akredituara.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio