Studentet.info
Lajme : Shumica e dekanėve shpėrfillin kryeministrin Thaēi
Kyqur 03-10-2008 3:28:15 (2983 Lexime)


PRISHTINĖ, 2 TETOR – Krerėt e lartė tė Universitetit tė Prishtinės bashkė me dekanėt e 10 njėsive akademike, tė mėrkurėn, kanė refuzuar tė takohen me kryeministrin Hashim Thaēi, ka raportuar “Koha Ditore”. Takimi ėshtė iniciuar nga shefi i ekzekutivit kosovar, por ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj ka dėshtuar ta organizojė suksesshėm atė. Ministri s’ka mundur ta bindė rektorin Enver Hasani dhe shumicėn e 17 dekanėve pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės sė kryeministrit Thaēi.

Burime tė besueshme brenda universitetit publik kanė bėrė tė ditur se pritjes qė kryeministri ka organizuar pėr rektorin dhe dekanėt i kanė paraprirė disa prapaskena, tė cilat kanė nxjerrė nė pah marrėdhėnie tepėr tė brishta komunikimi qė po ngjajnė midis Universitetit dhe Qeverisė.


“Fillimisht, nivele mė tė ulėta tė Ministrisė sė Arsimit kanė provuar ta bindin rektorin qė t’i mbledhė dekanėt pėr tė shkuar nė takim, ndėrsa mbrėmė (e martė) edhe ministri Hoxhaj e ka kontaktuar rektorin nė lidhje me kėtė ēėshtje. Mirėpo, rektori ka refuzuar qė t’i mbledhė dekanėt”, ka deklaruar njė zyrtar i Universitetit tė Prishtinės.
Mbrėmjen e sė mėrkurės gazeta ka arritur tė marrė edhe arsyetimin e rektorit nė lidhje me refuzimin e tij pėr t’i tubuar dekanėt pėr t’i shkuar nė takim shefit tė Qeverisė.
“Nuk ėshtė punė e rektorit qė t’i dėrgojė dekanėt te kryeministri. Do t’i ofendoja sikur ta bėja njė gjė tė tillė”, ka thėnė rektori Hasani.
“Ata janė vartės tė Rektoratit e Rektori ėshtė bashkė me dekanėt vartės i ligjit dhe i askujt tjetėr. Ēdo qasje tjetėr e kthen Universitetin e Prishtinės aty ku ka qenė para se unė tė vija nė krye tė tij”, ka tėrhequr vėrejtjen ai.
Por, jo tė gjithė nė universitet mendojnė njėjtė me rektorin. Ramush mavriqi, njėri prej dekanėve qė i ėshtė pėrgjigjur ftesės sė kryeministrit, ka thėnė se njė pejsė e menaxhimit tė UP-sė ėshtė ēėshtje shteti, prandaj ka konsideruar se duhet pėrgjigjur kėreksave tė institucioneve shtetėrore.
“Njė sen na duhet me e kuptu: autonomia e universitetit konsiston nė realizimin e programeve, pėrmbajtjeve, kurrikulave, kualitetit, cilėsisė. Njė pjesė e menaxhimit tė universitetit publik ėshtė ēėshtje e shtetit, ėshtė ēėshtje e Ministrisė. Ata e kanė mandatin pėr kėtė periudhė legjislative. Ata e bėjnė politikėn”, ka thėnė ky dekan.
Ndonėse rektori Hasani prej ditėsh ka qenė i njoftuar gojarisht nė lidhje me kėtė takim, ai nuk ka folur fare me drejtuesit e fakulteteve, ndėrkaq ftesa zyrtare nuk kanė shkuar nė adresė tė tyre.
Tė alarmuar me kėtė situatė, zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit janė mobilizuar tė mėrkurėn dhe kanė ftuar personalisht dekanėt pakė minuta para se takimi tė mbahej. Por ka ngjarė qė vetėm shtatė dekanė t’i pėrgjigjėn ftesės: dekania e Juridikut, Hava Bujupi, dekani i Ekonomikut, Rrustem Asllanaj, dekani i Filozofikut, Ramush Mavriqi, dekani i Kulturės Fizike dhe Sporteve, Ajvaz Berisha, prodekani i Mjekėsisė, Ferit Koēani, dekani i Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės, Musa Stavileci, dhe dekani i Arteve, Ahmet Dėrguti.
Bile, edhe kėta kanė dalė “tė skuqur” nga takimi. Nė 20 minutat sa ka zgjatur ai, Thaēi nuk ka pėrtuar tė kėrkojė mirėkuptim nga dekanėt pėr kėrkesat e qeverisė pėr rritje tė numrit tė studentėve kėtė vit, por nuk ka gjetur kohė ta dėgjojė anėn e tyre.
“Takimi ka qenė mė shumė informues sepse aty nuk u hap fare debat. Vetėm dėgjuam fjalėn e Kryeministrit dhe tė ministrit tė Arsimit nė lidhje me autonominė financiare, por nuk na ėshtė lėnė hapėsirė tė debatojmė”, ka thėnė dekani i Kulturės Fizike dhe Sporteve, Ajvaz Berisha.
Berisha ka konfirmuar se ėshtė informuar pėr takimin vetėm 20 para se ai tė ndodhte, ndėrkaq nuk i ėshtė bėrė e ditur fare tema e bisedės.
Ndėrkaq, Berisha ka bėrė tė ditur se vetėm pas lutjeve tė dekanėve janė lejuar tre nga ta qė shkurtazi tė flasin aty. Ndėr folėsit ka qenė dekani i Filozofikut, Ramush Mavriqi, tė cilin e kishte ftuar zėvendėsministri i Arsimit, Agim Hyseni.
Asnjėri prej dekanėve nuk kanė ditur se pėr takimin nuk janė koordinuar zyrtarėt e Rektoratit dhe ata tė Qeverisė.
“Unė kam menduar se ėshtė Rektori apo dikush prej Rektorati aty. Kryeministri tha se me Rektorin ka me u taku nė ora 2 (14:00), bile, tha: ‘nuk kam kohė tash me ju digju, por herėve tė tjera’. Ėshtė pushtet legjitim i zgjedhur prej kėtij populli, prandaj nuk kam hezituar te shkoj”, ka thėnė dekani Mavriqi.
Burime brenda Qeverisė kanė konfirmuar se rektori Hasani fare nuk ka shkuar nė takim, as nė orėn 14:00. Po kėto burime kanė bėrė tė ditur se “kryeministri ėshtė zhgėnjyer dhe irrituar” nga mospėrgjigjja e krerėve tė universitetit dhe atyre tė shumicės sė fakulteteve.
Zyrtarisht, nuk kanė pranuar tė flasin nė Qeveri nė lidhje me kėtė ēėshtje. Gazeta nuk ka mundur ta kontaktojė zėvendėskryeministrin Hajredin Kuēi pėr tė marrė njė prononcim nė lidhje me kėtė, ndėrkaq Bekim Ēollaku, kėshilltar i kryeministrit, i cili ka marrė pjesė nė aranzhimin e takimit, nuk ka dashur tė prononcohet.
“Unė nuk e di sepse s’kam qenė nė punė sot”, ka thėnė ai.
Edhe nė Ministrinė e Arsimit nuk kanė pasur koment nė lidhje me marrėdhėniet e reja midis Qeverisė dhe Universitetit publik. Zėvendėsministri ka bėrė thirrje qė takimi tė mos keqkuptohet, meqė tendenca e Qeverisė ėshtė qė sa mė shumė autonomi t’i japė UP-sė.
“Pėrpjekja jonė pėr avancimin e autonomisė sė universitetit, deri nė pavarėsi financiare dhe menaxheriale, ėshtė diēka qė ėshtė e njohur publikisht dhe pėr kėtė ėshtė nėnshkruar njė memorandum i mirėkuptimit midis ministrit Hoxhaj dhe rektorit Hasani. Kjo iniciativė dhe kjo vendosmėri e Ministrisė, e pėrkrahur edhe nga Qeveria, ėshtė moment pėr tė cilin duhet me iu ardhė mirė secilit prej arsimtarėve dhe arsimdashėsve tė arsimit tė lartė”, ka thėnė zėvendėsministri.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio