Studentet.info
Lajme : Thaēi i quan dekanėt "struktura neglizhuese"
Kyqur 04-10-2008 5:11:23 (1229 Lexime)


PRISHTINĖ, 4 TETOR – Universiteti i Prishtinės ka marrė goditjen e parė nga ekzekutivi i vendit, njė ditė pasi autoritetet e Rektoratit dhe tė shumicės sė fakulteteve refuzuan tė marrin pjesė nė njė takim tė aranzhuar nga kryeministri Hashim Thaēi. Qeveria i pat premtuar Universitetit qė me 1 tetor tė kėtij viti Ministria e Arsimit do t’ia bartė tė drejtėn e funksionimit si organizatė e pavarur buxhetore, mirėpo nė mbledhjen e fundit tė Qeverisė ėshtė vendosur qė kjo tė ndodh tek nė vitin e ardhshėm.

Njė ditė mė parė “Koha Ditore” raportoi se krerėt e lartė tė UP-sė bashkė me dekanėt e 10 njėsive akademike, tė mėrkurėn, kanė refuzuar tė takohen me kryeministrin. Takimi qe iniciuar nga shefi i ekzekutivit kosovar, por ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj pati dėshtuar ta organizojė suksesshėm atė. Ministri s’ka mundur ta bindė rektorin Enver Hasani dhe shumicėn e 17 dekanėve pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės sė kryeministrit Thaēi.
Nė mbledhjen e sė enjtes, kryeministri e ka njoftuar Kabinetin Qeveritar me takimin qė ka pasur me dekanėt, tė cilėve tha t’ua ketė shpalosur idenė pėr autonomi financiare. Pa treguar pėr shpėrfilljen masive qė i kanė bėrė, ai ka treguar doza frustrimi me autoritetet e UP-sė.
“Jam i vetėdijshėm se mund tė ketė ndonjė perceptim tjetėr tė mentalitetit tė vjetėr, apo edhe arsye objektive tė interesit tė ngushtė nė ndonjė hallkė tė menaxhimit tė Universitetit, por kėto nuk do tė mund ta pengojnė implementimin e kėtij vendimi qė qon drejt pėrmirėsimit tė kushteve tė punės nė UP, rritjes sė cilėsisė, reformave moderne dhe shkėputjes nga mentaliteti i sė kaluarės”, ka thėnė kryeministri Thaēi nė mbledhjen e Qeverisė.
Pėr kthim pas tė mentalitetit qeverisės ka folur edhe rektori Enver Hasani, nė njė prononcim dhėnė gazetės tė mėrkurėn, tek ka dhėnė arsyetimin nė lidhje me refuzimin e tij pėr t’i tubuar dekanėt qė t’i shkojnė nė takim shefit tė Qeverisė.
“Nuk ėshtė punė e rektorit qė t’i dėrgojė dekanėt te kryeministri. Do t’i ofendoja sikur ta bėja njė gjė tė tillė. Ata janė vartės tė Rektoratit e Rektori ėshtė bashkė me dekanėt vartės i ligjit dhe i askujt tjetėr. Ēdo qasje tjetėr e kthen Universitetin e Prishtinės aty ku ka qenė para se unė tė vija nė krye tė tij”, ka tėrhequr vėrejtjen rektori.
Ndėrkaq, kryeministri Thaēi nė njė prononcim pėr gazetarė pas mbledhjes sė qeverisė, ka paralajmėruar vendime tė njėpasnjėshme pėr Universitetin publik “deri nė finalizimin e plotė tė reformave” dhe, tek ka aluduar nė autoritetet e rektoratit dhe tė fakulteteve qė nuk i kanė shkuar nė takim, ka thėnė se “edhe ato struktura neglizhuese qė janė aktualisht” nė universitet, do tė jenė pjesė e kėtyre proceseve reformuese.
Shefi i Qeverisė ka shprehur qėndrimin se, pavarėsisht pengesave, do tė ecė me reforma, pėr tė cilat do t’i konsultojė ekspertėt vendorė e ndėrkombėtarė, nė mėnyrė qė tė rrisė efikasitetin e punės dhe rritjen e cilėsisė nė UP.
“Nėse kemi pasur vullnet, pėrgjegjėsi, gatishmėri nė marrjen e vendimeve dhe tė bėjmė kthesė tė rėndėsishme nė arsimin fillor dhe tė mesėm, jam i bindur se do tė kemi pėrgjegjėsi dhe jemi tė vendosur t’i marrim kėto vendime edhe pėr universitetin, qė thjeshtė tė jetė njė organizatė buxhetore”.
Mirėpo, as Kryeministri dhe as ministri i Arsimit nuk kanė shpjeguar nė mbledhjen e Qeverisė pse nuk kanė mbajtur premtimin qė UP-nė ta bėjnė njėsi tė veēantė buxhetore qė nga 1 tetori i sivjetmė.
Mė 17 korrik tė kėtij viti vetė ministri Enver Hoxhaj ka hedhur firmėn nė memorandumin e mirėkuptimit, i cili ėshtė nėnshkruar edhe nga rektori Enver Hasani, me tė cilin Ministria ia bartė Universitetit tė drejtėn e funksionimit si organizatė e veēantė buxhetore. Qėllimi i Memorandumit nė fjalė ėshtė qė UP-sė t’i sigurohet e drejta e pavarėsisė financiare nė mjetet buxhetore pėr menaxhimin mė efikas tė mjeteve.
Nė bazė tė memorandumit, UP-ja obligohet qė tė gjitha veprat financiare t’i bėjė nė pajtim me dispozitat mbi menaxhimin e financave publike dhe pėrgjegjėsitė. Menaxhimin e mjeteve financiare, UP-ja parashihet ta bėjė nė pajtim me nenin 35 tė Rregullave financiare dhe pėr kėtė raporton nė Ministri tė Arsimit.
UP-ja si organizatė buxhetore, me kėtė memorandum, obligohet qė tė sigurojė kuadėr pėrkatės tė kualifikuar pėr menaxhimin efikas tė mjeteve financiare nė pajtim me ligjin. Po ashtu, obligohet qė tė ketė drejtor financiar, zyrtar certifikues, zyrtar autorizues, zyrtar pėr miratim si dhe zyrtar pėr buxhet, zotime dhe asete.
Neni 5 i kėtij memorandumi pėrcakton qė ai hyn nė fuqi ditėn e nėnshkrimit, ndėrkaq zbatohet nga 1 tetori i 2008-s.
Prorektori pėr ēėshtje financiare nė UP, Marian Dema, i ka thėnė gazetės se tė gjitha dokumentacionet qė kanė flasin se Universiteti do duhej qė nga mėrkura e shkuar tė bėhej autonom nė aspektin financiar.
“Memorandumi ėshtė nė fuqi, ndėrsa edhe nga Thesari na ėshtė ndarė kodi si organizatė e veēantė buxhetore. Prandaj, edhe mjetet ėshtė dashur qė nga 1 tetori tė orientohen nė tė, mirėpo deri tash kjo nuk ka ndodhur”, ka thėnė prorektori Dema.
Ndėrkaq, ministri Enver Hoxhaj, memorandumin mbi tė cilin e ka vėnė firmėn e tij, e ka quajtur dokument jozyrtar, edhe pse zyra pėr informim e institucionit qė ai drejton e ka publikuar pėr media ditėn e nėnshkrimit.
“Nuk ka mundėsi qė Universiteti i Prishtinės tė bėhet organizatė buxhetore para 1 janarit tė 2009-s. Memorandumi ėshtė draft, sepse duhet tė bėhet njė formulė e detalshme e financimit tė kėtij universiteti. Ai ka qenė njė version, por nuk ėshtė version zyrtar”, i ka thėnė ministri gazetės.
Ai ka paralajmėruar se do ta ftojė njė ekspert ndėrkombėtar, i cili do ta gjykojė konceptin e autonomisė edhe menaxheriale e edhe administrative tė UP-sė, nė mėnyrė qė pastaj Qeveria tė sjellė njė vendim i cili i referohet ēėshtjes sė pėrdorimit tė buxhetit.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio