Studentet.info
Opinione : Qeveria disiplinon Universitetin e Prishtinės
Kyqur 04-10-2008 15:33:54 (1356 Lexime)

Nga: Organizata ĒOHU!

Qeveria e Kosovės tė enjten ka finalizuar presionin e saj edhe ndaj njė institucioni tė pavarur me qėllim tė vendosjes sė kontrollit tė plotė, Universitetit tė Prishtinės. Pėr disa ditė me radhė nėpėr gazetat qė janė lojale ndaj Qeverisė ėshtė bėrė njė presion i jashtėzakonshėm ndaj UP-sė dhe tė enjten mbrėma ky presion u finalizua nė emisionin qendror tė lajmeve tė RTK-sė ku kryeministri Thaēi dhe ministri i arsimit Enver Hoxhaj praktikisht shantazhuan Universitetin e vetėm publik.

Duke anuluar njė memorandum qė Qeveria kishte nėnshkruar mė herėt me UP-nė dhe duke kushtėzuar njėkohėsisht rektorin dhe dekanėt e UP-sė qė t’i binden Qeverisė nėse duan tė marrin shpėrblimin, edhe njėherė Qeveria pėrdori paratė qė u takojnė institucioneve tė pavarura pėr t’i shantazhuar ato. Njė veprim i tillė kohė mė parė u pėrdor ndaj Agjensionit Kundėrkorrupsion, kur me tė publikuar informacionet pėr korrupsionin nė nivele tė larta tė Qeverisė, u thirr drejtori i agjensionit dhe nė sy tė tij u demantuan informacionet pėr raste tė hetuara tė korrupsionit po qė njėkohėsisht u dha lajmi se u janė rritur rrogat zyrtarėve tė Agjensionit Kundėrkorrupsion.

Nė rastin e UP-sė, kryeministri Thaēi e tha qartė atė qė mund tė quhet kulmi i presionit ndaj kėtij institucioni, nė edicionin qendror tė RTK-sė. Me fjalė tjera kryeministri tha qė sa mė herėt tė binden strukturat “neglizhente” tė UP-sė aq mė parė do ta marrin shpėrblimin pėr kėtė. Ky praktikisht ėshtė njė shantazh qė i bėhet universitetit dhe tashti vetėm duhet pritur se ku do i dali tymi gjithė kėtij presionit. Thaēi po ashtu tha nė tė njėjtėn paraqitje publike “kėto struktura neglizhente do tė pėrfshihen nga reformat”. Si mund tė interpretohet kjo vetėm si njė shantazh ndaj tė padėgjueshmėve.

Natyrisht edhe ky rast ėshtė nė vazhdėn e veprimeve arbitrare tė Qeverisė Thaēi pėr ta vendosur kontrollin politik nė tė tėra institucionet e pavarura dhe kjo po arrihet nė njė mėnyrė krejtėsisht autoritare. Qeveria tashmė ka shndėrruar njė pjesė tė shtypit ditor nė shtyp satelit prej nga lanson presione ndaj individėve e institucioneve qė nuk i binden, kurse televizionin publik po e pėrdor sikur tė ishte televizion i PDK-sė, pėr tė finalizuar goditjet ndaj individėve e institucioneve tė pabindura.

Kjo ėshtė njė dukuri qė Organizata ĒOHU! e ka denoncuar edhe nė raportet e veta monitoruese nė tre mujorin e parė dhe nė tre mujorin e dytė tė Qeverisė Thaēi. Fatkeqėsia qėndron nė atė se tashmė ėshtė krijuar njė masė e konsiderueshme e redaktorėve e gazetarėve qė thjesht bėjnė punėn e tellallėve pėr Qeverinė dhe njė pjesė e tyre kėtė janė duke e bėrė bazuar edhe nė marrėdhėnie korruptive me Qeverinė. Ka raste kur redaktorė e gazetarė marrin projekte pėr emisione tė cilat paguhen mijėra euro dhe si kundėrshpėrblim marrin rolin e tellallit pėr Qeverinė. Individė tė tillė po i ndihmojnė Qeverisė tė shtrijė kontrollin nė tė gjitha sferat e jetės publike nė Kosovė.

Ėshtė momenti i fundit qė tė gjithė faktorėt qė kanė ndikim t’i dalin nė rrugė pėrdorimit tė pushtetit pėr interesa ekskluzive tė ekzekutivit dhe tė partive qė kanė pushtetin. Kjo rrėnon demokracinė, kthen mbrapa ndėrtimin institucional dhe dėmton pariparueshėm rrugėn e Kosovės drejt ndėrtimit tė saj si njė shtet, republikė demokratike.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio