Studentet.info
Lajme : Mbi 150 kandidatė pėr dy fakultetet nė Kumanovė
Kyqur 06-10-2008 5:36:09 (1224 Lexime)

KUMANOVĖ, 6 TETOR - Mbi 150 kandidatė janė regjistruar nė dy fakultetet e Universitetit Shtetėror tė Tetovės qė janė hapur nė Kumanovė.

Shefi i grupit koordinues pėr pranimin e dokumenteve, Etem Xheladini deklaroi pėr INA se deri nė mesditė mbi 150 kandidatė kanė dorėzuar dokumentet pėr pranim dhe kjo tregon se ka interes tė jashtėzakonshėm pėr tė vijuar studimet nė Fakultetin e Biznesit dhe Administratės Publike, tė hapur nė Kumanovė, nė kuadėr tė USHT-sė.

“Prej sot kemi filluar pranimin e dokumenteve dhe kėtu kemi edhe referentin e ardhur nga USHT-ja pėr tė pranuar dokumentet. Ka njė interes tė madh nga maturantė dhe tė rinj nga Kumanova, Lugina e Preshevės, Prilepi dhe zonat e tjera afėr Kumanovės”, theksoi Xheladini, kryetar i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė(LASH) nė Kumanovė dhe Likovė.

Sipas tij, dorėzimin e dokumenteve e ka bėrė edhe njė maqedonase, e cila ėshtė e interesuar pėr tė ndjekur mėsimin nė shqip nė kėto dy fakultete. Afati i regjistrimit do tė zgjas pėr tre ditė nga ora 9.00-17. Sipas konkursit tė USHT-sė, nė dy drejtimet nė Kumanovė do tė regjistrohen 400 studentė, prej tė cilėve 200 tė rregulltė dhe 200 me korrespodencė. (INA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio