Studentet.info
Lajme : Masterat, studentėt e gjuhėve tė huaja, nė protestė
Kyqur 08-10-2008 6:22:41 (1345 Lexime)

TIRANĖ, 8 TETOR - Arsimi i lartė/ Studentėt ankohen se nuk janė informuar pėr problemet qė do tė kishin pas pėrfundimit tė trevjeēarit

Mėsuesit e ardhshėm tė anglishtes e italishtes nuk mund tė vazhdojnė studime tė mėtejshme, pasi nuk ka pedagogė

Vlorė - Kur pritet qė tė fillojnė studimet e larta mijėra studentė, njė grup prej atyre qė i kanė pėrfunduar janė ngritur nė protestė. Ku do tė vijojmė studimet dhe pse jemi keqinformuar nė vite? Ky ishte problemi i ngritur dje nga njė grup studentėsh tė gjuhėve tė huaja nė universitetin “Ismail Qemali” tė Vlorės, problem qė iu pėrcoll rektorit Shaskaj, por pa marrė njė sqarim tė plotė.

Kėto ditė tė para tė vitit tė ri akademik, qė shėnon edhe nisjen e programit tė nivelit tė dytė, janė pritur me reagime nga studentėt e degės sė anglishtes dhe italishtes, qė kanė pėrfunduar vitin e tretė. Dje ata pėrcollėn shqetėsimin pėr ecurinė e mėtejshme tė studimeve. Kjo pėr faktin se vijimi duket i pamundur pėr ta pas pėrfundimit tė programit trevjeēar e duke i lėnė tė zhgėnjyer.

Studentėt, pas njė takimi tė zhvilluar pak ditė mė parė me rektorin e universitetit, Tanush Shaskaj, kanė kėrkuar sėrish informacion te rektori, por ky i fundit thjesht i ka drejtuar tek Ministria e Arsimit, e cila, sipas tij, ka kompetencat e duhura pėr kėtė. “Jam shumė e shqetėsuar pėr fatin e mėtejshėm tė studimeve tė mia”, thotė njė studente e vitit tė tretė tė degės sė italishtes. “Duhet tė na kishin informuar qė kur nisėm studimet apo edhe nė vijim se si do tė vijonte diplomimi, pėr tė bėrė edhe ne zgjedhjet tona”. “Na kanė mbajtur me shpresa deri tani dhe para kėtij viti nuk na jepet asnjė shpjegim”,- thotė njė studente tjetėr.

“Nėse nuk ishin tė zotėt tė vijonin, mos ta aplikonin fare sistemin e Bolonjės”,- thotė njė tjetėr studente e degės anglisht. “Ne do tė vijojmė protestat,” u shprehėn studentėt, duke u ankuar se kanė qenė tėrėsisht nė kushtet e mungesės sė informimit dhe se tashmė gjenden pėrballė njė fakti tė kryer. Pėr kėtė ata fajėsojnė si Ministrinė e Arsimit, por edhe fakultetet ku janė regjistruar, tė cilat u kanė parashtruar nisjen e shkollimit me kushte tėrėsisht tė tjera. Pak ditė mė parė, nė universitetin “Ismail Qemali” Vlorė, nė Fakultetin e Edukimit, u mor vendim tė hapet programi Master i Nivelit tė Parė nė mėsuesi, pėr ciklin e lartė tė arsimit bazė, nė lėndėt “Matematikė-Fizikė”.

Pėr degėt e gjuhėve tė huaja, tė tė njėjtit fakultet, ky ėshtė njė “mision i pamundur”, pasi, siē mėsohet nga vetė rektorati, pėr nivelin nė fjalė nuk ėshtė numri i duhur i pedagogėve qė plotėsojnė kriteret e doktoraturės. Kjo ishte edhe pėrgjigjja qė kanė marrė studentėt nga rektori Shaskaj, i cili i ka drejtuar nė Ministrisė e Arsimit. 120 studentė tė degės italisht dhe anglisht mėsohet se do tė vijojnė protestat, ndėrkohė qė janė pjesė e problematikave qė ka aktualisht Universiteti i Vlorės.(Shekulli)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio