Studentet.info
Lajme : U zhvillua ligjėrata e parė nė programin studimor: mjekėsi e pėrgjithshme
Kyqur 10-10-2008 12:08:15 (2693 Lexime)


TETOVĖ, 10 TETOR - Nė amfiteatrin e rektoratit tė USHT-sė, me praninė e rektorit tė USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti dhe kryetarit tė Senatit tė USHT-sė, prof. dr. Lutfi Istrefi, profesori i anatomisė, prof. dr. Agim Vela, qė njėkohėsisht ėshtė edhe prorektor pėr arsim i USHT-sė, zhvilloi ligjėratėn e parė para studentėve tė programit studimor tė mjekėsisė sė pėrgjithshme. Ligjėrata nė fjalė shėnon edhe zyrtarisht fillimin me punė tė Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė.

Me fjalėt “Ky ėshtė njė moment historik dhe ju studentė tė nderuar keni nderin, njėkohėsisht edhe pėrgjegjėsinė, qė jeni gjenerata e parė e Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, dhe pėr kėtė duhet tė gjithė angazhohemi dhe tė arrijmė rezultate” iu drejtua studentėve, rektori i USHT-sė.

Edhe kryetari i senatit tė USHT-sė, prof. dr. Lutfi Istrefi pėrshėndeti studentėt duke i uruar njė vit tė mbarė dhe suksese.
Ligjėrata e parė kishte tė bėjė me lėndėn e anatomisė si lėnda bazike e studimeve tė shkencave tė mjekėsisė. Ligjėrues tė kėsaj lėnde janė prof. dr. Agim Vela, prorektor pėr arsim dhe prof. dr. Sadi Bexheti, rektori i USHT-sė.

Rikujtojmė se Fakulteti i Shkencave Mjekėsore funksionon pėr herė tė parė kėtė vit akademik dhe se nė vete pėrfshin 4 programe studimore tė akredituara: Mjekėsi e pėrgjithshme, stomatologji, farmaci dhe infermieri.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio