Studentet.info
Lajme : Mbi 20 mijė studentė tė rinj nė auditorėt publikė
Kyqur 13-10-2008 6:22:29 (1174 Lexime)

TIRANĖ. 13 TETOR- Mbi 20 mijė tė rinj do tė ulen pėr herė tė parė nė auditorėt e universiteteve publikė nė vend, pa pėrmendur ata qė i janė drejtuar institucioneve private tė arsimit tė lartė.

Pėrmes njė vendimi tė posaēėm tė ministrit tė Arsimit, Fatos Beja, 13 tetori u caktua si dita e parė e fillimit tė ciklit tė studimeve universitare publike dhe private nė tė gjithė vendin. Drejtuesit e institucioneve tė arsimit tė lartė publik nė vend, ndonėse publikisht pohojnė se gjithēka ėshtė gati, nėn zė pranojnė problemet aspak tė vogla, me tė cilat do tė bashkėjetojnė ēdo ditė edhe nė kėtė vit akademik, si mungesat e ambienteve tė mjaftueshme pėr njė fluks tė madh studentėsh, apo edhe tė laboratorėve tė punės praktike dhe studimore, tė cilėt nuk kanė pėrfunduar ende, ndonėse pėr ta ėshtė premtuar edhe njė fond i posaēėm nga buxheti i shtetit. Drejtuesit e tė gjithė universiteteve kanė vendosur qė mėsimi tė zhvillohet nga ora 08:00 e mėngjesit e deri nė 20:00 tė mbrėmjes. Njė pjesė e tyre i konsideron kėto orare normale pune dhe studimi, duke pėrmendur edhe eksperiencat e ngjashme evropiane e botėrore nė kėtė drejtim.

Njė tjetėr shqetėsim i drejtuesve tė universiteteve publikė ėshtė edhe niveli jo fort i kėnaqshėm i studentėve tė rinj. Nė maturėn e tretė shtetėrore, tė organizuar deri tani, ata shėnuan njė notė mesatare 6.3 nė nivel kombėtar. Ndėrkohė qė u regjistruan vetėm 30 maturantė tė shkėlqyer nė tė gjithė vendin, nga mė shumė se 30 mijė tė rinj tė kėtij brezi.

Numrin mė tė madh tė studentėve tė rinj do ta ketė Universiteti i Tiranės pėr t‘u ndjekur mė pas nga Universiteti Politeknik nė kryeqytet. Sistemi i institucioneve tė arsimit tė lartė publik nė vendin tonė tashmė ėshtė integruar nė atė tė Bolonjės, ku studentėt vlerėsohen me kredite. Mbi bazė tė tyre, ata pranohen ose jo nė studimet pasuese, pra, nė masterat e nivelit tė parė dhe tė dytė, tė detyrueshme pėr marrjen e njė diplome tė vlefshme nė tregun vendas tė punės. Aktualisht ka edhe njė numėr kuotash tė lira nė tė gjithė universitetet publikė nė vend. Lidhur me plotėsimin e kėtyre vendeve, Ministria e Arsimit ka premtuar se do tė nxjerrė njė formular tė tretė pėr tė gjithė ata tė rinj qė nuk mundėn tė fitonin ndonjė nga degėt e preferuara nė dy fazat e para tė seleksionimit tė studentėve. Ky formular, sipas pėrfaqėsuesve zyrtarė tė MASH-it, do tė publikohet pėr tė gjithė tė interesuarit brenda dhjetėditėshit tė parė tė muajit nėntor. Kjo me pretendimin e pėrgatitjeve, por edhe tė fillimit pa probleme tė kėtij viti tė ri akademik.(Shqip)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio