Studentet.info
Lajme : Monopolet i kushtojnė Kosovės me deficit tė kuadrit akademik
Kyqur 13-10-2008 6:30:38 (1729 Lexime)


PRISHTINĖ, 13 TETOR – Ka njė vit qė tre asistentė tė rinj tė Fakultetit tė Mjekėsisė paguhen nga buxheti i Kosovės, edhe pse gjatė gjithė kėsaj kohe ata nuk kanė punuar asnjė orė tė vetme. Nė fakt, ata donė tė punojnė, mirėpo profesori i lėndės, pėr tė cilėn janė zgjedhur t’i mbajnė ushtrimet, nuk i lejon ta ushtrojnė tė drejtėn e punės tė pėrcaktuar me kontratė.
As vendimet pėr punė tė lėshuara nga rektori i Universitetit tė Prishtinės dhe as shkresat e dekanit tė Fakultetit tė Mjekėsisė nuk ia kanė ndryshuar mendjen profesorit tė Ortodoncisė nė degėn e Stomatologjisė, Hasan Mehmeti, pėr t’i angazhuar nė ushtrime tė kėsaj lėnde edhe tre nga katėr asistentėt e rinj, tė zgjedhur mė konkurs para njė viti: Sokol Krasniqin, Albena Reshitajn e Luan Kurtishin. Tė vetmin qė e lejon t’i asistojė ėshtė djali i tij, Blerim Mehmeti.


“Me 1 tetor tė kėtij viti, kur filloi viti akademik, e kemi kontaktuar profesorin, nga i cili kėrkuam tė dimė a do tė na lejojė t’i mbajmė ushtrimet. Ai na tha se nuk e ka ndėrruar qėndrimin”, ka thėnė pėr "Kohėn Ditore" asistenti Sokol Krasniqi, tė shtunėn.
I kontaktuar nėpėrmjet telefonit, profesori Mehmeti ka refuzuar tė flasė pėr gazetėn nė lidhgje me kėtė ēėshtje.

Monopol mbi kuadrin

Deri vonė profesorėt vendosnin pėr asistentėt, ndėrsa kjo praktikė ka ndėrruar pak vite pas hyrjes nė fuqi tė Statutit tė universitetit publik, me tė cilin janė pėrcaktuar kritere pėr zgjedhjen e stafit akademik. Praktika e mėhershme e zgjedhjes sė kuadrit i ka sjellė Kosovės mungesė ekstreme tė stafit akademik, vlerėsojnė ekspertėt e arsimit.
“Monopolet e kanė prurė kėtė gjendje. Profesorėt e kanė konsideruar veten tė pazėvendėsueshėm. Ka qenė njė ide meskine, e edhe morbile e tė gjithė kėtyre mėsimdhėnėsve qė kanė pasur detyrim edhe ligjor e edhe moral para qytetarėve tė Kosovės qė tė pėrgatisin njerėz qė punėn e tyre ta qojnė mė tutje”, ka thėnė eksperti i arsimit, Halim Hyseni.
Universiteti i Prishtinės ku vijojnė studimet mbi 31 mijė studentė, aktualisht ka 1.553 tė punėsuar si staf i rregullt akademik. Nė thirrjen mė tė lartė akademike, atė tė profesorit, janė 162 mėsimdhėnės, profesorė tė asociuar janė 105, ndėrsa asistentė profesorė 241 sish.
Stafin e ri akademik e pėrbėjnė 432 mėsimdhėnės, prej tyre 325 asistentė tė rinj dhe 107 asistentė. Vetėm nė dy vitet e fundit kur kanė filluar tė pėrfillen kriteret pėr zgjedhjen e kuadrit, Universiteti ka rekrutuar mbi 200 asistentė.
Mirėpo, kėrkesat pėr staf janė akoma mė tė mėdha. Meqė vetėm kėtė vit janė pensionuar 35 profesorė, ndėrsa nė 2007-n 38 sish, organet e Universitetit tė Prishtinės i kanė kėrkuar institucioneve shtetėrore qė pėr pesė vjet t’u zgjatet mosha e pensionimit kuadrit akademik.
Vetė presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, i cili ka ngrirė marrėdhėnien e punės me UP-nė ku ka ligjėruar para se tė merrte postin e tė parit tė vendit, ėshtė pėrkujdesur pėr shtyrjen e kohės sė pensionimit tė kolegėve tė tij nė universitet. Ēėshtja ka shkuar deri nė Qeveri, ku ėshtė shprehur qėndrimi se kur ekzekutivi tė hartojė Projektligjin pėr shėrbyesit civilė, do ta ketė parasysh kėtė kėrkesė.
Mirėpo, shtyrja e moshės sė pensionimit tė profesorėve universitarė s’ėshtė pritur mirė nė opinion. Eksperti Halim Hyseni kėtė iniciativė e konsideron si pėrpjekje qė “sėmundja e arsimit tė larė publik dhe atij privat tė zgjatet edhe pėr pesė vjet”.
“Gjendjen e rėndė nė kėtė sektor tė arsimit ata vetėm mund ta thellojnė. Nuk ka arsye qė kjo gjendje tė zvarrite, sepse ata nuk i kontribuojnė zhvillimit tė arsimit. Thjesht ata i bėjnė dėm vėshtirė tė riparueshėm”.

Mungesė kuadri

Edhe nė arsimin e lartė privat ka deficit tė kuadrit akademik. Numri i pėrgjithshėm i ligjėruesve nė tė 29 institucionet private tė arsimit tė lartė sillet midis 750 dhe 800. Edhe pse si numėr mund tė duket i mjaftueshėm pėr rreth 19 mijė studentė sa vijojnė studimet tek privatėt, vlerėsohet se numėr i madh i kėtij stafi ligjėrojnė nė mė shumė se njė institucion tė arsimit tė lartė.
Njė hulumtim i realizuar kėtė vit nga Instituti pėr Studime tė Avancuara GAP, ka nxjerrė tė dhėnėn se 2 profesorė kosovarė ligjėrojnė nė gjashtė institucione tė ndryshme private tė arsimit tė lartė, 4 nė pesė institucione, 5 nė katėr, 22 nė tri dhe 101 nė dy institucione. Kėtu nuk ėshtė pėrfshirė edhe universiteti publik, ku besohet tė jenė tė punėsuar shumica e kėtyre profesorėve.
Nė kohėn kur duhet t’i nėnshtrohen procesit tė vlerėsimit tė jashtėm pranė Agjencisė sė Akreditimit, institucionet private tė arsimit tė lartė iu ka lindur problemi me stafin e rregullt. Kjo pėr faktin se, nė njėrėn anė nuk u lejohet profesorėve qė tė figurojnė si kuadėr me orar tė plotė pune edhe nė listėn e universitetit publik e edhe tek privatėt, siē ka ngjarė deri mė tash, e nė anėn tjetėr nuk u lejohet privatėve tė japin grada akademike pavarėsisht nėse ka interesim nga kandidatė qė kanė gradėn shkencore tė magjistrit a doktorit tė shkencave pėr tė lidhur kontratė me ta.
“Institucionet private tė arsimit tė lartė nė Kosovė nuk mund tė japin grada akademike, sepse nuk janė tė akredituara. Ne i njohim thirrjet e marra nė Universitetin e Prishtinės dhe nė secilin universitet jashtė vendit, i cili ėshtė i akredituar”, ka thėnė Ferdie Zhushi, ushtruese e detyrės sė shefit tė Agjencisė sė Akreditimit.
Nė Ministrinė e Arsimit mė herėt kanė bėrė tė ditur se nė procesin e akreditimit do t’i kėrkohet secilit institucion tė arsimit tė lartė qė tė ketė personel tė pėrhershėm universitar, tė cilėt janė tė lidhur me kontratė qė shėrbejnė pėr jo mė pak se marrėdhėnie gjysmėditore tė punės, pėr njė periudhė pėr jo mė pak se tri vite. Ky personel i pėrhershėm kėrkohet tė jetė nė gjendje qė tė mbulojė sė paku 50 pėr qind tė ngarkesės sė mėsimdhėnies pėr secilin program akademik.
Halim Hyseni konsideron qė potenciali aktual akademik qė ka Kosova nuk mjafton as pėr universitetin publik. Sipas tij, arsimi i lartė ka nevojė pėr ndryshime, por ka tėrhequr vėrejtjen se ndryshimet nuk bėhen me kuadrin e shtyrė nė moshė dhe as me numrin aktual tė kėtij kuadri.
“Ne nuk mund ta ndryshojmė sistemime e arsimit pa i ndryshuar pedagogėt. Kjo do tė thotė edhe ndryshim cilėsor, e edhe sasior”, ka thėnė ai.

Nga: Besnik Krasniqi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio