Studentet.info
Opinione : Arsimi shqip, shumė shqetėsime dhe njė gėzim!
Kyqur 21-10-2008 6:43:48 (1800 Lexime)


SEVDAIL DEMIRI

Ne shqiptarėt e Maqedonisė, edhe nė kėtė kohė vazhdojmė tė jemi tė diskriminuar nė vija etnike, por rrallėkush kėtė ka guxim ta pranojė!...

Ne shqiptarėt e Maqedonisė edhe sot e kėsaj dite kemi probleme me arsimin fillor dhe tė mesėm, ani pse janė tė garantuar me Ligj dhe me Kushtetutė! Ne shqiptarėt e Maqedonisė, edhe sot e kėsaj dite jemi tė detyruar ta bojkotojmė mėsimin, pėr shkak se nuk mund tė mėsojmė nė kushte qė prekin kufij mizėrie! Ne shqiptarėt e Maqedonisė vazhdojmė tė mėsojmė nė klasa me nga 45 nxėnės, pa ngrohje qendrore dhe pa kabinete! Ne shqiptarėt e Maqedonisė vazhdojmė tė protestojmė para shkollave pėr shkak se dikujt i vjen tepėr siklet t’i gjej dy klasė pėr nxėnėsit shqiptarė! Profesorėt shqiptarė tė Maqedonisė, nė nivelin 70 pėr qind vazhdojnė tė punojnė me kontrata tė pėrkohshme pune, pa e ditur se si do t’i gjejė dita e nesėrme! Nxėnėsit shqiptarė tė Maqedonisė vazhdojnė tė mbajnė orė mėsimi vetėm nga 30 minuta, pėr shkak se shkollat tona duhet tė punojnė nė tre ndėrrime, meqė nuk ka klasė tė mjaftueshme!... Tė gjitha kėto, vazhdimisht janė pjesė e realitetit tonė objektiv, ani pse Ministrinė e Arsimit e kanė udhėhequr dhe vazhdojnė ta udhėheqin edhe ministra apo zėvendėsministra tė etnitetit shqiptar! Dhe, ėshtė fakt i pamohueshėm se asnjė nga problemet e mėsipėrme nuk i kanė shkollat me mėsim nė gjuhėn maqedonishte!

1. Kumanova pa shkolla tė mesme shqipe!

Prej se e mbaj mend, shqiptarėt e anės sė Kumanovės nuk e kanė filluar gati se asnjė vit shkollor tė qetė dhe nė kushte normale, ashtu siē i ka hije dhe ashtu siē e meritojnė nxėnėsit e devotshėm dhe arsimtarėt e dinjitetshėm. Herė na i mbyllnin shkollat, herė na rrihnin e herė na pėrzinin. Pas luftės sė 2001-shit, mezi arritėn qė tė adaptohen disa lokale tė njė fabrike bujqėsore, pėr disa nga paralelet e mesme tė nxėnėsve shqiptarė, nė njė lokacion tepėr tė papėrshtatshėm. Puna e nisur mbarė pėr dislokimin e tė gjitha shkollave tė mesme me mėsim nė gjuhėn shqipe tė Kumanovės, nė njė pjesė tė kazermės, para pak kohe u ndėrpre! Veē Zoti e din (i qofshim falė Tij), se kujt i pengoi kjo punė, qė njėherė e pėrgjithmonė tė rehatoheshin shkollarėt e mesėm shqiptarė tė Kumanovės.

Ēėshtja tjetėr: edhe pse shkollat e mesme shqipe tė Kumanovės shtiren se funksionojnė si tė pavarura, ato realisht nuk janė tė pavarura. Ato ende e mbajnė emrin, ose “Goce Dellēev”, ose “Pero Nakov” ose “Nace Bugjoni”, dhe drejtorėt e vėrtetė (me vulė dhe me nėnshkrim), janė ose Stojani, ose Millani, ose Radovani! Kėta qė shtiren se janė drejtorė tė shkollave tė mesme shqipe, bėjnė vetėm se punėn e postierit! (Kur u duhet ndonjė vėrtetim, duhet tė shkojnė pėr vulė e nėnshkrim tek Stojani, Millani ose Radovani!).

Unė edhe sot e kėsaj dite e pyes veten se pse kėto shkolla nuk pavarėsohen, kur de facto, nxėnėsit janė, lokalet pak a shumė janė, organet komunale janė, Ministria e Arsimit gjithashtu ėshtė?! Pra, kėshtu siē qėndron puna, de jure, Kumanova nuk ka shkolla tė mesme shqipe!

2. Kumanova me fakultet nė gjuhėn shqipe!

Duke e parė gjendjen faktike nė shkollat e mesme shqipe, ndoshta dikujt i dukej e paimagjinueshme mundėsia tė hapej fakultet shqip (shtetėror) nė Kumanovė. Mirėpo, ja qė deshi Zoti dhe vullneti i shumicės sė shqiptarėve tė Kumanovės po bėhet realitet. Prej kėtij viti akademik, afėr 300 studentė do tė mund t’i ndjekin ligjėratat nė dy drejtimet mjaft atraktive tė Fakultetit tė Administratės sė Biznesit nė kuadėr tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT)!

Shyqyr Zotit qė nė kėtė nismė nuk mundėn t’i shtinė hundėt partitė politike, ashtu siē janė mėsuar tė futen vend e pa vend. Ishte njė nismė e kamotshme, shumė bujare dhe dashamirėse e shumicės sė popullatės shqiptare tė anės sė Kumanovės, por qė, dorėn nė zemėr, barra mė e madhe pėr realizimin e saj i ra Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė tė Kumanovės-Likovės, nė krye me aktivistin e palodhshėm Etem Xheladini.

Por megjithatė, ėshtė fakt se atė kohė, iniciativa mori mbėshtetje nga Ministria e Arsimit, e cila udhėhiqej nga PDSH, ndėrsa muaj mė parė qėlloi tė votohet nė Kuvend nga deputetėt e BDI-sė. Pra, shikuar nė njė aspekt, tė dy partitė shqiptare, kėtė projekt e kanė pėrkrahur vetėm formalisht. (Andaj, nuk do tė donim qė as njėra parti e as tjetra, gjatė fushatės zgjedhore ta keqpėrdornin pėr qėllime banale propagandistike). Ndėrsa, ėshtė fakt i pamohueshėm se njė interesim tė veēantė dhe konsekuent kanė treguar udhėheqėsit e USHT-sė, pėrkatėsisht rektori dr.Sadi Bexheti.

Pėr tė gjitha kėto dėshmi, ekzistojnė dosje tė tėra tė dokumenteve nė zyrat e LASHI-it nė Kumanovė, pėrkatėsisht te Komisioni i cili merret me finalizimin e kėtij projekti.

Sidoqoftė, kjo vepėr e mirė ėshtė nga tė rrallat qė u ndodh shqiptarėve tė rajonit tė Kumanovės, tė harruar dhe tė lėnė pas dore si ajo “zorra qorre”.

Kjo gjeneratė e re e kumanovarėve kishte qenė shumė me fat, qė e ka mundėsinė tė studiojė nė vendlindje, nė gjuhėn amtare dhe me shpenzime minimale. Andaj, atyre u dėshirojmė fat dhe shumė suksese nė studime. U priftė e mbara!




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio