Studentet.info
Lajme : Prof. dr. Vesel Memedi me ligjėratė nė Columbia University – SHBA
Kyqur 21-10-2008 6:57:53 (2407 Lexime)

Columbia University – Doc. dr. Vesel Memedi, profesor i psikologjisė nė programin studimor tė Psikologjisė, Fakulteti Filozofik, pranė Universitetit Shtetėror tė Tetovės u prezantua me punimin e tij shkencor nė Columbia University nė SHBA, projekt i realizuar pėrmes bursės sė Fullbright-it.
Prezent nė ligjėrate ishin magjistrantė, doktorantė, profesorė si dhe teoricieni mė i famshėm nė botė nė fushėn e Zgjidhjeve tė Konflikteve, 88 vjeēari Morton Deutsch.

Nė vijim paraqesim njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė prezantimit dhe pėrfundimeve tė Doc. dr. Vesel Memedit nė Columbia University, me temė “A ekzistojnė mosmarrėveshjet e thella? Rast konkret...(Do Intractable Disagreements Exist? A Case in Point)”:
“A ekzistojnė mosmarrėveshjet e thella? Qeniet njerėzore nė pėrgjithėsi ballafaqohen me shumė mosmarrėveshje nė mes njėri-tjetrit pėr shumė arsye tė ndryshme. Kėto mosmarrėveshje janė tė natyrave tė ndryshme duke filluar prej mosmarrėveshjeve tė natyrės sė thjeshtė deri te mosmarrėveshjet e natyrės mjaft komplekse. Mosmarrėveshjet e natyrės sė thjeshtė nuk janė aq problematike pėr qeniet njerėzore dhe mu pėr kėtė arsye nuk ėshtė aq urgjente tė merremi me kėto mosmarrėveshje. Ajo qė ėshtė mjaft urgjente janė mosmarrėveshjet e natyrės mjaft komplekse pėr shkak se kėto mosmarrėveshje janė fundamentale pėr mbijetesėn e qenieve njerėzore nė kėtė planetė tokė. Deri mė sot literatura nė pėrgjithėsi nuk njeh ndonjė zgjidhje pėr mosmarrėveshjet e thella. Deri mė sot autorė tė ndryshėm kanė theksuar se kėto mosmarrėveshje nuk mund tė zgjidhen kurrė nėpėrmes mjeteve racionale. Ky konstatim ka shkaktuar probleme tė mėdha pėr shumė teoricienė tė ndryshėm. Unė mendoj se teoricienėt dhe praktikuesit e ndryshėm nuk duhet tė brengosen fare sepse kėto mosmarrėveshje tė thella nuk ekzistojnė fare nė radhė tė parė.Kjo hipotezė mbėshtetet nga nocioni i "palės sė tretė" qė ėshtė prezent nė pothuajse ēdo moment tė mosmarrėveshjeve tė thella. Sipas mendimit tim, roli i palės sė tretė ėshtė shumė kritik nė pohimin se mosmarrėveshjet e thella nuk ekzistojnė fare. Kjo ndėrlidhet me vetė faktin se palėt nė konflikt zakonisht tentojnė tė adresojnė pohimet e tyre palės sė tretė qė zakonisht ėshtė mė e fuqishme, neutrale, dhe racionale. Kjo fuqi e palės sė tretė ėshtė aq atraktive saqė i thith brenda tė gjitha diskutimet e palėve nė konflikt, qė zakonisht posedojnė fuqi tė balancuar. Thėnė shkurt, njerėzit janė shumė mė tė arsyeshėm dhe racional, sesa qė mendohet nė pėrgjithėsi. Kjo shpjegohet me rolin e palės sė tretė qė luan nė vokabularin e palėve qė janė nė konflikt.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio