Studentet.info
Lajme : EUA: Qeveria me politikė “pėrēajė e sundo” ndaj UP-sė
Kyqur 21-10-2008 7:03:11 (1264 Lexime)

Prishtinė, 21 tetor – Vendosmėria e Qeverisė pėr ta kthyer mėnyrėn e vjetėr tė menaxhimit nė Universitetin e Prishtinės ka nxitur reagime tė ashpra nė qarqet akademike evropiane. Madje, pėr kėtė ka reaguar edhe presidenti i Asociacionit tė Universiteteve Evropiane (EUA), Georg Winckler, i cili ka paralajmėruar se nė mesin e nėntorit do t’i bėjė njė vizitė Kosovės.
“Pozicioni i EUA-sė, i theksuar tash sa herė nga unė, ka qenė dhe ėshtė qė Universiteti duhet tė trajtohet si njė tėrėsi dhe jo si fakultete (njėsi) tė ndara”, ka theksuar Winckler nė njė pėrgjigje elektronike qė i ka kthyer ekspertit austriak tė arsimit Johan Guenther, i cili udhėheq njė projekt tė shtetit tė Austrisė nė Kosovė. “Koha Ditore” ka siguruar tė hėnėn njė kopje tė kėtij komunikimi elektronik midis presidentit Winckler dhe ekspertit Guenther.


Guenther ka komunikuar me presidentin e EUA-sė pas njė serie shkrimesh tė publikuara nė fillim tė kėtij muaji nė “Kohėn Ditore” qė kishin tė bėjnė me acarimin e marrėdhėnieve midis Universitetit publik dhe Qeverisė dhe me vendosmėrinė e kėsaj tė fundit pėr ta ndėrruar mėnyrėn e menaxhimit nė UP. Mėnyra e re e menaxhimit konsiston nė delegimin e shumė kompetencave prej Kėshillit Drejtues, Senatit dhe Rektorit nė organet e njėsive akademike.
“Ka disa javė qė nė Kosovė ka njė diskutim nė media rreth organizatės sė Universitetit tė Prishtinės. Kryeministri dhe ministri i Arsimit dėshirojnė tė kenė njė ndikim direkt nė Universitet. Ata dėshirojnė qė paratė publike tė derdhen direkt nė fakultete”, ka shkruar Guenther nė adresė tė presidentit tė EUA-sė.
“Pėr kėtė normalisht qė Rektori nuk ėshtė duke u pajtuar. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me pėrkujdesjen ndėrkombėtare dhe po ashtu nuk mund tė jetė juridikisht kėshtu; Rektori ėshtė pėrgjegjės kurse vendimet varen edhe nga dekanėt. Ky ėshtė sistem i vjetėr jugosllav, tė cilin e kanė nė kokė politikanėt”.
Ky sistem menaxhimi pėr herė tė parė iu ėshtė prezantuar dekanėve nga kryeministri Hashim Thaēi, nė njė takim tė thirrur prej tij nė fillim tė tetorit. Ai u pati premtuar se me njė vendim tė Qeverisė mbi mėnyrėn e menaxhimit tė mjeteve nė UP “menaxherė tė mjeteve do tė jenė vetė fakultetet”. Ftesės sė kryeministrit nuk iu patėn pėrgjigjur shumica e dekanėve, e po ashtu edhe vetė rektori.
Ndėrkaq, nė shkresėn e tij elektronike, Guenter e ka njoftuar presidentin Winckler edhe pėr Kryeministrin qė “i ka thirrur dekanėt pėr takim pa rektorin”, dhe pėr faktin qė “vetėm disa nga dekanėt kanė shkuar nė takim”.
Pėrpjekjen e kryeministrit pėr t’i pasur nė takim dekanėt pa pėlqimin e rektorit, numri njė i EUA-sė, Georg Winckler, e ka cilėsuar si politikė “pėrēajė e sundo” qė Qeveria aplikon ndaj Universitetit.
“E pėr atė se Ministria dėshiron tė pėrdorė politikėn ‘divize et impera’ (pėrēajė e sundo v.j.), pėr mua ėshtė e njohur edhe nga eksperienca nė Austri”, ka kthyer pėrgjigje Winckler.
Sikurse Johan Guenter, edhe presidenti Georg Winckler ėshtė austriak, prandaj kjo ka ndikuar qė mė lehtė tė alarmohet EUA-ja pėr rrethanat e krijuara nė arsimin e lartė nė Kosovė. Presidenti Winckler ka premtuar nė shkresėn e tij se me kėtė rrethanė tė krijuar nė Kosovė do ta njoftojė edhe sekretarin e pėrgjithshėm tė EUA-sė, Lesly Wilzon.
Arsye mė shumė pse eksperti austriak ka dėrguar kėtė shkresė, ka qenė kėrkesa e rektorit tė UP-sė, Enver Hasani, pėr ta informuar presidentin e EUA-sė pėr rrethanat e krijuara midis Qeverisė dhe Universitetit publik nė Kosovė.
Pasditen e sė hėnės gazeta nuk ka mundur ta kontaktojė ministrin Enver Hoxhaj pėr tė marrė qėndrimin e tij nė lidhje me reagimin e EUA-sė, ndėrsa zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, nuk ka dashur tė lėshohet nė komente, por vetėm ka thėnė se qėndrimi i ekzekutivit ndaj UP-sė ėshtė nė linjė tė njėjtė me qėndrimet e deritashme tė Ministrisė sė Arsimit.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio