Studentet.info
Lajme : Promovim librash dhe ndarje bursash
Kyqur 28-10-2008 3:40:58 (1243 Lexime)

TETOVĖ, 27 TETOR- Nėn organizimin e pėrbashkėt mes grupacionit “Pedrollo” nga Italia dhe Universitetit Shtetėror tė Tetovės, u organizua promovimi i punimit tė amb. Silvano Pedrollos nė gjuhėn shqipe “Uji, burim jete” dhe librit “Struktura, cilėsitė dhe mėnyra e sjelljes sė materialeve” tė profesorit nga Universiteti i Padovės, prof. dr. Gian Mario Paolucci.

Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti me kėtė rast u shpreh: “Silvano Pedrollo ėshtė dėshmuar si njohės dhe studiues dhe pėr kėtė ēėshtje ėshtė nderuar nga qeveritė, institucione dhe publiku i gjerė lexues nė tė katėr anėt e botės, pėr atė qė ka bėrė pėr njerėzimin dhe sidomos pėr ne shqiptarėt; si donator dhe humanist, si njeri qė e ka ndihmuar arsimin dhe institucionet arsimore nė Shqipėri dhe Kosovė, gazetarinė dhe sportin shqiptar, ata qė kishin nevojė pėr ndihmė dhe pėrkrahje, skamnorėt dhe jetimėt, refugjatėt kosovarė pas dėbimit nga okupatori serb. Si universitet i ri, nė gjirin e tė cilit nga ky vit akademik funksionojnė 11 fakultete me dhjetėra programe tė reja studimore tė akredituara, kemi nevojė pėr kėtė pėrkrahje, prandaj kjo ndihmė e ēmuar na jep kurajė tė pėrkushtohemi edhe mė shumė pėr pėrparimin e arsimit dhe shkencės, pėr kultivimin e idealeve tė solidaritetit dhe humanizmit, tė cilat i promovon me shumė dinjitet Grupacioni Industrial dhe Ambasadori Silvano Pedrollo”.

Pėr punimin “Uji burim jete” tė amb. Silvano Pedrollo, pėrkthyer nė shqip nga Shpresa Kurti, foli prorektori pėr shkencė, prof. dr. Agim Shabani ndėrsa referatin pėr librin “Struktura, cilėsitė dhe mėnyra e sjelljes sė materialeve” tė profesorit Paolucci e lexoi prorektori pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, prof. dr. Hamit Mehmeti.
Gjatė ceremonisė sė promovimit tė librave, u ndanė edhe 6 bursa pėr studentėt e Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara tė USHT-sė tė siguruara nga Grupi “Pedrollo” dhe 2 bursa pėr studentėt e Fakultetit tė Arteve. Bursa pėr studentėt e institucioneve pėrkatėse iu ndanė edhe Rektorit tė Universitetit Politeknik tė Tiranės dhe Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Ceremonia u shoqėrua me disa pika muzikore tė pėrgatitura nga studentėt e artit muzikor.

Delegacioni mė shumė anėtarėsh nga Italia i kryesuar nga ambasadori Silvano Pedrollo ishte paraparė tė merr pjesė nė ceremoninė e promovimit tė librave si dhe ceremoninė e ndarjes sė Ēmimit Letrar “Serembe”, megjithatė, pėr arsye tė natyrės teknike nuk prezantoi nė ceremoni.
Tė pranishėm nė promovim, pos udhėheqėsisė mė tė lartė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ishin pėrfaqėsues tė grupit industrial “Pedrollo”, Rektori i Universitetit tė Prishtinės, prof. dr. Enver Hasani, Rektori dhe dekanėt e Universitetit Politeknik tė Tiranės, pėrfaqėsues tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, shkrimtarė nga Shqipėria, Kosova e Maqedonia, ndėr tė cilėt edhe fituesit e Ēmimit Letrar “Serembe”, profesorė e studentė tė Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara tė USHT-sė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio