Studentet.info
Lajme : Ndahen 125 bursa pėr studentėt e talentuar tė informatikės
Kyqur 03-11-2008 3:26:15 (1179 Lexime)

SHKUP, 3 NĖNTOR- Njėqind e njėzet e pesė studentė tė talentuar pėr informatikė nga universitetet shtetėrore dhe private nė Maqedoni kėtė vit morėn bursa nga Qeveria. Marrėveshjet pėr bursa nė vlerė prej 5.500 denarė nė muaj qė do t'i marrin nėntė muaj gjatė vitit studimor, sot solemnisht ua ndanė ministri i Arsimit dhe Shkencės dhe ai i Shoqėrisė Informatike, Pero Stojanovski dhe Ivo Ivanovski.

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencės nė bashkėpunim me Ministrinė pėr Shoqėri Informatike, viti i dytė me rradhė ndan bursa pėr studentė, tė cilėt, nė pajtim me Konkursin, janė regjistruar nė programe pėr informatikė dhe tė cilėt vitin paraprak studimor e kanė kryer me mesatare prej minimum nėntė. Kandidatėt kanė aplikuar nė mėnyrė elektronike qė tė evitohen parregullistė gjatė zgjedhjes.

"Vendimi i Qeverisė pėr ndarjen e 125 bursave me qėllim qė ta nxisė dhe ndihmojė studimin nė drejtimet informatike dhe fakti se kėtė e bėnė pėr tė dytė herė vetvetiu flet se nė vendin tonė ka potencial pėr realizimin e kėsaj detyre tė rėndėsishme. Nėpėrmjet vendosjes sė teknologjisė bashkėkohore nė procesin e arsimit, Qeveria angazhohet pėr rėndėsi tė rritur tė mjeshtrive informatiko-komunikative tė qytetarėve, si bazė pėr zhvillimin e pėrgjithshėm dhe si mundėsi pėr vendosje tė metodave bashkėkohore nė mėnyrėn e edukimit tė afėrta me ato evropiane, si E-arsimi, mėsimi nga largėsia dhe mėsimi i vazhdueshėm", theksoi ministri Stojanovski.

Ai i pėrmendi edhe projektet e tjera tė Qeverisė nė kuadėr tė politikės kombėtare pėr shoqėri informatike nė arsim - projekti "Maqedonia - vend i informaticientėve" nėpėrmjet tė tė cilit vitin e kaluar dhe kėtė vit absolventėve u ndan vauēerė pėr blerje tė kompjuterit, projekti "Kompjuter pėr ēdo fėmijė" me tė cilin janė siguruar kompjuterė pėr shkollat e mesme zbatohen si vegėl pėr qasjen e nxėnėsve deri te pėrmbajtjet arsimore digjitale.

Ministri i Shoqėrisė Informatike Ivo Ivanovski, i kėshilloi informaticientėt e ardhshėm tė mėsojnė dhe t'i pėrsosin njohuritė dhe dituritė nė profesionin e tyre qė do t'u sigurojė jetė cilėsore nė tė ardhmen. Ai njoftoi se qė tė zhvillohet shoqėria informatike, bursa pėr studentė tė talentuar pėr informatikė Qeveria do tė ndajė edhe nė dy vitet e ardhshme qė ta arrijė numrin e pėrgjithshėm tė planifikuar prej 500 bursa.

"Informaticientėt dhe softuer-programuesit janė kuadėr defecitar nė Maqedoni, si asnjė strukturė tjetėr, ndėrsa biznes-bashkėsia ka potencial tė madh pėr punėsim. Ju bind se sė shpejti pas diplomimit tė gjithė ju do tė gjeni punė. Por, diploma vetėm do t'ua hapė dyert, ndėrsa nė sektorin privat do tė arrini me diturinė dhe zbatimin e saj", i porositi Ivanovski 125 fituesit e bursave.(mia)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio